Forumi Horizont Gjithsej 25 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » ... E fundit »
Trego 242 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Komente... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17050)


Postuar nga Agata-1 datë 20 Shkurt 2010 - 23:48:

Ignatius

Kam qene gjithnje kundra Anastas Janullatosi...


Postuar nga Petter datë 20 Shkurt 2010 - 23:52:

Si spertoni te shkruani.. ose me sakt te copy anej neper gazeta e paste ketej.. lol...

Beni sex mo o popull, ne i lini hallet e shtetit te meren deputet me to


Postuar nga AngelDevil datë 21 Shkurt 2010 - 01:03:

Citim:
Po citoj ato që tha Petter


Beni sex mo o popull, ne i lini hallet e shtetit te meren deputet me to



te paska karrikuar mire ajo shejtania Petter eeeee


Postuar nga AngelDevil datë 21 Shkurt 2010 - 01:06:

Citim:
Po citoj ato që tha Ignatius


Ne se Shqiperia do te kish nevoje per nje prift fill pas 1990-tes perse nuk u soll nje prift i zakonshem por nje nga kolonelet me te kualifikuar te zbulimit grek, Anastas Janullatosi?



shume e thjeshte per te bere me Shqiperine ate qe kane bere gjate ketyre viteve, per te realizuar interesat e tyre te ndyra.


Postuar nga Petter datë 21 Shkurt 2010 - 01:06:

Pse e kam keq? mthuj?


Postuar nga AngelDevil datë 21 Shkurt 2010 - 01:07:

Citim:
Po citoj ato që tha Petter
Pse e kam keq? mthuj?


jo vlla je ne rregull ... ke te drejte 200 % loool


Postuar nga Petter datë 21 Shkurt 2010 - 01:13:

Flm qe mbeshtetesh ne mendimet e mija

Po vetem vlla mos me thirr, se me heq deshiren te mendoj gjera te tjera


Postuar nga AngelDevil datë 21 Shkurt 2010 - 01:15:

Citim:
Po citoj ato që tha Petter
Flm qe mbeshtetesh ne mendimet e mija

Po vetem vlla mos me thirr, se me heq deshiren te mendoj gjera te tjera



dil te mejhonia se e beme corap temen


Postuar nga Petter datë 21 Shkurt 2010 - 01:27:

na i gjej ku eshte.. se se kam idene ke cila kategori eshte


Postuar nga Roi datë 06 Mars 2010 - 04:40:

Gramozi i tmerrshem,pas tere kesaj kohe qe rrinte nen hije sikur te ishte ndonje anetar kushdo,me ne fund del hapur e merr nje post goxha te rendesishem...emerohet kryetar i grupit parlamentar te Ps-s !! Rama perparimtari me sa duket nuk eshte aq i zoti sa te largoje figura qe lene vertet per te deshiruar !!!

Rama i bën karshillëk Perëndimit, ''politika e re'' zgjedh në krye njeriun e urryer të diktaturës

Partia Socialiste do të përfaqësohet në tempullin e demokracisë me njeriun që rezulton të jetë në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si politikan i inkriminuar dhe i korruptuar.


Nëpërmjet një mbledhje sekrete të kryesisë, ku u shmang pjesëmarrja e kundërshtarëve të Ramës, ky i fundit vendosi emërimin e Gramoz Ruçit në postin e kryetarit të Grupit parlamentar të Partisë Socialiste, duke e kthyer partinë kryesore të opozitës në duart e gardës së vjetër të lidhur ngushtë me regjimin diktatorial. Zgjedhja e Ruçit, i cili është shpallur person non-gratta në vitin 2003 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas një urdhri të Presidentit Bush për moslejimin në territorin amerikan të politikanëve të inkriminuar dhe të korruptuar, është mesazhi më domethënës që Rama u dërgon jo vetëm qytetarëve shqiptarë, por edhe partnerëve ndërkombëtarë për atë se çfarë përfaqëson aktualisht Partia Socialiste. Tashmë, fytyra bolshevike e Ruçit do të jetë imazhi me të cilin do të prezantohet Partia Socialiste jo vetëm në Kuvend, por edhe në takime të ndryshme ndërkombëtare, duke shmangur këtu SHBA, ku Ruçi është person non-gratta.

Në vitin 2003, Gramoz Ruçit iu refuzua viza nga ambasada amerikane në Tiranë për të udhëtuar drejt SHBA-së, ku do të merrte pjesë në Konventën e Republikanëve. Ky refuzim lidhej me akuzat e shumta që rëndojnë mbi Ruçin për vrasje të protestuesve në vitin 1991 në Shkodër dhe për përfshirje në afera korruptive e kriminale në bashkëpunim me banda të krimit të organizuar. I njohur fillimisht si aparatçiku i frikshëm i diktaturës komuniste dhe më vonë Sekretar i Parë Komiteti partie rrethi dhe më pas si shef i Sigurimit të Shtetit në postin e ministrit të Brendshëm, Ruçi ka arritur nëpërmjet interesave mafioze që ndan me Ramën të ketë në dorë frenat e Partisë Socialiste në sallën e legjislativit. Në vitin 2003, Partia Demokratike kërkoi një komision hetimor lidhur me shpalljen e kryetarit të atëhershëm të Grupit socialist person non-gratta nga SHBA për lidhje me krimin dhe korrupsionin. Me përzgjedhjen e Ruçit në mesin e personaliteteve të tjera brenda PS-së që mund të kishin fituar këtë post, Rama kërkon t'i bëjë karshillëk Perëndimit e veçanërisht Shteteve të Bashkuara, duke përforcuar mesazhin që e artikuloi pak muaj më parë se "nuk kemi nevojë për të huajt". Këtë mesazh Rama e ka artikuluar në mënyrë të përsëritur veçanërisht pas mospranimit të rregullave të demokracisë pas humbjes në zgjedhjet e 28 qershorit.

Bota SOT


  Gjithsej 25 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » ... E fundit »
Trego 242 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.