Forumi Horizont | Gjithsej 20 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 » Trego 200 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Diagnoze (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10468)
Nuk me thoni ka artriti lidhje me stresin????
hemm.. anamnesen dhe nje her nga fillimi ?!!! pacienti ja jep me goten e ujit kokes po fillove ta pyesesh dhe nje her hahahahah ai eshte nervoz ndjehet i plogesht dhe i pashprese,nuk eshte e lehte komunikimi me te.Keshtu qe me mire lexo dhe rilexo kartelen se gjithcka qe duhet e ke aty ..dmth e ke me siper
ben vaki tme kete shpetuar dicka por nuk kam arrit te kuptoj shkakun e kesaj anemie,nga mungesa e prodhimit,apo shkaterrimit te rruazave,e nese shkaterrohen pse? dhe gjithashtu pse pazienti vazhdon te jete i deidratuar?
gjithsesi nga analizat dhe anamneza mund te jete nje Artrit Septik. dm.th bakteret arrijne artikulacionin me ane te rruges ematogjene,ose per diffusion nga nje lokus i aferm.
ose nje mundesi tjeter eshte nje lloj tjeter artriti ai Reaktiv,ku shfaqen si pasoje e nje infeksioni te traktit intestinal,ose genito-urinar
gje qe mund te shpjegoje monoartritin.
por nje analize me e thelle do te ishte nese behej nje eco-cardio
Kotka, nuk ka arthrit nga stresi
Monoarthriti eshte verte per t'u zgjidhur. Une per nje mment hoqa dore demek do terrisja konsulten hahaha. Llambushka ime qenka djegur.
Sidoqofte.
Eshte nje Gonitis apo nje monoarthritis/ Ekzaminimi me i detajuar i gjurit do ta tregonte kete. X ray dhe cat scan po te jete nevoja...ndoshta edhe punksion
Pa u nxituar gjithmone dhe shkalle shkalle
Shkaqet me te shpeshta te nje monoartthriti jane
Trauma, infeksioni per continuitatem dhe Guta ose pseudoguta.
Ekzaminimi i lengut intraartikular mund te jete percaktues.
Anamneza,
Shqyrtimi i indit perreth
Shqyrtimi i lengut intraartikular per
A-kristale
B- leukocite
..........Ndajme gjendje noninflamatore nga ato inflamatore(sasia e larte e tyre flet per inflamacion dhe deri ne pus. Ne raste frakturash apo mikrofrakturash gjejme pjeseza.
Causes of Acute Monoarthritis
Common causes
Avascular necrosis of bone
Crystals
Monosodium urate
Calcium pyrophosphate dihydrate
Apatite
Calcium oxalate
Hemarthrosis
Infectious arthritis
Fungi Still's disease
Mycobacteria Synovioma
Viruses Synovial metastasis
Lyme disease Vasculitic syndromes
Internal derangement
Osteoarthritis
Osteomyelitis
Overuse
Trauma Less common causes
Bone malignancies
Bowel-disease_associated arthritis
Hemoglobinopathies
Juvenile rheumatoid arthritis
Loose body
Psoriatic arthritis
Rheumatoid arthritis
Reactive arthritis
Sarcoidosis Rare causes
Amyloidosis
Behçet's syndrome
Familial Mediterranean fever
Foreign-body synovitis
Hypertrophic pulmonary osteoarthropathy
Intermittent hydrarthrosis
Pigmented villonodular synovitis
Relapsing polychondritis
:)
te siguroj qe pergjigja eshte aty ne ate liste
Re: :)
Citim:
Po citoj ato që tha MARSMED
te siguroj qe pergjigja eshte aty ne ate liste![]()
rikonsiderim i hipotezave
Citim:
Po citoj ato që tha MARSMED
Nga MCH,MCHC,MCV del qe kemi nje anemi makrocitare.
retikuloc e larta.
RX-pulmoni normale
Vit B12 e ulet
ac folik i ulet
provat e heparit normal
markusit antiviral per HBV dhe HCV neg
Pacientit i rifillohet perseri terapia me kortizonik.Dhimbja e gjurit qetesohet.
Re: rikonsiderim i hipotezave
Citim:
Po citoj ato që tha NS-6
ok,ka ca ndryshime atehere duke u nisur nga te rejat ketu
kortizoni punoka dhe kjo duket si dicka plus per hipotezen e vaskulitit. gjithsesi kortizoni punen edhe ne uljen e infiamacionit ne pergjithsi dhe mund te coje ne fshehje te semundjeve te tjera!
ta them te drejten nderkohe qe kerkova analizat e mesiperme...kerkova neper libra ose artikuj qe kisha per te pare nese me te vertete mund te jete vaskulit apo jo!
ne kete pike me vijne ne ndihme edhe radiografia dhe funksionaliteti i veshkes si dhe anamneza e deritanishme.sipas nje review article qe lexova (1) sindroma e Kurg-Shtrausit dhe poliangjoiti mikroskopik jane 2 vaskulitet qe jane pozitiv nga p-ANCA por ajo qe nuk me bind per keto si shpjegime per kete rast eshte menyra se si paraqiten. te dy paraqiten ne shumicen e rasteve me nje problem ne mushkeri. radiografia nuk ka arritur te gjeje ndonje intersticiopati ose ndonje gje qe te te beje te mendosh per keto forma.me kete mund te themi edhe qe oksigjeni 90% i gjetur ishte me te vertete si pasoje e anemise dhe jo se kishte ndonje problem ne mushkeri.
poliangjoiti mikroskopik paraqitet shpesh edhe me probleme ne veshka (glomerulonefrit nekrotizant) por qe ketu nuk jep asnje shenje qe te besh te mendosh per kete gje. po ashtu keto semundje paraqiten edhe me shenja ne lekure qe nese nuk gabohem ne kete rast nuk jane te pranishme!
kshu qe ne kete pike nuk mendoj me qe mund te jete vaskulit,te pakten a priori!
markerat e hepatitit negativ!kshu qe nuk ka infeksion nga hepatiti ne keto momente!
po ashtu shof qe vitamina B12 dhe acidi folik qekan te ulet.po ashtu kishim edhe hekurin e ulet sic e thame me para.keto te cojne ne hipotezen qe ose nuk futet nje sasi e mjaftueshme me dieten ose nuk thithet mire. e para veshtire te jete per faktin se ceshtja e ushqimit ka filluar kohet e fundit dhe nje mungese e vitamines B12 kerkon kohe qe te formohet. kshu qe i jap perparesi hipotezes se dyte. ketu duhet me pa nese kemi te bejme me nje problem ne stomak ose ne thithjen ne zorre (ne te dy rastet do ndikonte si tek hekuri si tek vitamina B12)...ne rastin e pare nje atrofi e stomakut do sillte probleme me prodhimin e HCl,mjaft i rendesishem per ta kthyer hekurin ne formen e thithshme si dhe te faktorit intrinsek qe sherben ne metabolizimin e vitamines B12...kurse nese do kishim te benim me nje problem ne thithje mund te jete nje semundje infiamatore si morbi i Kronit. them kete per faktin se hekuri thithet me teper tek 12gishtori kurse vitamina B12 ne zonen e ileusit (kshu osh termi?) dhe e vetmja qe me shkon ne mendje qe mund te lidhin keto 2 zona eshte morbi i kronit qe mund te godase cdo pike ne rrugen e tretjes si dhe mund te godase me copeza (edhe une qe thoja qe morbi i kronit nuk mund te jete ne kete rast si hipoteze
) (2)...po ashtu ajo qe e ben edhe me interesante ceshtjen eshte qe morbi i kronit ne 10% te rasteve mund te jape edhe artrit. po ashtu morbi i kronit mund te jete pozitiv per p-ANCA...nuk e di nese mund te jape kongjuntivit apo jo! po ashtu terapia kryesore qe jepet per te eshte pikerisht terapia me prednizon (qe ne kete rast funksionoi)
faktin qe kemi te bejme me nje problem me thithjen e vitamines B12 mund ta vertetojme me testin e shillingut qe gjithsesi ne kete pike do ta konsideroje si te panevojshem per faktin se kemi si vitaminen B12 si acidin folik si hekurin qe paraqesin probleme!
ne kete pike hipotezat qe konsideroj te vlefshme akoma jane:
morbi i kronit
atrofia gastrike
celiakine nuk do ta konsideroja te mundshme per momentin duke qene se keto 2 semundjet qe permenda me siper jane me te mundshmet duke pare simptomat qe jane dhene!
ne kete pike do kerkoja nje esofagogastroduodenoskopi mundesisht me biopsi te zones se stomakut (per te vleresuar atrofine) si dhe te 12gishtorit!nuk e di nese do ishte me mire kjo apo nje radiografi e abdomit me barium qe mund te gjeje nese ka zona karakteristike te morbit te kronit...fakti qe pacienti ne kete rast ka 100.000 trombocite si dhe nje anemi a perbejne apo jo problem per berjen e nje EGDS? per te mos rrezikuar,si dhe duke qene se i kam dhene prioritet morbit te Kronit per afersine e shenjave qe jane me kete semundje, do kerkoja nje radiografi fillimisht duke qene se eshte me pak invazive dhe vetem ne nje moment te dyte do kerkoja EGDS (dhe me ate rast per te vleresuar edhe atrofine gastrike)
ndonje gje per te shtuar ose per te korrigjuar?
(1)Small-Vessel Vasculitis (NEJM 1997 ; 337 : 1512-23)
(2)semundja e kronit VS retokoliti ulceroz: karakteristikat (Cod. A 08012007)
ne c'kuptim?nese kam bere ndonje gabim ne shpjegimet dhe ne hipotezat qe kam dhene mund ta thuash sepse fundja nje pergjigje po kerkojme te gjithe.
te vetmin shpjegim qe mund ti jap nje mungese te hekurit dhe te vitemines B12 si dhe te acidit folik eshte ai i nje malasorbimi!proven me te sakte qe kemi te bejme me nje malasorbim do ta jepte prova e shillingut dhe nese kjo prove del pozitiv atehere ose kemi nje problem me faktorin intrinsek ose kemi nje problem me thithjen ne zonen e ileusit...veshtire te thuash qe ka qene dieta shkaktari i ketij deficiti per faktin se duhen shume kohe qe te shkaktohet nje mungese e tille dhe kjo te jep idene e nje problemi kronik...per hekurin thame qe mund te jete si pasoje edhe e anemise dhe do ta konsideroja te tille nese nuk do kishte probleme te tjera si keto...po ashtu anemia vazhdon te ulet keshtu qe ose nuk kemi hekur te mjaftueshem me diete (pacienti paraqet probleme me hekurin) ose nuk ka nje thithje te mjaftueshme...
proven e malasorbimit mund ta besh edhe me te sakte nese behet nje steatorre (matje te humbjeve te ushqimeve ne jashtqitje) por kjo do te thote kohe me teper,qe ne kete rast nuk pret per faktin se ajo prove disa dite per ta bere!
po ashtu jane disa shenja qe perputhen me menyren (edhe pse jo klasike) te morbit te kronit,keshtu qe duhet te merret parasysh ne hipotezat e mundshme per kete rast.po ashtu edhe atrofia. mund te pranojme akoma edhe vaskulitin por sic thashe ka shume shenja qe mungojne dhe me ben ta kaloj ne nje moment dytesor vleresimin e metejshem te asaj hipoteze...
nuk e di nese ke ndonje mendim me te mire per te shpjeguar situaten e momentit...
Gjithsej 20 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 » Trego 200 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.