Forumi Horizont Gjithsej 58 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » ... E fundit »
Trego 572 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Në rrotë të lirë...këtu nuk është filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=263)
-- "uNe dhe "tI" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1026)


Postuar nga Rossonero datë 06 Shtator 2003 - 18:50:

Thumbs up ju lumte

ju lumte ,na kenaqet.jeni me te vertete poete te zote pa perjashtim.keshtu vazhdoni.


Postuar nga white_genius datë 07 Shtator 2003 - 08:42:

Ja ku erdha perseri
qe me ju pak koh te rri
me verte me keni munguar
prandaj erdha per tju uruar
qe te gjithe pa perjashtim
jeni ajka e ketij forumi trim
i lire bucks e kompania
ju uroj ju prifte miresia
edhe pse shpesh nuk kaloj
mos kujtoni se ju harroj..
per mua jeni te gjithe shoke
edhe ju dua per koke..
shikoj qe eshte pasuruar tema..
hajde miresevini djema
ne mes nesh do gezoheni
edhe me raste do qortoheni..
hajde te bejm ca gallate
edhe po munded pak shamate
ju uroj nje nate te mire..
deri neser ne te gdhire.

Ps : kjo tema meriton titullin nderi forumit


Postuar nga roke datë 07 Shtator 2003 - 10:05:

Cool ok!!

Faleminderit o white_genius
qe na erdhe si silrus
me mesazh ti na urove
plot gezim ti na shtove.
na dhe krahe,na dhe fuqi
qe te shkruajme perseri.
Hej ku jeni o miqte e mi
shkoni shkruani te "une dhe ti"
qe ajo te pasurohet
dhe me shume te levdohet.
Jo per gje,jo per inat
pa kete teme ngelemi thate.
hajde Keni,Lorie,I-lire
edhe ti Bucs o djale i mire
pse nuk vini te krijoni
veten tuaj ta nderoni
te nderoni Shqiperine
se shume ketej emrin s'ja dine
Duke shkruar,duke ngrene
neper disko leshte po leme.
Per ato te shkreta goca
ah i ziu une se c'hoqa.
Dy-tri si shigjete me vijne
me rrethojne e me lepijne.
duke me kapur me dhune
njera me thote si furtune:
--ku eshte bucs,keni,i-lire
trego shpejt o qelbesire,
me ata kemi pak pune
na hengren leket dhe brire na vune.
I hutuar e shikoj
dhe me mendje e imagjinoj
E imagjinoj se c'keni bere
ngul e shkul nje nate te tere.
se ate bej edhe une
nate per nate si edhe cdo te shtune.
ok,ok miqte e mi
duhet te ike dhe une tani,
pasi sot eshte e shtune
dhe nje minute na vlen shume.
Rradha jashte shume ka shkuar
te gjitha jane per tu peshuar.
Ndihmen nga ju me qejf e pranoj
qe edhe une leke te mos harxhoj.
Ika tani.baj baj o miqte e mi!!


Postuar nga i_lire datë 08 Shtator 2003 - 06:13:

More shoke, more vellezer
u harruam - u malluam.
Humben ne rrugeve te Botes
njeri - tjetrin po harrojme.
Pune e shkolle
na doli shpirti,
birrat-diskot kemi lene.
Bucs e Roke flori djem
temen tone e keni qef,
Keni pune fort sec ka
shoket e vjeter vetem i la,
por s'ka faj se i zene eshte
ne e kuptojme se e duam fort.
Lorie jone e bukur eshte,
por shoket si mendon.
Ajo s'vjen e me nuk shkruan
tjera gjera ajo ka
se e kuptoj si te gjithe
jeta e rrugeve eshte e veshtire.
White ne New York s'di nga eshte
ngaterron rrugen e ecen kot,
ne shtepi ai shkon vone,
ne mengjes flen si top.
Por ne miq gjithmone jemi
se ne zemra njeri tjetrin kemi.
Sa here mblidhemi
me shpirt qeshim,
picat hajme dhe birrat thajme
jeten e kalojme tok gjithmone.
Shume i lodhur jam une
e do fle gjume si arush.
Ora heret eshte e pulat do perqafoj,
8 sahati eshte tani
mua po me mbyllen syte.
Se per pak desh harrova,
forumistat t'pershendes
e nga zemra po i them
se jane te mirepritur gjithmone
fjalet e mira po te dine t'i thone.
Faleminderit ju te tjeret
ejani te defrejme,
se ne te 6-te shoke jemi perjete.


Postuar nga i_lire datë 09 Shtator 2003 - 23:06:

Grupi jone gjume po flen
jastikut ere po i merr.
Cohuni pra shoke
nga gjumi ju cohuni
dhe dy rreshta na tregoni.
Nji per pica le te flase
tjetri per birrat le te bertase.
Lorie per dashurine do recitoje
Keni per punen do na mesoje.
Fjale te urta ai do na thote
se eshte mjeshter per koke.
Bucs i vogel do kendoje:
"rrofte forumi me ne gjithmone",
do vije Roke shpejt e shpejt
e per festat do rrefeje.
Jo nje goc une takova
edhe tjetren perqafova
gjitha gocat i gezova.
A mor Roke, more djale mistrec
gocat shume qef i ke.
Une per nuse po kerkoj
po ti per mua s'po mendon.
White ne New York po pin
se shume i merzitur eshte ai.
Mos pi vetem more White
se do te hane kallup te gjalle.
Ju te tjeret qe po lexoni
ejani me ne bashkohuni,
do defrejme si Shqiptare te mire
edhe forumin do e bejme lemsh e li.
Hajt pra miq mos e zgjatni
mos ngurroni e mos u turproni.
Une po shkoj e po ju pres
qe nje teke me eks ta kthejme.

Shendet!


Postuar nga BUCS datë 10 Shtator 2003 - 01:10:

Jo mor jo nuk jam n'gjum
por jam i zene me pune
une kam dale neper bote
keta miq s'po i gjej dote
kohen per ne forum ta gjejne
ketu te vine e te defrejne

Ne New York une shkova
atje White te kerkoja
kur e gjeta ne nje bar
atje birra duke thar
gjumi e kish zene mbi tavoline
mend nuk e mbante shtepine
i thashe "C'ben more malukat
qe pi vetem e ban shamate
hajde vrap ne forum
ne tavoline mos fli gjume"
pas dy oresh u ftjellua
dhe pastaj u kujtua
ne forum White u be i gjalle
se kishim kohe pa e pare
kish humb si vaji ne lakra
ne New York brithte me te katra

Pastaj Lorin po kerkoja
"atje ku s'ka maska" ta takoja
kerko andej e kerko ketej
kete vendin dot se gjej
Po he moj Lorie fshehur mos rri
eja ketu t'na besh shoqeri
miqesia jote na pelqen
si ajo n'vend tjeter nuk gjen
hajde se ketu pime raki
balle kazani rrush i zi
pica hame sa barku na fryhet
fytyra vesh me vesh na perlyhet
ne ketu po te presim
miqte e tu do te mbesim.

Thashe pastaj ne Phily te shkoj
edhe Kenin te kerkoj
shkova tek shpia nuk e gjeta
i merzitur pak mbeta
me thane qe kish shku ne Canada
foto te bente tek Niagara
pashe c'pashe ne Canada u nisa
rruga ishte plot me plisa
me ne fund Kenin e pashe
nje te thirrur i dhashe
ai po bente ca fotografi atje
qe pastaj ti ndante me ne
me tha "Sapo te mbaroj pune
me vrap do vij ne forum"

Une, I_lire, Roke ketu jemi
ne forum tjeter nuk vemi
te kthejme ndonje raki me eks
pastaj te hame ndonje spec djegs
ejani miqe ketu me ne
tia kalojme ne hare.


Postuar nga lorie datë 10 Shtator 2003 - 02:25:

hahaha

kishe shkruar bukur bucs
mos studion gje per letersi
apo eshte nje hob i ri
ja erdha dhe une perseri
ju kam lexuar perdite
po s'kam pasur kohe t'ju shkruaj njecike
edhe ajo poezia per shqiperine
ishte e bukur shume
po si ja keni kaluar kur une s'kam qene
keni bere shakara apo jeni zene?
kemi ndonje thashethem ,ndonje lajm te ri
apo eshte si gjithnji
atehere si mendoni per nje tjeter aventure
nje trip te peste me veture?
ok shkruani idera ne forumin tone
dhe te nisemi pa u bere vone
bye


Postuar nga Keni datë 10 Shtator 2003 - 03:11:

Makinen une po e siguroj
se e kam GMC dhe me sduroj
U lodha duke punuar
gjith diten duke shkruar
shkojme dhe bejme nje trip
po beheni mir mishin me krip
Barbikyn e kame vet
paret per bira kush i jep
Hajde hidhuni o shok te mir
ne trip do kenaqemi duke pir
Kam koh qe me ju s'kam dal
atje ku do shkojm do shetisim me kal
Mblidhuni te gjith dhe asnje te mos mungoj
mos na lini vetem qe tripi keq te shkoj
Faleminderit lorit qe per tripin na kujtoj
une dhe lori bashke ne aventuru ju ftoj
Mendoj se do shkoj mir pa sher e shamata
do hame mish te pjekur, ne fund dhe bakllava
Do pim raki e bira, berxollat i bej vet
jam mesuar te gatuaj ketu ne kurbet
Tani une po iki makinen te regulloj
qe te kenaqemi dhe rruga mire te shkoj.


Postuar nga Keni datë 11 Shtator 2003 - 00:05:

Ku jeni mo humbet fare nuk ke ni deshir per trip ?
I_lire Bucs ku humbet ? po ju pres per trip kam ber gati makinen barbikyn dhe kam gjetur dhe vendin, ne nje pyll te bukur ku kalon nje peru i cili derdhet ne nje liqen te vogel dhe me uje te kthiellet, por kujdes se ka thell.
Po ju pres te vini!!!


Postuar nga BUCS datë 11 Shtator 2003 - 00:28:

Frike nga thellesia nuk kemi
trima te medhenj ne jemi
ne kete trip ne do shkojme
mishin e qengjit ta shijojme
Nga Lorie une dua nje kek
qe atehere mendja me ka mbet
kur e kishit ngrene te gjithe
dhe s'me kishit lene ascik
mos ki frike Keno per birrat
do ti blej une nga me te mirat
Corona, Becks dhe Heineken
do t'mbush plot nje legen
do te pime e do kenaqemi
miq do jemi sa te plakemi
ne mes te pyllit ne do t'vemi
birra edhe mish do t'kemi
une do te sjell edhe pak raki
se aq me ka ngel ne shtepi
se kur erdhi I_lire tek shpia
bo bo u be baterdia
skish te ngopur ai me raki
me thosh shpesh"Dua te pi"
pi e pi pastaj i thashe
"Po mjaft de
se asnje pike nuk me le"
ika une te thyej cekun
se asnje ketu se njeh lekun
keta ketu duan $dollare$
qe tu eci dita mbare.


  Gjithsej 58 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » ... E fundit »
Trego 572 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.