Forumi Horizont Gjithsej 76 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » ... E fundit »
Trego 76 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Poezi, << Vargje Zemre>> (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8781)


Postuar nga amoxil datë 22 Gusht 2005 - 03:53:

Po na djegin të gjallë. Përtej kujtesës së drurëve
gjithsesi, përtej kujtesës së çdo gjëje
po na djegin, duke na thënë qetësisht
se zjarri është më fisnik se kalbja
dhe se tymi është fjala e fundit e përjetësisë
sidomos kur ngjitet në qiell...

Po na djegin; Të gjallë e të thyer
si nyjen e mbushur me rrathë të drurit
me rrathë që prej frikës së këtij zjarri
kahmot
kapërthyer janë si flokët e të vdekurit urie.
Po na djegin të gjallë e ky pyll, - thonë
vetëm për dru zjarri qenka mbjellë...


Miqve

Ne po ikim miq, ashtu si kujtimet
drejt heshtjes së vjetër, asaj heshtjes së butë
që jetojmë qysh prej lindjes... Koha po shprishet
si një flok i shkulur prej dhimbjes.
Tash në vend të ajrit thithim mall
dhe mes fjalëve të fundit, në çantat e rënda
fshehëm lotët.
-Jetofshi miq, se toka e huaj është gjithmonë e njëjta;
-Jetofshi miq, fatin tuaj
që në një puthje të vogël nganjëherë lindi dhe vdiq i paparë;
-Jetofshi miq, aq mirë sa ua paça zili;
Se s' paska asgjë më të madhe në botë
se zemra, asgjë më të rëndë se malli
vetë prej lëkurës sonë.
Në trena të kundërt do të hipim, mbi dy sirena
duart do t' i ngulim e më vonë të uritur
lotët do gëlltisim me lodhje si bukën e ngelur.
E tash, jetofshi miq
aq mirë
sa ua paça zili!


  Gjithsej 76 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » ... E fundit »
Trego 76 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.