Forumi Horizont Gjithsej 24 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » ... E fundit »
Trego 24 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tema Shoqerore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=313)
-- ju lutem me ndihmoni???!!!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17092)


Postuar nga Fajtori datë 03 Qershor 2009 - 02:43:

Pershendetje Alboy.

Nuk besoj se homoseksualiteti eshte problem i madh, perderisa jeton ne veri te Italise. Fundja njerezit nuk e shkruajne ne balle kur ecin rruges preferencen e tyre seksuale. Ka shume homoseksuale qe jetojne rehat jeten e tyre pa u ekspozuar shume mbi preferencat e veta.

Puna, sidoqofte, nuk eshte aty. Puna eshte te kuptosh çfare do ti vertet. Nuk eshte e rastit qe meshkujt dhe femrat kane shoqeri me seksin e njejte me shume sesa me seksin e kundert. Kjo vjen nga pamundesia per te patur nje raport romantik, qe i ben njerezit me te shkudjesur dhe shoqerite me te aferta. Ndersa raportet me seksin e kundert kalojne nje fare tratative te vazhdueshme mbi drejtimet qe do shkohen, lidhjet qe do krijohen, etj.

Megjithate mungojne disa informacione per te pare me qarte.

1. Si shkojne marredheniet seksuale me te fejuaren? Te pelqejne?

2. Po femrat e tjera te pelqejne?

3. E mendon nje raport te mundshem seksual me shokun ne fjale? Te duket e realizueshme, e bukur, e shemtuar, e turpshme, e lezetshme?


P.s. Fakti qe dikur ziheshit shume me ate shokun me ben te kuptoj se keni pasur ndjenja shume te turbullta. Shoket zakonisht nuk zihen shpesh dhe nuk kane luhatje te tilla ne raport. Ne pergjithesi pas sherrit te pare shoku nenvleresohet dhe largohet nga shoqeria. Ne te kundert, ju keni patur sherre qe ngjajne me shume me dinamika xhelozie, inati apo dashurie, sesa me prishjen e nje shoqerie. Tani per tani me duket pa llogjike te shfaqesh ndjenjat e tua, pa u sqaruar njehere me veten. Edhe ne qofsh bisex, shprehja e ketyre ndjenjave mund te prishe shume pune ne rrethin privat.


  Gjithsej 24 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » ... E fundit »
Trego 24 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.