Forumi Horizont | Gjithsej 366 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » ... E fundit » Trego 366 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Probleme Sociale (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=312)
-- Homoseksualiteti. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=730)
Ore gjumash ( Insomnia, lol),
jam dakord me ato qe thua, por askush ketu ( te pakten nuk me zuri syri ) nuk e mbiquajti veten ajke e kesaj shoqerie, qe e dime qe eshte cipeplasur.
Une ne pergjithesi jam qe asnje njeri nuk duhet t'i imponohet te tjereve, qofte per menyren e jeteses ( qofte per menyren e qeverisjes , qe e kam shprehur ne temat e luftes kunder irakut), qofte per ideologjine.
Ideja ime ishte qe pavaresisht se nuk jam per diskriminim te homoseksualeve ( me duket absurde, eshte njesoj si te diskriminosh per ngjyrene lekures), nuk jam qe ata te dalin shesheve, te bejne ato paradat, qe une nuk e di a i ke pare, por jane vertet skandaloze. Une nuk kam pare ndonje parade te njerezve straight, qe te dalin dhe te festojne seksualitetin e tyre ne kete forme. Qe te dalin dhe te bejne aktin seksual ne rruge, ne sy te te tereve, vetem per t'u treguar qe ne jemi keta qe jemi dhe ju duhet te na pranoni. Ne kete pike duhet te kete norma.
Meqe ra llafi, edhe per ciftet straight nuk jam po te vije puna, qe per cfaredolloj arsye, te dalin dhe per probleme seksualiteti te protestojne ne forma te tilla, jodiskrete.
Ata vertet mbase duan te nxjerrin dufin e gjithe atyre vjeteve represion dhe mohim te tyre, por ka shume klasa te shoqerise qe u jane mohuar te drejtat ne vite, tani duhet te dalin te tere e te bejne akte te turpshme ne publik qe te detyrojne pjesen konservatore qe t'i pranoje?
Pavaresisht se une e quaj fare normale egzistencen e tyre, dhe madje ata qe kam njohur jane njerez shume te mire dhe te zote ne profesionin e tyre, kur e kthej thiken nga vetja, nuk do doja qe femija im te behej homoseksual, nqs natyra nuk i ka dhene ndonje kufizim fizik qe ta detyroje te jete i tille. NUk do e pranoja dot qe femija im te mos martohej e te kishte femije natyrale si gjithe te tjeret. Do thuash ti, po dhe ciftet natyrale rastis te mos kene femije, vertet, por shkenca ka arritur aq shume, dhe teknikat e fertilizimit jane persosur aq shume, saqe shume nga keto probleme i kane zgjidhur.
Gjithsej 366 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » ... E fundit » Trego 366 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.