Forumi Horizont Gjithsej 14 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 »
Trego 132 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Trishtim dhe Lamtumire (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5795)


Postuar nga Katilesha datë 12 Shtator 2008 - 12:07:

Lezhjani me pelqeu poezia ,sepse eshte gjithnje bukur kur lexon djemt ne poezi. Por do te keshilloja qe ate fjalen me "Bip":p ta zevendesoje me ndonje fjale tjeter ,sepse do i jepte me lezet poezise. Komplimentet e mia.


Postuar nga agata datë 12 Shtator 2008 - 15:51:

Re: Gozhdova shpirtin në një letër

Citim:
Po citoj ato që tha Eric Darven
Unë skutat, shpirtit ia vështrova,
ia studiova ngadalë kaq gjatë,
në tokë i zbraza të gjithë brilantet
derisa shpirti më ngeli i thatë.

I theva portat e çava hijet,
ndërtova harta e rrugën lashë hapur.
U zgjatën engjëjt që mi njohin ëndrrat,
erdhën edhe djajtë me vesh të kalbur.


E derdha shpirtin në një fletë,
këtë shpirt që e rrita me duart e mia,
e kapa për fyti dhe e gozhdova mbi letër:
Masaker a lavdi
Flatra të reja do të lindin, e dija!

Iliriusa



mmm sa e kendshme.
Gjithmone i kam pelqyer leximet e Iliriusa.
Me ka munguar shume kohet e fundit.

suksese


Postuar nga lezhjani-82 datë 12 Shtator 2008 - 17:58:

Eishin, ti moderatore je, ndryshoje nese do se kam problem fare. Mua tashi qe e kam shkruajtur, po ta ndryshoj me duket se i prish origjinalitetin.

Megjithate, meshkujt ne koke kshu mendojne

Ok, te jap si detyre te gjesh nje fjale dhe ta zevendesosh :p

.............

Nuk e kam nder mend te shtrydh trurin per te gjetur fjale sinonime te bip-ave":p. Une tjeshte dhashe mendimin tim si lexuese se si tingellon ajo fjale ne ate poezi.

Te lexofsha ne poezi  pa bip.:p


Postuar nga bona19 datë 14 Shtator 2008 - 20:08:

trishtimi me ka mbuluar te teren
ec ,jetoj ,fli,zgjohem me te
me trishtimin them, me kohen qe kalon
po te them lamtumire forcen nuk e gjej
se gjej nuk jam eforte dhe pse e mendoj
jam teper e dobet sikur gjethet qe behen ne vjeshte
su pelqen te bien po duhet te tjera te nderrohen
e di se kshu do jete dhe per mu
do behem e vjeter nje dite
ne mendjen dhe ne zemren tende
po perseri te them lamtumire forcen nuk e kam
nuk mundem se vdes bashke me trupin tim
nuk jam si pema qe gjethet i nderron
jam me e dobet si te vdes
trupi im me jete nuk leshon


Postuar nga iliriusa datë 11 Mars 2009 - 04:40:

Desha te falenderoja te gjithe ata qe kane komentuar e kontribuar ne kete teme. Gjithe te mirat!


Postuar nga shelgu datë 11 Mars 2009 - 17:07:

Citim:
Po citoj ato që tha iliriusa
Desha te falenderoja te gjithe ata qe kane komentuar e kontribuar ne kete teme. Gjithe te mirat!


Pra, ti nuk po na begenis me keshtu?

Pse nuk e ringjall perseri kete teme kaq te bukur? Nuk ma merr mendja qe te mos kesh shkruar gje tjeter. Poezite e tua jane mjaft terheqese dhe plot mendim te thelle.


Postuar nga BIONDIA datë 01 Gusht 2009 - 15:27:

Shkretetira e shpirtit tim .

Dhe sot dora jote e ftohte ra mbi mua
me shtypi me nje force te madhe
deri sa beri qe te dridhet shpirti im
qe cuditerisht te priste priste.
Ti vjen gjithmon e me kap ne befasi
de pse fytyren tende e njoh mire
e njoh qekur isha femi
ke qene gjithmon besnike
gjate gjithe kesaj jete
Dh pse sa here qe vjen eshte nje suprise per mua
por jo per ty ..
Disa here te humbas por une e di
qe ti do te kthesh perseri tek une
eshte thjesht nje nje ironi
qe pikerisht ti te me besh shoqeri
ne cdo moment te jetes time.
Nganjeher dua te jap nje puthje ,te te perqafoj
sepse me je gjendur ne cdo cast afer meje
Je e vetme mike qe mund te kem
je e vemtja qe sme len dhe pse je
vetem VETMIA IME.


Postuar nga iliriusa datë 25 Gusht 2009 - 04:47:

Citim:
Po citoj ato që tha cedrus


Pra, ti nuk po na begenis me keshtu?

Pse nuk e ringjall perseri kete teme kaq te bukur? Nuk ma merr mendja qe te mos kesh shkruar gje tjeter. Poezite e tua jane mjaft terheqese dhe plot mendim te thelle.




Se pari te falenderoj.
Te them te drejten vertete kam kohe pa shkruajtur. Edhe nje person me njohuri te gjera ne fushen e letersise me rekomandoi me te drejte qe mos ta forcoj veteveten por te shkruaj vetem edhe nqs vertet kam frymezim per te shkruajtur keshtu qe mos ta riperseris veteveten me kot. Edhe per me teper jam marr se fundmi me anen vizuale te artit..., dmth jam perpjekur te vizatoj apo pikturoj edhe kam lene pakesa pas dore letersine. Mqs kam pasur disa kerkesa per vizatimet e mia jam marre me teper me to.

Megjithate te falenderoj per mbeshtetjen , nenkupton se tepermi per mua.

Respektet e mia!


Postuar nga shelgu datë 25 Gusht 2009 - 05:07:

Citim:
Po citoj ato që tha iliriusa
 

Edhe nje person me njohuri te gjera ne fushen e letersise me rekomandoi me te drejte qe mos ta forcoj veteveten por te shkruaj vetem edhe nqs vertet kam frymezim per te shkruajtur 



Kjo eshte e vertete, por edhe e pavertete gjithashtu.

Une mendoj qe poezia shkruhet ne co kohe dhe mbahet perhere afer. Ajo ndillet.

Poezia eshte shume nazetare dhe mban inat shume. Kur te duash ti, nuk do ajo.

Nejse, ishte nje nxitje e thjeshte. Asnje qellim per debat.

 


Postuar nga iliriusa datë 25 Gusht 2009 - 05:13:

Edhe te respektoj per kete! S'e pashe asnje qellim per debat asgjekundi. Vetem dashamiresi. Do perpiqem ta kem ndermend edhe kete keshille. Faleminderit!


  Gjithsej 14 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 »
Trego 132 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.