Forumi Horizont Gjithsej 64 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » ... E fundit »
Trego 64 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Wikileaks,shfaqen kabllograme për Shqipërinë (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18440)


Postuar nga Vizioner datë 03 Shtator 2011 - 21:55:

Olldashi: Kabllogramin për ‘Durrës-Kukës’ e ka bërë Julian Assange, jo Withers





Qeveria reagon për herë të parë publikisht në lidhje me kabllogramet e Ambasadës Amerikane në Tiranë që u publikuan nga faqja e internetit Wikileaks.


Sokol Olldashi, ministër i Transporteve vë në dyshim vërtetësinë e tyre, sidomos për pjesën që lidhet me rrugën Durrës-Kukës, duke pretenduar se nga miliona informacione qe kane tronditur diplomacine boterore, ato qe jane shkruar per Olldashin e Shqiperise, jane hartuar nga vete Wikileaks, jo nga diplomatet amerikane


“E para unë nuk kam asnjë konfirmim që ky është një informacion që ka dalë nga Ambasada Amerikane dhe informacioni vjen nga faqja e Wikileaks. E dyta është një informacion tërësisht i provueshëm. Ju keni arkivat tuaja dhe mund t’i hapni dhe verifikoni. Tuneli është shembur në datën 5 nëntor të vitit 2008, ndërkohë që është rihapur. Ceremonia e inaugurimit është bërë në qershor të 2009-s dhe nga ky muaj nëse ka një ditë që tuneli nuk ka qenë funksional, atëherë keni të drejtë”, tha Olldashi.


Ai mohon që Bechtel të ketë kërkuar mos hapjen e tunelit në qershor, edhe pse në shkresat e Ambasadës Amerikane thuhet se vetë drejtori i Bechtel, Michael Adams është përpjekur të bindë kryeministrin Berisha të mos e hapë tunelin në qershor.

“Nuk ka asnjë deklaratë të drejtorit të Bechtel, ju mund t’i drejtoheni vetë Bechtel zyrtarisht dhe të merrni një përgjigje. Nuk ka asnjë deklarim të drejtorit të Bechtel, janë të gjitha spekullime. Ne kemi qenë në bashkëpunim të përditshëm me kompaninë, veçanërisht për tunelin, sepse ai ishte pjesa më e vështirë e rrugës. E gjitha ajo është një çartje e madhe e cila as nuk e di se nga vjen dhe as për ku është nisur”, theksoi Olldashi.

Por a janë informacionet ne lidhje me Durrës-Kukës që Ambasada Amerikane i ka nisur Departamentit të Shtetit të pasakta, sipas kreut të Transporteve?

“Nuk mund të them nëse ka gënjyer ambasadori Withers për sa kohë që nuk di nëse kjo është një shkresë ose jo e zotit Withers. Kjo është një shkresë që del nga Wikileaks. E provoni dot që është shkresë e zotit Withers? Nëse e provoni atëherë hajdeni më pyesni dhe unë do ju përgjigjem”, theksoi Olldashi.


  Gjithsej 64 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » ... E fundit »
Trego 64 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.