| Forumi Horizont | Gjithsej 124 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » ... E fundit » Trego 124 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja Islame (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=183)
-- Agjerimi dhe vlerat e tij. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6282)
Ramazani
Muaji i Ramazanit është moment i fillimit të shpalljes së Kur'anit, prandaj edhe quhet muaji i Kur'anit, i shpalljes, i pejgamberisë. Prej atij momenti fillon edhe formimi i nje grupi islam, e më vonë edhe themelimi i Botës islame. Për hir të shenjtërisë së Kur'anit, Zoti i madhëruar e bëri obligim agjërimin e muajit dhe e caktoi festë vjetore për myslimanët.
Agjërimi i këtij muaji është obligim për të gjithë myslimanët që i plotësojnë kushtet dhe nuk kanë ndonjë pengesë ose ndonjë arsye, e cila do ta bënte të pamundur agjërimin, pra është njëra nga pesë shtyllat e Islamit. Me agjërimin e këtij muaji, nuk është për qëllim dobësimi i trupit dhe as ushtrimi ose adaptimi i njerëzve për varfëri a uri, sepse Islami është i vetëdijshëm se vetëm trupi i shëndoshë dhe i fuqishëm mundëson kryerjen e detyrave, prandaj nuk është armik i trupit, e nuk është as dashamir i varfërisë, ngase edhe begatia dhe pasuria janë mjete të cilat fuqizojnë mundësinë për shprehjen e parimeve islame në mënyrën më të suksesshme. Qëllimi i agjërimit është ngritje dhe lartësim i njeriut me virtyte të larta derisa të arrijë të kuptojë dritën e vërtetë dhe të mbisundojë ndikimin e materies e të këqijave të saj, kështu thuhet në Kur'an: "Leal-lekum tet'tekun". Pra qe dmth me qellim qe te beheni te devotshem (Bekare, 183).
Myslimani është i bindur se urdheri i Zotit për agjërim apo për çdo adhurim tjetër është e vetmja rrugë për të mirën e njeriut si në pikëpamje trupore, ashtu edhe në atë shpirtërore, prandaj (njeriu) agjëron pse ka urdhëruar Zoti, e kryen detyrën në shenjë të respektit të urdhrit të Tij. Nuk duhet menduar nëse agjërimi ose ndonjë adhurim tjetër ka këtë dhe këtë të mirë shëndetësore etj., sepse atëherë adhurimi, siç është edhe agjërimi duket se kryhet për hir të asaj të mire, dhe jo për hire të urdherit të Zotit. Një adhurim i kryer për diçka tjetër, nuk meriton shpërblimin nga Zoti.
Shkaku për kryerjen e ndonjë pune ose të ndonjë çështjeje duhet kërkuar kur urdhëruesi i saj është dikush tjetër e jo Zoti, kur urdhëruesi është i nivelit tënd, e kur është fjala për urdhrin e Zotit, shkaku nuk është kusht për zbatim, kusht është urdhri i Zotit, e kuptove ose nuk e kuptove, por duhet të jesh i bindur se Zoti nuk urdhëron për atë që nuk është në të mirë të njeriut.
Agjërimi është një adhurim i çuditshëm, dhe në shikimin e ideologjisë materialiste, e cila e ka përfshirë botën në lindje e në perëndim është edhe i urrejtur ngase kufizon dëshirat dhe kënaqësi e trupit, edhe pse për një kohë të caktuar. Dijetarët e ideologjisë së tillë njohin trupin, po nuk e njohin shpirtin, e njohin tokën, po jo edhe qiellin, e njohin kete bote, po nuk e besojnë tjeteren, prandaj ata duan të hanë e të pinë, kur u bie qejfi, i përgjigjen thirrjes së stomakut, e nuk i përgjigjen thirrjes së Zotit për agjërim dhe nuk mendojnë se ç'farë do të gjejnë ditën: "Ajo është dita e vërtetë, e kush deshi u kthye rrugës për te Zoti i vet". (Nebe: 39), pra ç'farë do të gjejnë ditën kur do të takohen pranë Zotit? Prandaj agjërimi nuk duhet kuptuar si durim me dhunë, durim kundër dëshirës së njeriut, por durim nga dëshira për të arritur atë që është tek Allahu dhe për të gjetur kënaqësi e qetësi pranë Tij në një ditë që është e vështirë... "Ajo është ditë e tubimit të njerëzve dhe ajo është ditë dëshmuese", e besimtari në shenjë të respektit të urdhrit të Zotit, agjëron e nuk i përgjigjet thirrjes së stomakut, atë e ruan për atë ditë të vështirë, për përgjigje para Zotit.
Bota le të bëjë ç'të dojë, aq di ajo, ndërsa ne myslimanët duhet të përpiqemi të arrijmë mëshirën e Zotit, të deponojmë vepra të mira, siç është agjërimi etj. dhe në ditën e llogarisë të meritojmë shpëtimin dhe shpërblimin me Xhenet.
Vijon......
| Gjithsej 124 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » ... E fundit » Trego 124 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.