Forumi Horizont Gjithsej 14 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 »
Trego 14 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Ngushellime Vellezerve E Motrave Kosovare (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6312)


Postuar nga SUNBELOVED datë 25 Tetor 2004 - 15:07:

Epo normale qe do ishte ne Greqi z. Fatos Nano. Pse ku duhej te ishte? Nuk besoj se ka nje rast tjeter ne bote ku kryeministrit iu ka dhene nje mandat jo per te qeverisur, por per tu argetuar. Madje tani qe e mendoj me kujdes me kujtohet se ka nje rast te tille papergjegjshmerie qe mund te krahasohej me papergjegjshmerine e Buzuq Nanon. Dhe ky mbase eshte shembulli qe Fatos Nano deshiron te ndjeke si ne jete edhe ne politike. Po bej fjale per Andreas Papandreun.

Ka shume afinitet midis ketyre dy figurave. Nuk eshte mire te flitet per te vdekur, por edhe flitet. Po ti shikosh te dy ve re se ka shume ngjashmeri. Te dy demagoge perfekte, politikane superterrahur, menefregiste ndaj papergjegjshmerise se tyre ne kulm. Kur diskutohej ne 1993 ne parlamentin grek per perfitime financiare te Papandreut, ky i fundit sorrollatej buzuqeve greke duke pire edhe duke u argetuar, sebashku me bashkeshorten e tij te dyte ( ja edhe nje rast ngjashmerie me shume ) nje stjuardese avionesh shume vjet me e re ne moshe sesa Papandreu qe e vetmja gje qe drejtoi ishte jeta e tij.

Te dy demagoge komuniste klasike dhe armiq te betuar te Amerikes, ndonese Papandreu kishte studiuar ne Amerike, ndersa ky i yni ne Institutin Marksist - Leninist. Por te pakten Papandreu luante ne skakieren e ftohte te politikes me pozicionin e Greqise prane ose kundra bllokut te lindjes, po ky i joni me cfare luan ne kete skakiere?


  Gjithsej 14 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 »
Trego 14 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.