Forumi Horizont | Gjithsej 24 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » ... E fundit » Trego 239 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Thuamë se më Dashuron.. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12220)
flm per pergjigjen agata
quhet, the last romantic?
thuame qe me dashuron
po
Nje çaste i cuditshem: nxjerr kostumin nga rafti dhe gjen ne te nje shami me gjurme te kuqi buzesh, te harruar aty qe nga koha kur ishim ne Paris. Dhe, e dashur s'e permbaj dot veten, dhoma papritur fillon te lekundet sepse ketu vjen era jote, era e flokeve te tu, me kujtohen buzet e tua te buta dhe une e ndiej se si me leviz e me dridhet gjaku i trupit e çuditem se si ndodh qe mbahem ende ne kembe, megjithese me duket sikur me goditi nje rrufe ne gjunje e me rrezoi pertoke.
Jane mbremje te shqetesuara kur rri duke lexuar e papritur zbulon se nuk po kupton asgje, e le librin menjane e fillon te bredhesh neper shtepi e neper kopsht,te bisedosh me njerzit e te vesh re se as qe i degjon se ç'thone, ulesh ne nje qoshe e papritur hidhesh perpjete i trembur se te duket sikur te foli dikush. Sheh duart e te duket sikur je ne enderr. Duart i ke bosh poe e ndjen sikur po prek gjirin tend.
Pa folur pastaj per "bishtrat " e tjera...
Dhe papritur e ve re se sa e brishte eshte kjo qetesi artificjale me te cilen e rrethon vehten, sa shpejt del ne pah flaka e zeze e nuk ngelet gje tjeter veç dridhjes dhe deshires per zoterim, te te kem ty te gjithen.
Keshtu e ndjen veten te mjere e te lumtur njokohesisht.
Dhe tjeter, une mendoj gjithmone me vehte se sa pak me njeh ti mua. Nuk njeh asnje hollesi nga te miat. Ka kaluar kaq shume kohe qe kur ti ke ike, shume me duket mua, e jo vetem sepse nuk je prane meje, por se jane shtuar kaq gjera te ndryshem. Kurse une po punoj, per here te pare qe kur jemi njohur. Kjo filloj ne antibe dhe vazhdoj ne Paris, por atehere ishte vetem fillimi dhe une doja qe ti te merje vesh per kete sa me shume qe te qe e mundur. Sepse tani çdo gje ndodh ndryshe nga me pare. Te une jane fshire aq shume e jane shkruar aq gjera ndryshe e ne nje menyre te re saqe nganjhere them me vete: ti nuk do te me dashuroje, po te mos dije per mua me shume sesa dije para se te largoheshe. por mbase ti di me shume, e me siguri qe di me shume. Se mbaj mend qe me the se do te kishe dashuruar qe kur une ne pergjithesi nuk vleja asgje. E pra, me sa duket, te une do kesh vene re diçka qe ja vlente. Por nga njehere me lind deshira qe te me shohesh tani. Duro e embel e dashur, duro edhe pak kohe deri sa te me shohesh prape.
Duart m'u renduan fare dhe ketu eshte gjith çeshtja. une kam me shume besim dhe vetem per nje gje me eshte zvogeluar besimi dhe per kete jam i pafuqishem e s'kam ç'bej. Nuk e di ç'do te ndodhe, kur do te me krijohet mundesia te te shoh prape, por nganjhere me behet sikur do me keputen duaer do me çahet gjoksi e do me shpertheje gjaku. dhe ne keto çaste nuk e besoj me se do te shoh prape...
Erih Maria Remark per Marlen Ditrihut.
ste duuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuua pse te dashuroj me thuaj pse
sepse dashuria eshte gjeja me ebukur ne bote,mjafton te duash dhe cdo gje me ane te dashurise vjen sa me e bukur dhe me e embel..dashuria ka buzqeshje,lumturi por ka edhe lot e hidherim,pa to dashuria ska kuptim....
Puma, nganjehere nepermjet fantazise vijne deri tek un copeza melodie te buta e te embla. Madje nuk e mar vesh se nga, nga Budapesti, nga Parisi apo teatri napoletan "Sant Karlo" e atehere une shtyj menjane turren e letrave te bardha me fjale te shkruara e te prishura, kete rrjet fjalesh ku dua te kap ate qe qe ne te vertete eshte e pamundur ta kapesh dhe papritur ne tavoline mbesin vetem lulet e bajames qe m'i pruri ne mengjes kopshtari, keto dege te rregullta e harmonike me ngjyre te shkelqyer ne gri dhe mbi ato dege tamam si nje tufe fluturash roze qendrojne lulet...
Un bej nje jete te cuditshme. Kjo nuk eshte gje tjeter veçse nje gare per te arritur disa skema ne boten e hidherimeve e te trimerive. Eshte nje gare ne rete e hirta, midis te cilave vetem rralle duket njerrip i ndritshem boje argjendi. E verteta eshte se jam lodhur nga keto hije, por nuk mund te shkeputem prej tyre deri sa te mbaroj pune me to. Deri sa te vije fundi qe ne fakt nuk eshte aspak fundi. Te them te drejten, jam lodhur prej tyre. Do te deshiroja qe ato te kalonin nepermjet meje si nje pjese e jetes e t'i harroja, por tani jam i detyruar te marr pjese ne jeten e tyre te ngaterruar qe ne fakt eshte mjaft mizore e nuk mund te çlirohem prej tyre pa i çliruar ata me pare. Do te kisha qejf te bisedoja me ta, me Ravikun, i cili do te shkoje ne Pekin, me Kinslin, me Lavaletin, me Barbaren e re, me konteshen Gest, me Lilian Dynkerkun, me ate qe eshte fajtore per vdekjen e Kajit, me Klejfejtin, i cili nuk eshte i zoti te harroj Gem Normanin, si dhe me Mefin qe e varrosi zemren e tij ne motorrat.
Ata me kane rrethuar dhe presin, ndersa une rri i ulur i predispozuar te orientohem ne keto ngjarje qiellore, ne kete bote te dhimbshme qe u bindet paragrafeve dhe i hutuar, germoj ne vetvete i pakenaqur e shpesh duke urryer veten, por prapseprap jam i lidhur me ta, ndonese s'me pelqejne. da te shika pasur qejf te shkruaja vargje, vargje te mrekullueshme, te bujshme, te gjeja fjale e rima te raje, por ata nuk me lejojne. Kam qejf t'i zgjas doren e te lidhem me nje nga aventurat e shumta qe ma bejne me sy ne te ardhmen, por ato me kapin me ato duart e tyre ngjyre gri dhe nuk me leshojne e une jam i mallkuar qe te jetoj bashke me ta, qe te perjetoj endrrat e fatkeqesite e tyre e te vdes se bashku me to.
Me fal qe ne dite te tille, kur shiu bie me rrebesh ne çatine e shtepise sime, tamam si goshde qe ngulet ne kapakun e nje arkivoli, une te bej thirrje e te lutem nga thellesia DUAME! Kjo nuk ishte qortim e si zor te jete edhe lutje.
REMARQUE
Te me duash, ashtu sic te desha, atehere do te kuptosh c'eshte jeta...
Kur lotet binin per ty, askush qe njihja nuk mu ndodh prane. Nje e panjohur me erdhi prane dhe me pyeti: "dhemb?" "po- i thashe", "shume mire, - me tha" "tani, jeton". Ashtu me hapi doren dhe me la nje cope letre te vogel, dhe iku e heshtur. Une e perlotur akoma e ndiqja me sy derisa u zhduk ne turmen e njerzve. Hapa letren dhe aty shkruante thjesht: "do te lutem per ty".
Nuk pata mundesi ta falenderoja, akoma dhemb por lotet mu thane. Koha, lutja gjitheshka ndihmoi
Re: Re: Re: Te me duash, ashtu sic te desha, atehere do te kuptosh c'eshte jeta...
Dashuria eshte e bukur kur ate e jeton ne momente te bukura dhe te veshtira ;
dashuria eshte njekohesisht e dyanshme kush jeton dashuron;
pershendetje belga
Per ty...
Citim:
Po citoj ato që tha agata
Me fal qe ne dite te tille, kur shiu bie me rrebesh ne çatine e shtepise sime, tamam si goshde qe ngulet ne kapakun e nje arkivoli, une te bej thirrje e te lutem nga thellesia DUAME! Kjo nuk ishte qortim e si zor te jete edhe lutje.
thuame se me dashuron... JO
ngaqe dashuria nuk esht e qeruar... ajo lidhet me shum gjera te tjera te interesushme e interesante
pastaj ta shprehesh dashurine esht dobesi me shum se tjeter gje...esht si ti thuash dikujt qe mbreme i re me dore dhe u kenaqe shume...
pra mund te gjejme shembuj te tjere nga jeta... ku me shume ke turp ta tregosh diçka, sesa ta besh ate
Gjithsej 24 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » ... E fundit » Trego 239 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.