Forumi Horizont Gjithsej 15 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 »
Trego 145 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Të qeshim pak... (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=132)
-- Per te qeshur!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18554)


Postuar nga Fajtori datë 09 Mars 2014 - 08:19:

E di mire qe eshte vetem per virgjereshen ky oroskopi, se ngjan si per gjtihe dynjane :p


Postuar nga cecilia datë 10 Mars 2014 - 02:02:

Te betohem faje qe eshte per virgjereshen ahahhahaa prit te sjell edhe ca detaje te tjera qe te quditesh fare


Postuar nga cecilia datë 10 Mars 2014 - 02:08:

Kjo eshte ana e erret e virgjereshes faje ahahahhah mka ik edhe ai ALi :P

Virgjeresha Vlera , Dobesi & Keshilla

Vlerat e Virgjëreshës

Mashkulli i Virgjëreshës është i etur për të mësuar dhe mirëkuptues, por dhe i vëmendshëm dhe i përshtatshëm (ndryshe nga femra) ai është i ndershëm, i rezervuar dhe punëtor i madh. Edhe në marrëdhëniet sentimentale atë e udhëheq arsyeja dhe maturia; prej femrës që do ai pret gatishmëri, dashuri, madje dhe shumë miqësi. Padyshim që mashkulli i Virgjëreshës është një bashkëshort i besueshëm, i cili nuk bën bisht përgjegjësisë së tij si kryetar i familjes. Ai mund të jetë zemërgjerë dhe i dhembshur dhe me njerëzit që s’i njeh.

Të metat dhe dobësitë e Virgjëreshës

Mashkulli i Virgjëreshës shpesh herë mban qëndrime prej viktime, është i priru për hipokondri, prandaj ai fare lehtë mund të kthehet me kalimin e viteve në një “të sëmurë imagjinar”. Mashkulli i Virgjëreshës është jashtëzakonisht dyshues, pak largpamës dhe shumë i kualifikuar: mund të thuhet se në gjithë zodiakun që ai është qënia më konformist ndaj moralit dhe zakoneve të kohës, është konservator. Në marrëdhëniet me partneren ka prirje të jetë egocentrik, egoist dhe jo gjithmonë i ndjeshëm ndaj arsyes dhe dëshirave të partneres apo gruas. Mjerë kush e tradhëton mashkullin e Virgjëreshës, ai nuk di të falë. Me plogështinë e tij karakteristike dhe duke u interesuar më shumë se ç’duhet për shëndetin mashkulli i kësaj shenje më së fundi bëhet me të vërtetë i prekshëm, në kuptimin që ai kurrë nuk do të ndihet vërtetë i qetë dhe i çtendosur dhe për çdo bezdisje të vogël, do të mendojë se është paralajmërim i kushedi çfarë sëmundje të tmerrshme. Duhet pak më shumë optimizëm që asnjëherë nuk bën keq.

Këshilla për Virgjëreshën
Të lindurit e Virgjëreshës si femra dhe meshkuj kanë përzemër saktësinë dhe studimin, ka një natyrë melankolike dhe sidoqoftë me pak imagjinatë. Në saj të ndërtimit mendor ata arrijnë thuajse gjithmonë që të realizojnë çdo gjë të cilën janë të vendosur; pra, kurajo! Por do të ishte më mirë që të mos preokupohen me tepri për shëndetin, që ka shumë rëndësi, në fakt të lindurit në këtë shenjë janë të prirur “të ndihen të sëmurë” edhe kur nuk janë dhe shpesh herë bëhet fjala vetëm për ca shqetësime të vogla psikike që kalojnë me qetësi dhe larg problemeve të përditshme. Edhe turbullimet e lehta psikike tek të lindurit në shenjën e Virgjëreshës shkojnë e vijnë pa ndonjë arsye të vërtetë, prandaj edhe nuk duhet dramatizuar. Me pak pesimizëm dhe me shumë thjeshtësi. Kjo duhet mbajtur më shumë parasysh edhe përsa i përket vështirësisë së tjetrit, që të lindurit Virgjëreshë janë të prirur t’i mbajnë mbi vete sikur të mos i mjaftonin të vetat. Ky altruizëm është i lavdërueshëm, por nganjëherë dhe i kotë dhe i tepërt. Shpesh herë ndodh që të lindurit e Virgjëreshës të luajnë “duke u hequr si viktima”; ç’dobi ka kjo? Kjo prirje duhet luftuar jo vetëm sepse s’është e mirë por edhe pse ankesat i shqetësojnë të tjerët që i kanë pranë (sidomos kur janë të pajustifikueshme) dhe zbrazëtia brenda vetes krijohet shumë shpejt. Mosbesimi dhe qëndrimet tepër kritike mund të sjellin të njëjtën pasojë; më mirë është që gjërat dhe njerëzit të merren ashtu siç janë padashur ti ndryshosh me çdo mënyrë jo përherë, madje asnjëherë, kjo nuk ndodh. Sa hidhërime më pak dhe sa zhgënjime do të kurseni duke mësuar artin e të pranuarit. Një gjë është e sigurt; meshkujt dhe femrat e Virgjëreshës ripërtërihen në mënyrë të shkëlqyer në kontakt me nayrën sepse ato janë qënie shumë të lidhura me tokën. Një këshillë si përfundim: çfarëdo qëndrimi mazokisht është më i dëmshëm se një … egoizëm i lehtë. Kujdes ekuilibrin!


faje mos me thuaj qe jane per te gjitha shenjat edhe keto detaje


Postuar nga lorie datë 11 Mars 2014 - 01:43:

Red face

obobo, s'e kam fare per fajen kete koment poshte:

Une s'para besoj ne shenja zodiakale por kjo me siper qenka sec qenka. Njoh disa njerez te tille ne jeten time personale te lindur ne gusht/shator. Me keqardhje them se edhe pse i dua shume shume, kane nje natyre teper te ndjeshme,paksa dramtike dhe ekspresive qe me 'overwhelming' dhe mi ngrejne nervat ndonjehere sepse une jam e kunderta e tyre si tip dhe me duket pothuajse gjithmone kur bisedoj me ta sikur po u bej terapi psikike, eshte pune konstante nga ana ime ti qetesoj, tia zbuse frikerat dhe ti ndihmoj te shohin anen pozitive te gjerave .

Megjithate pozitivet jane se jane shume bujare, jane realiste, me bejne per te qeshur me humorin e tyre te thate dhe i adhuroj per shpirtin e te sherbyerit qe kane, qe i shikojne gjerat 'outside the box' ,qe jane inteligjente dhe qe e duan te bukuren.

Ehh c'do te mete a ka nje fortesi dhe vice versa. Ying Yeng


Postuar nga cecilia datë 11 Mars 2014 - 02:08:

E ke se ke per fajen Lori fiks i ke thene gjerat ti


mua vetem nje gje s'ja hudh poshte virgjereshes ahahaha qe kane lindur bashke me dyshimin pa fakte nuk flasin kurre..

amon se e kane trurin kalkulatore elektronike


Postuar nga lorie datë 11 Mars 2014 - 04:23:

obobo 'kalkulatore elektronike" e paske gjetur tamam per nje person qe njoh sepse jam rritur me te. Vetem per numra nuk te fal, kujtese mbi shifrat, matematike, detaje---te than.

Une harroj ditelindjet po nuk i shenova ne kalendar, ky person jo vetem qe le ditelindjen e vet pas dore, por i mban mend cdo ditelindje te tjetrit dhe madje dhe kur blen dhurata ,i di permasat e veshjeve/rrobave te personit me mire se vete personi qe ka ditelindjen lol.

Per shume kohe e kam quajtur si nje sjellje kontrolluese ( controlling behavior) por kohet e fundit po mendoj se eshte thjesht tipi bujar qe do ti kenaq te tjeret deri ne detaje.

Sweet and thoughtful--quite endearing por gjithashtu dhe shume emocionalitet dhe per mua ka kufi deri ne njefare pike se pastaj me vjen ti them :Mblidhe mendjen "Get a grip! Compose yourself!


Postuar nga cecilia datë 11 Mars 2014 - 18:30:

Ky qenka tip i mire Lorie se i mban mend ditelindjet po njerin qe njof une ben sikur smban mend hahahaha ste uron kurre e ben me qellim, ste hyp ne piedestal ahahaha edhe nje gje tjeter u pelqen te kritikojne.. Njs ky virgjeresha jote qenka tip i mire

Te puth Lorushe


Postuar nga lorie datë 11 Mars 2014 - 19:23:

te puth dhe une.


PO kane dhe kritika, e ke tamam (kane standard shume te larte sikur me jetuar ne ndonje bote perfekte...e di sa e bezdisshme eshte? por duke i folur une perhere dhe duke i thene qe duhet te limitoj kriticizmin se keshtu s'do njeri te rri afer teje dhe te jete mikja jote/miku yt-- sikur i ka pakesuar kohet/vitet e fundit.

( por ama prej perfeksionizmit qe ka me ka ndihmuar shume se merr rolin e bankierit, avokates mbrojtes, keshillues estetike, avokates emigracioni etj etj )

Pra filozofia Yin Yang ! Nejse, e rendesishme eshte te luftohen dobesite dhe te kthehen ne fortesi dhe fortesite te behen me te forta.


Lali, t'rafte pika me bere te bej nje search ne internet dhe lexova personalitetin e shenjes virgo.

Bobo, me cfare gjerash merrem dhe une- une nuk i besoj ketyre gjerave. Madje me duket njecike freaky ,e frikshme dhe e cuditshme qe ngjasojne.
I kam bere kohe me pare nje search dhe shenjes time, me shume prej kurjozitetit te zbuloj mbi veten dhe eshte FREAKYYY. Me frikeson ideja qe ka pershkrime te detajuara te personaliteteve dhe informacione ne internet. Uh- Ooh!


Postuar nga cecilia datë 11 Mars 2014 - 21:14:

Po Lorie e vertete kjo. Edhe une keshtu e zbulova qe ka teper vertetesi brenda cdo shenje kur lexoja per shenjen time. Them se nuk eshte asgje rastesi sepse po te mos kisha lindur ne shenjen e peshqve sdo te kisha kete natyre. Edhe per shenjen tende di shume dhe jane mese te verteta Lorie dhe pikerisht Zoti kur te lindi te dha nje magnet (energji, superiore nga masa) per te qene kjo qe je. Dhe nje gje te dish se fuqia e mbinatyrshme qe ke ndaj rruges qe ke zgjedhur nuk eshte rastesi.. :*


Postuar nga lorie datë 11 Mars 2014 - 23:01:

E kuptoj, nuk eshte rastesi

por nuk do ia vija thjesht shenjes apo temperamentit ( abstraksionet, idete, nje dell poetik,artistik dhe shpirteror ne tip), sepse ka njerez me shenja dhe temeprament te ndryshem qe njoh, qe besojne tek Zoti. Jane dhe situatat e jetes,ekonomike ,politike, shoqerore qe te cojne ne nje shteg qe sido qe ta ktheja dhe ta racionalizoja ne mendje me conte prape tek besimi tek Zoti.

Ne fakt ishte nje Virgo qe me ftoi ne kishe dhe me inkurajoi te lexoja Biblen, dhe ky tipi Virgo prej njdeshmerise si tip, ishte me shume e dhene me besimin se une. ( ja pra doli qe jemi krijuar me nje temperament dhe personalitet te vecante dhe lidhemi me Zotin ne menyra krejt te vencanta sipas personaliteteve tona)
Mua mu desh studim sistematik dhe lexim librash dhe testim a po e jetonin Krishterimin me vertetesi keta njerez apo jo, perpara se te me mbushej mendja.

Ti peshqit huh? Ha! C'po me terhiqka ky muhabet. Hahaha. O menaxhere!! Te kujtohet ai testi i personalitetit qe vura ne FH, dhe dole menaxhere?


  Gjithsej 15 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 »
Trego 145 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.