Forumi Horizont Gjithsej 45 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » ... E fundit »
Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Leter shkruar Vetes! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14789)

Postuar nga agata datë 29 Maj 2009 - 00:37:

Citim:
Po citoj ato që tha Talesofadream

.........

Hej, po me quan e poshter? S'ta fali kete edhe pse me dhe te drejte :p

Hej, po e quan veten poete?

Postuar nga Katilesha datë 29 Maj 2009 - 14:45:

Citim:
Po citoj ato që tha agata

Hej, po e quan veten poete?

.............

Ti e the jo une...:p

Postuar nga Katilesha datë 29 Maj 2009 - 14:49:

Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani

Hahaha ki pak me shume konsiderate per njerezit qe e manifestojne dashurine me fjale alternative :p

...........

He moj ti se po te mos kisha konsiderate s'do te kisha ngacmuar fare

Postuar nga ingmetalboy datë 29 Maj 2009 - 22:12:

Rrjedha e jetes shpesh eshte e rrembyer dhe ngadale horizonti fillon te ngushtohet per te fokusuar me teper apo per te harruar me shume. Ndodh qe duke kerkuar forcen, gjunjet te dobesohen duke ndihmuar keshtu ne menyre indirekte humbjen e vetvetes neper rruge te panjohura ku nuk duhet te endeshim si fillim. Gjera te marra per te qena si uni, ndergjegjia, karakteri apo koncepti i vetvetes te cilat na shoqerojne cdo dite ne rutinen e perditshme apo ne duelet historike te egzistences sone, ndodh qe papritur treten apo avullojne ne menyre gati te pakuptueshme ne nje hap fallco duke lene nje grusht tymi te bardhe qe ngrihet lart si shenje trashendence. Cuditerisht harrojme sa pune, mund dhe kohe kemi shpenzuar per te mbushur boshlleqet e ketij pazzell gjigand, i cili nga dita e pare kur pame driten e kesaj bote, eshte krijuar ne menyre unike nga cdo nuhatje, prekje, eksperience, mendim, perjetim apo ndjenje ndaj te cilave kemi patur fatin e mire apo te keq te jemi ne kontakt. Papritur bota zmadhohet dhe ndjen efektin e forces centrifugale te tokes tek vertitet ne hapesire me 1670 km ne ore. Gjunjet te rendohen dhe fjalet fillojne te humbasin. Pikerisht ne keto momente kupton se cfare ke dhe sa shume mund te humbasesh, me shprese qe nje dite vetvetja do te te rigjendet serisht duke te bere perseri te plote dhe te denje per te vazhduar te luftosh me rrjedhen e jetes e cila nuk meshiron apo mban me hater.

Postuar nga Katilesha datë 02 Qershor 2009 - 01:09:

Question

E verteta eshte asi nen menge, qe pritet te hidhet ne tryze per te zene mat “kundershtarin"....

Postuar nga Katilesha datë 02 Qershor 2009 - 14:30:

Post

Nuk e di se kur do marre fund ky makth i tmerrshem i asaj gjysme time qe ndonese  ekziston ne nje dimension dhe forme tjeter eshte nje Une!? Do te doja te isha aty me te, ti qendroja prane ne kete moment te veshtire , ne kete furtune qe po i ndryshon jeten. E di qe nuk jam  ngushelluese e mire ,por prania ime do ishte nje mbeshtetje psikologjike dhe shpirterore per te...Marredhenia dhe lidhja jone shpirterore e cila eshte  me e forte se nje shkemb eshte rritur e forcuar  brenda nje heshtjeje ku syte thonin gjithcka kishin per te thene....Ndihem krejtesisht e pafuqishme perballe zgjedhjes se tij,por e di qe nuk mundem te bej ndryshe pervecse ta pranoj dhe te mundohem ta gjykoj si te drejte. Ne fund te fundit gjithcka e tija duhet te vuloset  nga ai , kurse ne jemi ne jeten e tij thjeshte disa spektatore te ndjeshem , qe kemi te drejte vecse te duartrokasim kur dicka na pelqen , ose te rrime si "hu gardhi" kur dicka nuk na perputhet.....Ky spektatori i fundit jam une sot....Nje "hu gardhi" , qe nuk i pelqen ajo qe i serviret perpara,por qe nga pafuqishmeria per te ndrruar situaten  perdor cdo mekanizem te mundshem mbrojtes per te mos ndjere keqardhje apo meshire.... 

Ne fund te fundit ai e di qe e dua me shume se cdo gje ne bote dhe qe do jepja/beja  cdo gje per te, mjafton qe une t'ia lexoj ne syte e tij kete deshire...

Postuar nga lubi datë 03 Qershor 2009 - 14:56:

do te doja

Do te doja ti thosha vetes se jo gjithcka qe thuhet perrreth eshte gjithmone e vertete e sidomos qe jo gjithcka qe degjon patjeter duhet te te beje te ndjehesh keq.

Postuar nga Eria datë 04 Qershor 2009 - 17:11:

Si ka mundesi qe gjithcka rreth teje ndryshon,vetem ti nuk ke ndryshuar ke ngelur po e njejta??!!
Si mund te ndryshoj gjithcka keshtu,ne keto pak vite...??!!
Si mund te mos njohesh me ato qe dikur i kuptoje ne ajer,me nje shikim ne sy??!!
Pse te duken kaq te pakuptimta fjalet e tyre prej adoleshentesh ne moshe madhore??!!
Mos je ti qe ke ndryshuar...mos je ti qe je rritur,dhe ato ne qejfin e jetes studentore vazhdojne te ngelin ato qe kane qene..sepse ndoshta kane qene...ndoshta si ke njohur ti...
Pse nuk e ndjej me veten pjese e tyre...
Pse nuk me terheq me ideja e kthimit atje..dhe e takimit me to...
Ndoshta sepse sdi me perse te flas me ato...
Ndoshta sepse e ndjej qe nuk jam si ato..nuk kemi me asnje teme te perbashket...
Sa ndryshon njeriu ..ne kaq pak vjet...shume shume

Postuar nga AndreaPirelli datë 04 Qershor 2009 - 17:20:

Citim:
Po citoj ato që tha Eria

Ja u poqe edhe ti ........... who's next ........

Postuar nga Katilesha datë 04 Qershor 2009 - 17:27:

Citim:
Po citoj ato që tha Eria
Si ka mundesi qe gjithcka rreth teje ndryshon,vetem ti nuk ke ndryshuar ke ngelur po e njejta??!!
Si mund te ndryshoj gjithcka keshtu,ne keto pak vite...??!!
Si mund te mos njohesh me ato qe dikur i kuptoje ne ajer,me nje shikim ne sy??!!
Pse te duken kaq te pakuptimta fjalet e tyre prej adoleshentesh ne moshe madhore??!!
Mos je ti qe ke ndryshuar...mos je ti qe je rritur,dhe ato ne qejfin e jetes studentore vazhdojne te ngelin ato qe kane qene..sepse ndoshta kane qene...ndoshta si ke njohur ti...
Pse nuk e ndjej me veten pjese e tyre...
Pse nuk me terheq me ideja e kthimit atje..dhe e takimit me to...
Ndoshta sepse sdi me perse te flas me ato...
Ndoshta sepse e ndjej qe nuk jam si ato..nuk kemi me asnje teme te perbashket...
Sa ndryshon njeriu ..ne kaq pak vjet...shume shume

.......................

E di c'me kujtove me kete reflektimin tend per diferencat qe ndjen dhe sheh me te tjeret e moshes tende...Nje debat me nje "miken"time , ku nder te tjera i thashe:      "Diferenca midis meje dhe teje  eshte se ti ke mbetur tek Edipi Elektres,kurse une kam nje orkester tjeter mendimesh qe drejtoj".....pfff...Shpesh here nuk duhet  te na paraprijne mendimet e "nxituara" edhe pse mund te jene te drejta. Asnjeri nga ne nuk ka te drejten t'i drejtoje gishtin Dikujt,kushdo qofte ai. Gishti duhet drejtuar vetem nga vetja, sepse vetem me te mund  te kapercesh cdo gje edhe barrierat,kurse me te tjeret s'eshte gjithmone e lehte.

  Gjithsej 45 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » ... E fundit »
Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.