Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Universitet e Huaja (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=109)
-- kthimi!!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4785)
Postuar nga Endri datë 17 Shtator 2004 - 04:55:
Citim:
Per mendimin tim Shqiperise i mungon jeta kulturore, kesaj po qe mund tia ndesh mungesen kur ke jetuar jashte.
Shqiperise i mungon edukata kulturore, persa i perket oportuniteteve krahasuar me USA mendoj se shume biznese do gjejne me te favorshme Shqiperine sidomos punen e taksave dhe disa lehtesira te tjera ne sistem qe jane te meta te qeverise. Persa i perket injorances se politikaneve shqiptar duhet te shikoni pak politikanet kanadez qe marrin 170 mije euro per 2 dite pune ne vit gjithashtu ketu perfshihet dhe limuzina , shtepi falas... dhurata.. etj por te pakten jane shume te qete dhe te ndjeshem ndaj kritikave. Problemi qendron se politikanet tone jane neglizhent dhe te paafte. Sa here lexoni neper gazeta , ndertohet rruga "X' , rregullohet rruga "X" kur ne realitet skane filluar akoma punimet. Tjeter gje eshte firmosja, tjeter gje eshte implementimi. Behet nami per 200 metra rruge te shtruar kur ketej po shtrojne me milje te tera. Po ca po ndodh me "Korridori 8" qe i ishte hapur namipara 6 vjetesh kane filluar akoma punimet? Shume te ngadalte dhe inefiçient, fondet me miliona Euro qe i dhurojne ku shkojne? Sikur te perdorin te pakten cerekun e fondeve do te ishte me ndryshe.
Persa i perket edukates une nuk kam pare ndonje rrob ketej , siç rrine ata ne shqiperi qe marrin pushime dreke 1 ore dhe 1 ore tjeter pushimi i kafes dhe me ne fund dalin nga ora 3. Ketu te "nxjerrin qumeshtin" sic e them une dhe duhet te rrish te punosh extra-ore per te mbaruar punen qe ke lene per neser.
Te gjitha keto jane faktor, dhe jam optimist se ne vitet e ardhshme do ndryshohet me pak ritma me te medha se sot.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.