Forumi Horizont Gjithsej 20 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 »
Trego 197 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- -Pena e lire- (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7107)


Postuar nga volter datë 01 Dhjetor 2005 - 19:18:

Ti akoma s'e ndjen ate vonesen e delikatese se shpirtit
Qe ndjej une per ty, une e di se nuk me ndjen ..
Une te kam kerkuar ne koherat kur bente shume shi
une ecja me kembet e zbathura dhe shkelja asfletin pelte
kembet e mia te zbathura ndjenin therrja te fuqishme
...

U be kohe e gjate dhe dy vjeshta te shkuara
qe une te kerkoj neper shi e debore
Floket me jane qullur fare
dhe une nga i ftohti kam harruar ta shpetoj veten
dhe ja ti s ke si te me kuptosh mua
madje dhe ate ftohjen e holle qe ndiej per ty...

Une vazhdoj te te kerkoj, por nuk te gjej dot..
Shpresa me thote se do te gjej ndonjehere
kur liqeni te kendoje me kitare ne dore...

(kushtuar shoqes sime adelaida)


Postuar nga volter datë 07 Dhjetor 2005 - 19:03:

U be kohe e gjate qe une ta kam larguar
gjithe ate hapesire komede nga shpirti juaj
e ti harrove te deheshe ne preherin tim
ike jashte teje s'e di ku vete
dhe ku shkove humbe diku jashte mureve te mia/tua
madje per mua eshte e tere kot te te kerkoja
mbase ti humbe
valle si mund te te gjej prape?
S'e di as ti!?

Une prape vazhdoj te lundroj ne lumturine e vetes
pastaj shkoj te vjedh dhe endrren qe ta dhashe
per kujtim te pare...

(kushtuar shoqes lova)


Postuar nga PARIS datë 17 Dhjetor 2005 - 08:07:

Lightbulb =PUTHME QE TE VDES!=

Puthme qe te vdes,
Enderrave te tua!
Lerme shenja jete,
Prej buzeve te Tua!

Puthme qe te vdes,
Trupin tim te njome!
Te ma ktheje puthja,
Trupin ne kufome!

Puthme qe te vdes,
Syte njomur me lote!
Te me vrase loti,
Embel nga kjo bote!

Puthme Shpirti Im,
Puthme qe te vdes!
Puthme cdo varg zemre,
Shkruar pa kujdes!

16 DHJETOR 2005
LoVe-PARIS.


Postuar nga agata datë 17 Dhjetor 2005 - 16:18:

Pershendetje Sykaltra.

vertet vargje te ndjera


Postuar nga volter datë 17 Dhjetor 2005 - 19:28:

Ti me shikon e me llaston me ate shikimin tend
Me jep shume, thuajse gjithcka
si te thuash ate memorjen e arte dhe nje koncept jete
Ndersa une vetem rri ne heshtje
dhe te shikoj , duke marre heshtjen time me vete

Ndalesh ti, dhe prape me shikon me ate qetesine e njome
une mbase coroditem nga heshtje dhe shikimi
prape e kurdis veten te te shikoj
ti asgje vetem me ndjen akoma me shume
ndersa une me kete shikimin tim zbras lote, dhimbje dhe nje qetesi te vuajtur
e ti me fshin ngadale lotet mua, dhe me ndjen akoma me shume
ndersa une ne kete cast
mora doren e saj dhe e puth me nje vlim te brendshem shpirteror
...

ndersa ti prape me shikon dhe me ndjen
ndersa une s'kisha aq ndjen te te jepja
por tanime vetem nje puthje
nga une

(shoqes sime L )


Postuar nga Lela_Dr datë 17 Dhjetor 2005 - 21:55:

Poezite e tua si gjithmone jane akoma me te bukura.

Love U Sista


Postuar nga oliinter datë 18 Dhjetor 2005 - 00:24:

vertet vargje prekese

sykaltre je engjell


Postuar nga GENTI_the_KING datë 19 Dhjetor 2005 - 21:54:

SI GJITHMON NUK ME ZHGENJEN , TI ME POEZIT DHE VARGJET E TUA , JAM KRENAR QE I LEXOJ KTO POEZI

TE LUMTE


Postuar nga Cindi datë 19 Dhjetor 2005 - 22:06:

Me keto poezite e tua po na ben te mos na pelqeje me asnje poezi tjeter.
Te pergezoj dhe te uroj tu shtofte epshi i poezise dhe mos u mbyllte kurre ai kapitulli i dashurise qe ekziston atje ne thellesi te zemres tende. Eshte thesari i nje burimi te pashtershem, plot ngjyra dhe petka, me lote dhe vajtime, me lule dhe gjelberime. Hapet dhe mbyllet, mbyllet dhe hapet.
C'po behet me romanin?


Postuar nga PARIS datë 22 Dhjetor 2005 - 08:28:

Perqafime te sinqerta per ju Etnik dhe Football!
Ju flm qe me lexoni serish!


  Gjithsej 20 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 »
Trego 197 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.