Forumi Horizont Gjithsej 37 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » ... E fundit »
Trego 365 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e librit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=107)
-- Poezi te autoreve te ndryshem (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1067)


Postuar nga qershor13 datë 12 Dhjetor 2003 - 17:31:

Poezi nga Gezim Basha

Fati im

Une digjem qiri ne dhemb te terit
E fati im luan fijes se perit!
Atlet virtuoz
Ja heq kapelen
E duartrokas sa me djegin shuplakat
Ne zgrip reziqesh doren me zgjat
Profet qe me ruan nga ngrirja nga flaka!
Pas cdo lekundjeje shkembinjte e fatit
Shemben prej meje ne erresire
Fatkob qe ecen fijes se perit
E une te ndjek
Zemerngrire!


Postuar nga qershor13 datë 12 Dhjetor 2003 - 17:33:

Poezi nga Gezim Basha

Kenge dashurie ne pranvere

Paradite diell,mbasdite shi
Ja si kjo dite me je dhe ti
Ketu lodron,vrenjtesh aty,
C do besh me mua cdo bej me ty?!
Hesht me fjale flet me veshtrime
E ndrojtur behesh nga ndrojtja ime!
Ta ndiej frymemarrjen po ku je,pse
Do braktis veten te vij atje
Nje flake e bardhe na prin ne shteg
Vijme …largohet…Shkojme…na djeg
Dicka nga une u dogj me gjeme
Thengjil te shkruaj c nuk kemi thene
Une zbres thellesirash,ti zbret prej pemesh
Tunde buze honesh do te me trembesh
Heshtim perballe dhe qajme pa lot
Me ty s rri dot,pa ty s bej dot
Flake e rrufese ndizet ne shi
Dhe prushi I mallit loton ne sy
Paradite diell
Mbasdite shi…


Postuar nga qershor13 datë 12 Dhjetor 2003 - 17:36:

Poezi nga Gezim Basha

Akt rikrijimi

(Ne dashuri jemi te barabarte me perendine…) Shiler

Malli ngulte kunja neper kurmin tim
Ti s frymoje kund ne faqe te dheut
Profetet me thane shko ne Olimp
…Tani sa u ktheva
Mos me keq ish aty
Nen pezm kundershtaresh Zeusi brente thonjte
Hermesi me nje vile te safidhosur rrushi
I hakerohej Dionisit:
Te kam mbajtur ne krahe kur ishe foshnje!
Pijanik
I shtruar
Sa poshte u ule…!
Qene plakur hyjnite
I kishin harruar magjite
Shetitnin te kerrusur livadheve pa lule!
Ziliqare flatrat e mija shikonin
Aferdita me lutej me ze te bute
Athinaja deshte te me falte heshtjen e saj te ndryshkur
Here me sillej si prositute.
Me buzeqeshnin
Por une e dija
Buzeqeshja e hyjnive ka Brenda mashtrim
Eja e dashur,po me vret malli
Serish strehohu tek loti im.


Postuar nga qershor13 datë 12 Dhjetor 2003 - 17:39:

Poezi nga Gezim Basha

Koha e prishjes

Ju me thoni:E mori dreqin boten
Kur ujku nen lekure qengji zu te qeshte
E lepuri u fsheh ne nje guacke breshke…
Qe kur skifteri u be pellumb
E gjarperi mesoi te beje nojme ngjale
Qe atehere…(gjithmone sipas jush)
E mori dreqi njeriun per fare!
S´eshte e vertete…
Prishja filloi ate bote kur njerezit
Ta nderojne per dite lekuren mesuam
Kafshet si gjithmone i imituam.


Postuar nga qershor13 datë 12 Dhjetor 2003 - 17:42:

Poezi nga Janaq Pani

Poeti

Me ngjan poet u gatova dhe une
Dhe shkel ne gjurme te Driteroit
E cka Devolli i tij me shume
Se fshati im Qeparoi?!

I perulem poetit qe nga balta e arave
Qemtoi me ajken dhe e ngarkoi ne shpine
Per ta sjelle diku ne Lidhjen e Shkrimtareve
T ju kujtoje dashamireve orgjinen

I perulem njeriut qe shishet i zbras
E nxjerr andej me dhune shejtanin
Njeriu qe pi ne dhimbje a gaz
Se permbys asnjehere sofranin

I perulem poetit qe mbeti ne orgjine
I perulem njeriut qe lartesoi poetin
Qe vuri ca caste ne mendim njerine
Dhe jetes ia gjeti sekretin.


Postuar nga qershor13 datë 12 Dhjetor 2003 - 17:44:

Poezi nga Janaq Pani

Draperi

U perthye nga meraku per buken
Si bujk i kerrusur ne shpine
Te dy se fituan dot luften
Te zhdukin nga sofra urine.



Fati

E kerkova fatin me qiri
Ka vite kendej s eshte dukur
Kur te tjereve mbrapa u rri
Si dhelpres bishti i bukur


Postuar nga qershor13 datë 12 Dhjetor 2003 - 17:46:

Poezi nga Janaq Pani

Ulliri

Si nje plak i mocem mendjemprehte
Nje ulli me ze rrugen
Dhe me step;

“Harbuti dhe i urti
Ecin bashke ne jete
Gjitheshka parathuhet
Qysh ne djep

Per te urtin me qan syri
Nga harbuti dhembje ndjej
Por me bujari ulliri
Qe te dy do ti ushqej”.


Postuar nga qershor13 datë 12 Dhjetor 2003 - 17:49:

Poezi nga Pirro Loli

Loti i kenges

Kenga ime si rubin prej loti
Ne krahet e eres dua te mbese
Kenge shpirti eshte
Kenge zogu plagosur qe ne veze.

Atdhe
Ti dridhme kengesh ne shtepi
Midis dy lotesh
Une dhe ti

Me djeg shpirtin dhembja jote
Me kenget e lena pas dere
Per ty perqafoj qytetet e botes
Me krah malli dhe ere.

I ndrojtur trokas ne dyert e Evropes
Me tingujt e kenges qe nena me jep
Trupehumbur dallandyshja ime
Nje rreze drite ke ne sqep.

Copa akulli me rreshqasin ne brinje
Prilli im I mbushur me re
Ku? Ku ta ndertoj
Me rreze dielli nje fole?!


Postuar nga qershor13 datë 12 Dhjetor 2003 - 17:52:

Poezi nga Pirro Loli

Drita e vetetimes

Ne erresiren e larguar
Nuk shikoj as lis as mal as det
I vetmuar me driten e shpirtit tim

Ndane rruges pres

Here pas here
Shkrepetin vetetimat
Naten e cajne mes per mes

Hapa te verber
Hapa te plagosur
Neper drite vetetimash
Mundohem te hedh

I trembem verbimit
Vetetima si gjarper izjarrte
Neper nate rreshqet
Mos u zhgenjeni nga drita e saj
Po shihni ku godet!


Postuar nga qershor13 datë 12 Dhjetor 2003 - 17:54:

Poezi nga Pirro Loli

Ditet e mia te prerea

Se fundi prene akacen time
E preu nje rrugac me sopate
Preu stinet dhe ditet e mia
Me la si cung te mjere e te thate

Shtepia e varfer mu duk e huaj
Nuk gucoj te dal tek dera
Mu keput filli i balones
Pa adrese me ngriti era

Atdheun e mora te terin me vete
Dhe nje dite do kthehem per fare
Do te rilind I lumturuar
Kur te fillojne te mbjellin fidane.


  Gjithsej 37 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » ... E fundit »
Trego 365 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.