Forumi Horizont | Gjithsej 22 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » Trego 213 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Kuriozitete mjekesore (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2834)
Do munohem .Halli eshte qe jam mesuar te shkruaj ashtu dhe tani me duket e veshtire qe ta nderroj.Gjithsesi,jam duke bere disa ndryshime,sic mund te shohesh tek postimet e vjetra qe jam duke u vendosur kodet dhe jam duke i shkruajtur me shkronja te medha fjalite ne postimet e mija (te pakten ato qe jane serioze
).por prap se si me duken...
p.s: Iliriuse,mos me dil perpara
Citim:
Po citoj ato që tha NS-6
Do munohem.Halli eshte qe jam mesuar te shkruaj ashtu dhe tani me duket e veshtire qe ta nderroj.Gjithsesi,jam duke bere disa ndryshime,sic mund te shohesh tek postimet e vjetra qe jam duke u vendosur kodet dhe jam duke i shkruajtur me shkronja te medha fjalite ne postimet e mija (te pakten ato qe jane serioze
).por prap se si me duken...
p.s: Iliriuse,mos me dil perpara![]()
Hmmm...ok,po ndErroj versionin e pergjigjes:
p.s: Iliriuse,mos mE dil perparA*
* = Kercenimi nuk vLen kur personi ka probleme shendeti.po ashtu munD te mos vleje ne Raste te tjera kur ti teket persOnit qe e ka thene
eJ NA tHonI noI kurIOzIteT mJEKEsor SE na IKu petLLa.
NS-6.
A mund te na shpjegosh, cfare rrezikon dikush qe ka numrin e hemasive, dmth numrin e rruazave te kuqe, mbi 6 million? flm
rritja e numrit te qelizave te gjakut
Cod. A26022007
Fajtor,neihEr duhet me bo Icik pushim se vEtem sHkence nuk i Dilet meR*
* = ato shkronjat e medha vijne si pasoje e lemzes qe me zuri tani .se di pse po po me kujton dikush ne keto momente
ok,kaluar keto momente qetesimi,i kthehemi pyetjes qe ka bere agata
nese me lejon,po shtoj disa gjera si tip parathenie per ate qe ke pyetur ti : duhet te dallojme ate qe eshte nje rritje fiziologjike e rruazave te gjakut nga ato qe mund te jete dicka anomale.kemi nje rritje fiziologjike kur ndryshojme vend.psh kalojme ne nje lartesi me te madhe dhe si pasoje nje mungese e oksigjenit ben qe te arrije nje sasi gjaku qe enet e gjakut te veshkes (enet eferente qe dalin nga glomerulet) e njohin si te ulet dhe fillojne nje seri reaksionesh qe cojne ne prodhimin e asaj qe quhet eritropoietine dhe kjo jep efekt ne palcen e kockave dhe prodhon nje sasi me te madhe rruazash te kuqe (mekanizmi ishte shume i lezetshem por nuk do e shpjegoj ketu per momentin).ne rastet "patologjike" kemi nje rritje te numrit pa pasur nje rritje te sasise se eritropoietines,dhe kjo gje perben edhe nje forme analize per te dalluar 2 kuadrot.kjo eshte ajo qe quhet policitemi e vertete.vjen si pasoje e shtimit te ndarjes se njesise baze te prodhimit te qelizave te kuqe te gjakut,pra eshte "difekt i qelizave staminale te eritropoiezes".
shpjeguar kete gje (qe nuk kishte lidhje me pyetjen fare ) kalojme ne thelbin e pyetjes:
nje rritje e numrit te rruazave te kuqe te gjakut ben qe te rritet edhe trashesia e gjakut,gje qe mund te coje ne ngadalsimin e qarkullimit te gjakut.ky eshte efekti kryesor sepse rastet e trombozes nga kjo gje jane, ne pergjithsi,me te rralla por qe mund te jene shume serioze,sidomos nese kemi nje interesim te trurit (iktus).tromboza vjen si pasoje e faktit qe shtimi i rruazave te kuqe te gjakut shoqerohet edhe me shtimin e numrit te trombociteve,qelizave qe marrin pjese ne mpiksjen e gjakut,kjo ne rastin e policitemise se vertete (sipas librit te ematologjise se Tures,mund te kalojne edhe 1 milion si numer,kur numri i tyre normal eshte rreth 150-400.000).rritja e trashesise pastaj jep efektet ne varesi te eneve ta gjakut qe "goditen"...mund te jape dhimbje koke si pasoje e ngadalsimit te qarkullimit te gjakut ne tru,mund te jape probleme tranzitore te shikimit si pasoje e ngadalsimit te gjakut ne enet oftalmike,si dhe mund te coje ne nje zmadhim te shpnetkes si pasoje e dyndjes se gjakut nga ngadalsimi i qarkullimit.kryesisht keto jane efektet kryesore te shtimit te rruazave te kuqe te gjakut.gjithsesi,shtimi duhet te jete i konsiderueshem per te pare shenjat e mesiperme (llogarit qe per mashkullin 5.5 milion futet akoma ne kufinjte e normalitetit)...
Se kuptova kete
Si vjen dhimbja e kokes kur ngadalesohet qarkullimi i gjakut ne tru? Truri nuk ka sensore qe sjellin dhimbje koke mesa di une. Mendoja se dhimbja e kokes vjen vetem per aresye te jashtme, muskuj, etj, jo vete trurit.
nuk ka ne fakt por ne rastin e policitemise ajo dhimbje eshte nje pasoje e drejteperdrejte e atij ngadalsimi te gjakut,me shume mundesi si pasoje e nje rritjeje te presionit ne qarkullimin e gjakut ne tru...
A e dinit se...
Pompa Na/K qe sherben per te mbajtur ekuilibrin e dy joneve ne nje neuron harxhon 30% te gjithe gjithe energjise kur truri eshte pa pune. Imagjino c'behet kur truri kryen detyra te ndryshme.
Tek kjo faqja zbulova sot se ekzistoka nje implant qe femra mund te vendose kirurgjikisht ne trup ne vend qe te marre pilulen. Implanti garanton efekte kontraceptive per 5 vjet rrjesht, por mund te hiqet para kohe nese deshiron. Kushtoka nja 500 dollare. Efekti eshte i njejte me ate te pilules.
Gjithsej 22 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » Trego 213 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.