Forumi Horizont Gjithsej 34 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » ... E fundit »
Trego 332 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Vendosa te hap syte. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11168)


Postuar nga IQVLORA datë 16 Qershor 2008 - 18:16:

Te lumte djale!
Muzen tende mund ta shprehesh edhe me vargje pa rime.Keshtu modernizon poezite e tua.Sa me shume figura letrare te kete ne to,aq me bukur tingellojne ne mendjen dhe zemren e lexuesit idete e tua fisnike.
Vazhdoj te te lexoj me kenaqsi.
Respekte


Postuar nga ingmetalboy datë 20 Qershor 2008 - 12:45:

Citim:
Po citoj ato që tha IQVLORA
Te lumte djale!
Muzen tende mund ta shprehesh edhe me vargje pa rime.Keshtu modernizon poezite e tua.Sa me shume figura letrare te kete ne to,aq me bukur tingellojne ne mendjen dhe zemren e lexuesit idete e tua fisnike.
Vazhdoj te te lexoj me kenaqsi.
Respekte



Faleminderit IQVLORA per fjalet miqesore. Shpresoj qe muza ime do te gjeje fjalet e duhura per te shprehur ate qe vertet ndez ne mua.


Postuar nga ingmetalboy datë 20 Qershor 2008 - 13:01:

Me mjalte ne buzeqeshje
dhe arome kafeje ne lekure
ndryshon rrahjet e zemres sime.

Pa marre fryme veshtroj
se si afrohesh
brenda dhe jashte tek une.

Pa qene nevoja te jesh e sjellshme
nuk ke nevoje per nje celes
rrugen brenda e gjen vete.

Tingujt e pavdekesise
gedhendin kete moment
ne faqe te ngurtesuara habie.

ingmetalboy
June 20, 2008 3:01am


Postuar nga IQVLORA datë 20 Qershor 2008 - 14:31:

Bukur,edhe pse nuk rimojne,vargjet tuaja jane si nje melodi me violine.
Do te vije nje moment qe ''flaka'' do te shpertheje fuqishem dhe muza juaj do te ece ne shpirtin tuaj si nje llave vullkani.Krijimet tuaja ne te ardhmen do te jene brilante.Ato duhet te fluturojne jo vetem ne mendafshin e bute te dashurise per vajzen e endrrave,por edhe te dashurise per vendlindjen,per natyren e bukur shqiptare,per problemet e momentit qe po kalon ai vend e populli i tij.Pse jo duhet t'i kendosh me poezite e tua patriotizmit,atdhedashurise ne te gjitha trojet shqiptare.keshtu behesh me i kompletuar e me i pjekur dhe e thua ate qe te vlon brenda shpirtit me me kompetence.Mendoj se ju keni te ardhme ne kete fushe,prandaj te sugjeroj te studioni per kompozicionin ne letersi,sepse do t'ju ndihmoje ne punen tuaj krijuese.
Te pershendes


Postuar nga lulja_1 datë 21 Qershor 2008 - 13:39:

Vendosa te hap syt
Dicka te humbur kerkova
Ishte i kot kerkimi
Mbylla syt ndalova!

I thash vetes time
Pak me ironi
,,Pasi s'te kerkon Ai
Mos e kerko as Ti"


Postuar nga zemer-.... datë 22 Qershor 2008 - 15:17:

S'i dua kovencionet
qe ndrydhin e joshin,
mimikat e fyshkura
qe vec imitojne....

Dua ne oaze te qendroje
prane palmes dashuri,
ku gjithçka te dhurohet
e gjumtyret te çlirohen!.....

Ne imazhet mrekulli,
ti me vjen perbri.....
S;i them smeraldit je flori,
une Eva nuk jam,
as Adami s'je ti.........


Postuar nga ingmetalboy datë 25 Qershor 2008 - 00:12:

Citim:
Po citoj ato që tha IQVLORA
Bukur,edhe pse nuk rimojne,vargjet tuaja jane si nje melodi me violine.
Do te vije nje moment qe ''flaka'' do te shpertheje fuqishem dhe muza juaj do te ece ne shpirtin tuaj si nje llave vullkani.Krijimet tuaja ne te ardhmen do te jene brilante.Ato duhet te fluturojne jo vetem ne mendafshin e bute te dashurise per vajzen e endrrave,por edhe te dashurise per vendlindjen,per natyren e bukur shqiptare,per problemet e momentit qe po kalon ai vend e populli i tij.Pse jo duhet t'i kendosh me poezite e tua patriotizmit,atdhedashurise ne te gjitha trojet shqiptare.keshtu behesh me i kompletuar e me i pjekur dhe e thua ate qe te vlon brenda shpirtit me me kompetence.Mendoj se ju keni te ardhme ne kete fushe,prandaj te sugjeroj te studioni per kompozicionin ne letersi,sepse do t'ju ndihmoje ne punen tuaj krijuese.
Te pershendes



IQVLORA. Te jam mirenjohes qe me ndjek dhe inkurajon gjithmone. Une vazhdoj per ing ndertimi dhe boten e shkrimeve e kam perdorur vetem si nje valvul clirimi e cila me ndihmon te ec drejt. Por ndoshta kur te mbaroj shkollen jam me nerva te mira dhe filloj nje te dyte.
sinqerisht
ingmetalboy


Postuar nga ingmetalboy datë 02 Korrik 2008 - 02:32:

Pa henen qe ndricon naten,
pa dhimbjen qe ndrydh zemren.
Hedh hapa perpara,
fatin te bej robin tim.

Pa pikepyetje te pafundme,
pa momente hezitimi,
clirohet kendveshtrimi im
nga nje vizion rebelimi.

Si dikur bota nuk me perket
askushi ne erresire nuk gjendet
te dy briret o bote te rokim
ne kete cast kur koha vdes.


Postuar nga ingmetalboy datë 07 Korrik 2008 - 12:54:

Nate kur pyetjet thelle kafshojne
silueta te cuditshme duken kudo
diku thelle brenda unit germojne
nje udhekryq te shumeperfolur mos harro!

Valle eshte enderr e marre?
Ah sikur te ishte vetem e tille valle.
Gjymtyret e mpire duan te shtriqen,
dikur nje veshtrim me mbante gjalle.


Postuar nga lulja_1 datë 13 Korrik 2008 - 16:31:

Hapa syt shiqova lart ne qiell
Sa e bukur eshte jeta mendova
Kur ke nje dashuri te paster
Kur ke nje jete te lire!

Sy hapur fillova te mendoj
Per te mirat e kesaj bote
Eu se q'mu c'faq lart ne qiell
Fytyra dhe buzqeshja jote!

Kur te kerkon syri
Menjehere te gjen
Nuk je larg nga une
Ne zemer e ke folen!

Neser kur te vishem nuse
Me fustan te bardhe
Me sy hapur me prit
Une jam nis me ardh!


  Gjithsej 34 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » ... E fundit »
Trego 332 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.