| Forumi Horizont | Gjithsej 18 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 » Trego 178 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Aktualitete mbi emigracionin. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17517)
AL74
Nqs kushtetuta do ishte kaq e thjeshte, nuk do ekzistonte gjykata kushtetuese. Jo me kot mendjet me te rafinuara perfundojne ne *interpretimin* e kushtetutes. Jo me kot Sala eshte perplasur 20 here me ate gjykate.
Kushtetuta eshte nje cope leter qe tregon vektoret e zhvillimit. Te njejten gje ben dhe karta e te drejtave te njeriut. Por a zbatohen keto? Kur isha ne gjimnaz na mesuan ca prej tyre. Njera ishte se "njeriu ka te drejten e lirise se levizjes". Sipas teje aplikohet kjo? Sa pashaporta, viza, pulla, foto, e shenja gishtash duhet te marresh qe te levizesh? Pastaj, njeriu ka te drejten per shtepi. Hmmmm... Cfare domethene kjo? Qe ti po te la sistemi blen shtepi? Cfare kuptimi kane keto dokrra kur dikush ka krijuar sistemin qe ti shtepine se blen dot pa 20 vjet pune (i martuar).
Prandaj artikujt dhe nenet e kushtetutes qe postove jane nje grumbull leckash qe mund ti besh rroba ARMANI ose fshirese pluhurash. Fatin e tyre e vendosin te tjere. Jo me kot kane vene fjale abstrakte, te medha, aspak teknike, qe dmth gjithçka dhe asgje. Jo me kot plot italiane tallen me nenin nr. 1. "Repubblica fondata sul lavoro", ec aty...
Meqe Fajtori na kujtoi Enverin: ç'thote populli ben partia, çthote partia ben populli.
Kjo çeshtja e politikes dhe drejtimit, eshte nje thike me dy tehe.
Kushtetuta dhe kodi penal kane lindur si domosdoshmeri e sistemit, pra per te ruajtur shoqerine e perbashket.
Simbolika e popujve qe jane turma dhe qe udhehiqen nga bariu jane te verteta po te kemi parasysh si funksionon shoqeria.
Populli eshte teresia e ketyre turmave ose edhe e nje turme te vetme.
Simpatizantet, antaret, keshilli drejtues, kryesia dhe mbi te gjithe rri kryetari. (keto jane disa ne sistemet pluralitare dhe nje ne sistemet diktatoriale)
Populli eshte teresia e turmave.
Puntoret, fshataret, administrata, kryetari i komunes, i rrethit, perfekti dhe presidenti.
Populli eshte teresia e;
Fukarejve, pasanikeve, studenteve, doktorave, profesorave, inxhiniereve etj etj.
E te vazhdojme me kete llogjike e ndarje kuptojme me mire ndarjen e pushteteve, perkatsise, etnike fetare etj etj.
Te gjitha ketio rregullohen me ligj.
Emigrantet çfare jane?
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Se dyti, kjo eshte teper e rendesishme, duhet paragraf tjeter.
Rrofte PPSH me shokun ENVER ne krye. Mentaliteti komunist paska tejkaluar mendimet aktuale per tu futur ne mentalitet. Tashme nuk e leviz qeni bishtin, por bishti qenin. Tani nuk i zgjedh populli politikanet, por jane politikanet qe i tregojne popullit cfare te beje. Sa keq. Kete perceptim kisha edhe ne Shqiperi viziten e fundit. Qeveritare si kalores qe ulerasin si grifsha se populli duhet te jete keshtu dhe jo ashtu, se nuk duhet te shkojme ketej por andej, qe nuk duhet te korruptohemi, qe nuk duhet te vrasim mamallaret, qe duhet te puthin Evropen, jo prit, Ameriken, jo prit, Turqine. Bla bla bla.
Cdo qeveri shqitpare ka marre virusin prej Skenderbeu qe do ndryshoje popullin, qe do e udheheqe gjekundi, pa kuptuar qe populli e zgjedh pikerisht se perfaqson vetveten, ne korrupsion, ne oligarki, ne poshtersi.
Me keqardhje kuptoj se mendje-ngriturit e jashte-Shqiperise mbartkan me vete te njejten ide, se populli eshte dele, turme, derr, kot, prandaj duhet udhehequr nga keto qenie intelektuale qe e çojne andej nga duhet. Psh per momentin nga Evropa, por nqs Kina behet me e forte, edhe nga Kina.
Qafsh plaken arturm, akoma fluturon me endrrat e xhaxhit? Akoma kujton se politikanet jane qenie te mbinatyrshme (me qaftesi te mbinatyrshme) qe populli i kupton, i voton dhe i ndjek qe te gjeje rrugen shpirterore te se ardhmes? Keto 20 vjet se ke vene hiç mendjen ne pune? As per Shqiperine, as per Italine?
Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Emigrantet çfare jane?

Arturm, Aleksandri i Madh ka thene:
"Nuk i trembem nje ushtrie luanesh te udhehequr nga nje dele, por nje ushtrie delesh te udhehequr nga nje luan."
Kjo padyshim konfirmon tezen tende, se lideri eshte me i rendesishem se populli. Do ishte gjithshka e vertete sikur Aleksandri te mos fliste per reparte ushtarake. Demokracia eshte shume larg ushtrise, aty merr pjese populli direkt. Prandaj fiksimet, veset dhe dhuntite e popullit perfaqsohen teresisht ne zgjedhjen e liderit. Madje ky eshte elementi i baze i nje demokracie te shendoshe, te zgjidhet perfaqesimin me i sakte i asaj qe do populli.
Ngado ta marresh lideri eshte bishti dhe populli eshte qeni. Pikerisht per kete ka firma per "public relations" qe mesojne liderin çfare do populli qe ky ti permende gjate fushates elektorale dhe te fitoje zgjedhjet. Bishti leviz njehere ne 4 vjet, por e leviz qeni.
Ku perfundoi Hitleri me ligjet raciale? Asgjekundi.
Hitleri humbi luften vetem se pushtoi vende te tjera. Ishte nje lufte pushtuese. Botes nuk i interesonin fare ligjet raciale, madje i pelqenin. Sikur puna mos kish shkuar me pushtime ligjet raciale do ishin akoma aty, ndoshta dhe SHBA do i kishte aplikuar. Gjate luftes II boterore kishte reparte te tera amerikane me zezake, sepse te bardhet nuk perzjeheshin me zezaket (deri nga vitet 60).
Hitlerin e zgjodhi populli, por ai ndaloi sistemin demokratik. Jo me kot pati dhjetra tentativa per ta vrare.
Ehhh arturm, s'po i gjej fillin politikes tende 
P.s. Te studiosh nuk eshte ndonje turp i madh, sidomos kur te paguajne. Imagjino te te paguajne te studiosh, eshte pak me vleresuese sesa mendimi zhvleresues i proletarit emigrant. Megjithate te njoftoj qe kam punuar, dhe shume madje. Per periudha te tera kam ndjekur orare skllaveruese, pa kohe as per te fjetur. Pastaj turni i trete per muaj me rradhe, duke shkaterruar oren biologjike (qe akoma nuk eshte rregulluar). Leviz pak nga lumturia e qenies proletariat. Ka dale nga moda mendjemadhesia e peruljes punetoreske. Ne perendim te pakten...
Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Meqe Fajtori na kujtoi Enverin: ç'thote populli ben partia, çthote partia ben populli.
Kjo çeshtja e politikes dhe drejtimit, eshte nje thike me dy tehe.
Kushtetuta dhe kodi penal kane lindur si domosdoshmeri e sistemit, pra per te ruajtur shoqerine e perbashket.
Simbolika e popujve qe jane turma dhe qe udhehiqen nga bariu jane te verteta po te kemi parasysh si funksionon shoqeria.
Populli eshte teresia e ketyre turmave ose edhe e nje turme te vetme.
Simpatizantet, antaret, keshilli drejtues, kryesia dhe mbi te gjithe rri kryetari. (keto jane disa ne sistemet pluralitare dhe nje ne sistemet diktatoriale)
Populli eshte teresia e turmave.
Puntoret, fshataret, administrata, kryetari i komunes, i rrethit, perfekti dhe presidenti.
Populli eshte teresia e;
Fukarejve, pasanikeve, studenteve, doktorave, profesorave, inxhiniereve etj etj.
E te vazhdojme me kete llogjike e ndarje kuptojme me mire ndarjen e pushteteve, perkatsise, etnike fetare etj etj.
Te gjitha ketio rregullohen me ligj.
Emigrantet çfare jane?
Citim:NeGreqi thuhet se pervec gjuhes edhe historine por te gjitha keto jane akoma ne projekt .Mire ata qe kane qene ne shkolla apo e kane mesuar nga nevoja po te tjeret qe edhe shqip nuk dine mire ?
Lega paska menduar te beje teste gjuhe, te pretendoje nje integrim kultural te detyruar. Te tjeret s'jane dakort. Atehere si duhet te jete integrimi, per kete le te diskutojme.
Te diskutojme mbi integrimin.
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Piktor, keto ndarje jane teorike. Nuk ka klika fukarenjsh, studentesh, doktoresh, profesoresh, etj. (pasanikesh ndoshta po). Populli eshte nje perzjerje e gjithe ketyre njerezve. Emigrantet jane ne kete perzjerje (siç tha arturmi i madh). Te pakten nese integrimi funksionon. Ndryshe i bie te kete konflikte sociale. Besoj te gjithe biem dakort qe eshte mire qe emigrantet te integrohen. Debati fillon per menyren si duhet te integrohen. Lega paska menduar te beje teste gjuhe, te pretendoje nje integrim kultural te detyruar. Te tjeret s'jane dakort. Atehere si duhet te jete integrimi, per kete le te diskutojme.
Ai qe thote qe integrimi vjen duke ditur gjuhen e vendit dhe nga mesimi i kushtetutes nuk eshte gje tjeter vetem nje " cope idiot" i diplomuar ne ndonje universitet madheshtor te botes por ngelet po idiot e sdi as se cfare eshte integrimi o ben sikur se di per interesat e partise .
E them kete sepse para nje viti pata "nderin"te takoj nje nga keto bosianet e famshem dhe gjate darkes dhe duke ditur urretjen e tij per shqiptaret por dhe per terronet dhe ligjet me asurde qe ky propozon ne parlament i thashe duke qeshur "je ul afer nje shqiptare sbesoj se e ke problem " mu pergjigj duke qeshur "une jo por partia po imagjino gruaja ime eshte nga napoli " pra ajo eshte politika e tyre.
Ne radhe te pare te integrosh emigrantet ne nje vend ku ske integruar popullin tend do te thote qe per emigrantet ty ste behet vone e as per integrimin e tyre por vetem te besh rracizem e te marresh votot e popullit sepse i percjell me ane te mediave dhe ne menyre te esagjeruar i ben te besoje qe po te dije keto 2 gjera qe sjan as te domosdoshme.
Cfare do ndryshoje ky ligj do ulen krimet kur ti di gjuhen dhe kushtetuten apo do shtohen taksat se nese krimi vjen nga padituria e gjuhes bujrum nga 3 vjet shkolle dite e nate po qe e nevojshme por nese ti e ben per te krijuar veshtirsi emigranteve ateher do te thote qe sdo integrim do te krijosh urretje ..
Ku qendron problemi qe im ate e shume te te tjere si ai qe punojne gjithe diten me femije te lindur ketu qe kane me shume se 15 vjet qe integruar sa me ska qe ska kohe me mesuar mire gjuhen italiane e sdi ku ka lindur Dante Aligeri e sdi kushtetuten cfare te keqe i sjell kjo italianeve '
Ku qendron ndryshimi me nje shqiptar tjeter qe gjuhen e di me mire se nje italian te flet dhe me dialektin e qyteti ku jeton ka 10 vjet por me nje ndryshim te vogel ka mbi kurriz 4 procese por droge e vjedhje eshte akoma i lire nga ligjet e bera nga ky shtet?
Pse nuk propozon nje ligj ku te thote qe nese ben krim nje emigrant i cdo nacionaliteti te denohet e te beje denim deri ne fund besoj se cdo emigrant do jete dakort une e para qofte dhe im ate ?
Po atyre velinave ,sportisteve ,kercimtareve qe jane emigrante e shumica ekstrakomunitare qe flasin nje italishte te dobet dhe atyre do i kerkohet kjo gje apo jo atyre jo sepse jane emigrante te kadegorise se pare sherbejne per te ngritur hormonet e ketij populli e per te bere share ne tv.
Pse kerkon te shofesh ne emigrantin gjithmon delen e zeze mos valle hajdutet kriminelet italiane te ardhur nga sicilia napoli o nga vete nordi nuk kane shkolle sdine te lexojne sdine ligjet ?
Integrimi behet ne vendet europiane ku nuk hyn Greqi dhe Italia vende qe skane akoma kulturen e duhur dhe sjane te pergatitur per nje emigracion kaq masiv.Ky shtet ka vite qe ska bere nje ligj si duhet per keto emigrante sespe cdo parti qe vjen ne pushtet ben ligje si i do qefi asaj nuk ndryshojne ligjet sda here qe bie qeveria sepse ske as kohe ti kuptosh .Te integrosh nje emigrant duhet ta shofesh si pjese e atij vendi krijojne kushte te integrimit krijojne mundesine qe ai qe vjen te kete nje shtepi nje pune te te integrosh nje emigrant ta kete mundesi tja lehtesosh jeten jo tja veshtrisosh me taksa pa fund e sorrollatje poshte e perpjete.
eshte per tu cuditur qe vetem ne Duhet te integrohemi.
jemi realitet i pashmangshem , duan apo jo "perendimoret" .
nese ne si emigrante do ju bindemi per cdo "ligj" absurd italianet apo kushdo tjeter duhet te afrohen te na njohin e jo te ngrejne mure.
dikur do te ndodhe qe rrebelimi i asaj kafshes qe e mbyllin dhe vetem e rrahin dhe e mbeshtyjne nga jashte kafazit do te jete shkaterrues.
kjo po ndodh aktualisht ne boten e perditshme.
qeveria italiane duhet te kete mjaft kujdes qe ngre keto mure per hir te nje poltrone.
| Gjithsej 18 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 » Trego 178 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.