Forumi Horizont | Gjithsej 22 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » Trego 211 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Monstra ne shpirtin tim (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9518)
Malli me leviz ne shpirt si nje flutur e shendrritshme e zene ne gracke. Pluhuri i kraheve te tij shperhapet kudo brenda meje, njollos pakeza cdo sekonde te diteve te mia edhe shendrron mprehtazi menyren se si e shoh boten. Me duhet te pres edhe dy sekonda me teper..., nje minute me shume, disa ore... por pritja me ka lodhur deri ne kocke. Malli perpelitet serish e me duket se ai vete eshte shendrruar ne gracke per te timin shpirt. Edhe pritja zvarritet lehtazi, e renduar sikur sekondat e minutat e oret nostalgjike qe e ushqejne te jene gure te rend qe s'arrine ti tresi...
Ende pres e pritja duket se s'ka fund....
Te presesh eshte si te ndodhesh ne fillim te nje tuneli te gjate, te erret, ku duket vetem nje drite e vockel ne fund. E ne rrime aty, duke i ngulur syte asaj pjeseze drite. Ajo eshte shpresa jone per dicka me te mire, dicka qe do na mbushe zemren, e ndoshta do te na beje te hidhemi perpjete si femije
Ia vlen te presesh ca per ta arritur ate dritez, per te ndjere butesine e ndricimit ne fytyren tende. Ia vlen koha, mundimi. Ndonjehere duhet te futesh e te pershkosh ate tunel te erret per te arritur copezen tende te lumturise. Perseri ia vlen. Shpresa gjithmone vlen. Ajo vdes e fundit apo jo? Atehere ia vlen te jetosh me te dhe per te arritur ate cka ajo perfaqeson per ne!!!
Dielli pershkroi horizontin e crregullt e kurorat e pemeve u mbuluan me ar...
Edhe une vendosa gishtrinjte perpara syve si te doja ta mblidhja mengjesin ne gishta e ta ruaja perhere aty si pluhur te arte mbi lekure. Treni filloi te levizte ngadal edhe per te disajten here une u pendova qe s'kisha marr me vete dicka per te shkruar. Ndodh kaq rralle tashme te kem momente te tilla sublime te cilat me trazojne deri ne rrenjet e mija si njeri. Momente kur dielli edhe ajri jane materiale te cilat te krijojne edhe ty vete. Shinat hungeruan ngadal si nje bishe e eger e zgjuar nga gjumi, gjithe nerva, gjithe zemerim e pastaj krejt papritur te pranon ne strofkullen e vete e perkundet me ty. Eshte kaq heret edhe e gjithe bota duket per disa caste e bute edhe pse e di shume mire qe pas mureve te ndertesave te kuqe qe kalojne e humbasin para syve te mi, ka kaq shume dhimbje e mankthe qe mbartin fytyra e emra te ndryshem. Megjithate mbyll syte edhe marr fryme thelle teksa treni lekundet ngadal e me zhurem edhe i lejoj vetes te imagjinoj se bota eshte sot e bute...gjithesesi e huaj. Mbeshtillem ne xhuboksin tim bluxhins, jo s'e kam ftohte, por thjesht nga deshira qe te ruaj ndjenjat e ngrohta qe ky mengjes mbarti brenda meje mbeshtjell aty, midis robave qe kam veshur. Sy te huaj kthehen tek une here pas here, instiktivisht perpiqem te evitoj shikimin e lodhur qe perqendrohet tek une per pak sekonda. Sot dua ti lejoj vetes nje iluzion te bukur, ky diell ky mengjes e meriton aq pak...
Horizonti eshte shendrruar ne rruge qumeshti per mua, gjej yje aty edhe atehere kur yjet jane varrosur nen gure.
Nje tjeter mendim i bute me pershkron ngadal edhe ndjej sesi rengjethem lehtazi. Perseri pendohem qe s'kam marr bllokun tim me vete te shkruaja ato c'ka po ndjej, gjithesesi e di, neser s'do ta marr me vete serish. Ndodh ndonjehere qe disa ndjenja do ti a falesh diellit e mengjeseve sublime....
Citim:
Po citoj ato që tha iliriusa
Malli me leviz ne shpirt si nje flutur e shendrritshme e zene ne gracke. Pluhuri i kraheve te tij shperhapet kudo brenda meje, njollos pakeza cdo sekonde te diteve te mia edhe shendrron mprehtazi menyren se si e shoh boten. Me duhet te pres edhe dy sekonda me teper..., nje minute me shume, disa ore... por pritja me ka lodhur deri ne kocke. Malli perpelitet serish e me duket se ai vete eshte shendrruar ne gracke per te timin shpirt. Edhe pritja zvarritet lehtazi, e renduar sikur sekondat e minutat e oret nostalgjike qe e ushqejne te jene gure te rend qe s'arrine ti tresi...
Ende pres e pritja duket se s'ka fund....
Citim:
Po citoj ato që tha agata
Iliriusa, e gjej gjithnje veten ne vargjet e tua...
Shkruani me shume ndjenje... Bravo![]()
Hej shpirt i bukursi gjithemon shume e sjellshme. Faleminderit!
Era u ngaterrua ne floket e mi sot edhe me pas kisha ndrojtje te prekja te mite floke se mos era shpupurisej ngadal e humbiste prej meje. Nje mendim i bute, nje kujtim i embel, asgje me teper edhe e gjithe bota u mbeshtoll ne ngjyra te ndezura ne aroma tej e te huaja e krejt te miat njekosisht...
Paqen qe sjell brenda meje nje shpirt i njohur, nje fytyre gjysem e fshehur ne hije, as une vete s'di si ta mberthej pas vetes. Ndoshta se s'jam une ajo qe e sjell e detyrimisht nuk jane hapat e mi ata qe e largojne prej meje..., por ne momentet kur e kam, bota me perpine me flatrat e saj e shkrihem ne aromat e egra te saj si rete teksa puthin qiellin.
I lejoj vetevetes nje enderr te bukur e si e tille detyrimisht e brisht edhe e ndjej se me muret qe bien brenda meje jam njekohesisht viktime edhe sulmues... por i kujtoj vetevetes se s'eshte asgje me shume se nje enderr..., se s'eshte asgje me pak se nje enderr edhe qe te pushtohesh nga nje force e tille duhet te kesh guximin te ecesh me gjembave sepse se fundi do te arrish te puthesh gonxhet...
Citim:
Po citoj ato që tha iliriusa
Hej shpirt i bukursi gjithemon shume e sjellshme. Faleminderit!
Era u ngaterrua ne floket e mi sot edhe me pas kisha ndrojtje te prekja te mite floke se mos era shpupurisej ngadal e humbiste prej meje. Nje mendim i bute, nje kujtim i embel, asgje me teper edhe e gjithe bota u mbeshtoll ne ngjyra te ndezura ne aroma tej e te huaja e krejt te miat njekosisht...
Paqen qe sjell brenda meje nje shpirt i njohur, nje fytyre gjysem e fshehur ne hije, as une vete s'di si ta mberthej pas vetes. Ndoshta se s'jam une ajo qe e sjell e detyrimisht nuk jane hapat e mi ata qe e largojne prej meje..., por ne momentet kur e kam, bota me perpine me flatrat e saj e shkrihem ne aromat e egra te saj si rete teksa puthin qiellin.
I lejoj vetevetes nje enderr te bukur e si e tille detyrimisht e brisht edhe e ndjej se me muret qe bien brenda meje jam njekohesisht viktime edhe sulmues... por i kujtoj vetevetes se s'eshte asgje me shume se nje enderr..., se s'eshte asgje me pak se nje enderr edhe qe te pushtohesh nga nje force e tille duhet te kesh guximin te ecesh me gjembave sepse se fundi do te arrish te puthesh gonxhet...
[/BLOCKQUOTE]
Citim:
Po citoj ato që tha Eric Darven
O zot sa bukur.......O zot cmrrekulli.....
Me mahnite.Te dua shume !
Ne nje dite kur edhe gjethet e pemeve ngaterrohen me ngjyrat, sikur as ato vete mos te dine ciles nuance i perkasin, edhe une ngaterrohem me gjymtyret e mia edhe as vete s'e di me ciles pjese te vetevetes ti besoj.
Vjeshta ka filluar te zberthehet ngadal..., se shpejti nuk do te kete me shenja dyshimesh askund, por une e ndjej se jam ngaterruar me keq e s'po mundem ta gjej rrugen neper te cilen duhet te eci.
U enda sonte ne park, edhe hapat e mi kishin tingujt e gjetheve te thara, ngjyrat e kuqerremta te stines. Edhe mendimet e mia ishin po aq te perzjera ndonjehere gati gati pa ngjyre, ndonjehere me mijra tone ngjyrash njekohesisht.
E mbeshtolla veteveten ne krahet e mi, nje perpjekje me teper per te mbledhur mendimet e mia. Era leshoi nje grusht gjethesh te verdha mbi floket e erret...une qesha e rrethuar nga dritezat shumengjyreshe perreth meje... edhe e qeshura ime me habiti disi. Ishte pakez e huaj, si jehona e nje iluzioni te shkuar...
U kujtova serish sesa shume e dua vjeshten...
Mendimet e mia u rrezuan pertoke e u perqafuan me gjethet e verdha...
Vjeshta si edhe cdo here tjeter, asnjehere nuk vjen vetem!
Vjeshta ka ardhur
E ulur ne stolin e grryer nga mola
hedh shikimin e mekur ne perendim.
Edhe mendoj per dicka tjeter
qe te le pas trishtimin tim.
Vjeshta ka ardhur prej kohesh
e gjethet tashme token kane zene
dielli i ngrysur pas resh fsheh koken
dallandyshet ikin, folen kane lene.
Vjeshta ka ardhur pa trokitur,
ndoshta dritaren ka gjetur hapur.
Vjeshta ka ardhur po ti ke ikur
dhe une te pres tek stoli i krimbur.
Shirat po bien, token lepijne
ajo s'ka ngrohtesi te avulloj
si ajo e ftohte, si ajo e ngrire,
dhe une e di pranvera shkoj.
Vjeshta ka arrdhur qysh dje
qysh heren e fundit qe te pashe
edhe ne token e ngrire te ftohte
mendimet e mia ngadale i lashe.
Pas pak do te ngrihem, do eci
do le pas stolin dhe pertacin
e kujtimi im atje do te mbesi
gjethet e thara pas meje do vijn.
Ne cdo kend te saj do te le dicka
nje pjesez shpirti, nje enderr nje lot
do eci edhe ato plot besim
do te le te mi marri kjo bote.
Do te ndjek hapat qe hodhe dje
duke lene ne cdo hap vec mallengjim
pas do me vij nje qiell me re,
vjeshtes do ti le vetmin.
GABRIEL GARSIA MARQUEZ
(leter lamtumire drejtuar disa shokeve te tij disa dite para se te vdiste)
Miqte e mi lamtumire !
Sikur Zoti te harronte per nje moment qe une jam nje cope dordolec i ndrequr me rrecka
dhe te me dhuronte nje cope jete,mbase nuk do te thosha gjithe ato qe po mendoja,por sigurisht do mendoja te gjitha ato qe po them.
Do u jepja rendesi gjerave jo per vleren e tyre,por per domethenien e tyre.
Do flija pak,do enderroja me shume,sepse cdo minute qe mbyllim syte humbim 60 sekonda drite. Do vazhdoja kur te tjeret do ndalonin,do zgjohesha kur te tjeret te flinin.
Do degjoja kur te tjeret te do flisnin dhe sa do e shijoja nje akullore me cokollate!!!
Nese zoti do me jepte nje cope jete,do vishesha thjesht,do shtrihesha perballe diellit duke e lene te pambuluar jo vetem trupin tim,por edhe shpirtin tim.
Zoti im,nese do mundja do shkruaja urrejtjen time mbi akull dhe do prisja te dilte dielli.
Do pikturoja nje enderr te Van Goghut mbi yje,do recitoja nje poezi te Benedetit dhe nje kenge te Sheratit…. Do ishte serenata qe do ti dhuroja henes. Do ujisja me lotet e mi trendafilat,qe te ndjeja dhimbjen e tyre dhe puthjen ngjyre te kuqe nga fletet e tyre.
Ah Zoti im, sikur te kisha nje cope jete … nuk do te lejoja te kalonte as edhe nje dite pa u thene njerezve qe dashuroja se i doja. Do beja cdo burre dhe grua te besojne se jane njerezit qe dua dhe do dashurohesha me dashurine. Te njerezit do tregoja se sa gabim bejne kur besojne se ndalojne se dashuruari kur plaken, pa kuptuar se plaken kur ndalojne se dashuruari.
Femijes se vogel do i jepja pende, por do e lija te mesonte vete sesi te fluturoje. Pleqeve do u tregoja se vdekjen nuk e sjell pleqeria ,por “harresa”.
Mesova kaq shume gjera nga ju njerezit … Mesova se te gjthe duan te jetojne ne “majen e malit”, pa kuptuar se lumturia qendron ne menyren se si zbret “faqen e pjerret”. Mesova se kur femija e porsalindur shtrengohet mbi pellemben e tij te vogel, per here te pare gishti qe zgjatet I babait e roberon pergjithmone. Mesova se njeriu ka te drejte te shohe tjetrin nga lart,vetem kur duhet ta ndihmoje te cohet.Jane kaq shume gjera qe mesova prej jush, po rne te vertete nuk hyjne ne pune, sepse kur te me mbajne te mbyllur brenda ne kete valixhe, fatkeqesisht do jem i vdekur.
Te thuash gjithmon ate qe ndien dhe te besh gjithmone ate qe mendon.
Nese do e dija qe sot do te ishte hera e fundit qe do te shihja duke fjetur, do te te perqafoja fort fort dhe do i lutesha Zotit te behesha roja i shpirtit tend. Nese do e dija qe sot do te ishte hera e fundit qe do te shihja te dilje nga dera, do te te perqafoja dhe do te te jepja nje puthje dhe do te te therrisja perseri qe te te jepja edhe te tjera. Nese do e dija se kjo do te ishte hera e fundit qe do te degjoja zerin tend , do ta regjistroja ne magnetofon cdo fjale tenden qe te te degjoja perseri ,perseri.Nese do e dija qe keto do te ishin castet e fundit qe do te te shihja do te te thoja “te dashuroj” dhe do supozoja jo logjikisht se e dija me pare.
Ekziston gjithmone nje e neserme dhe jeta na jep mundesi te tjera qe t’I bejme gjerat sic duhet, por nqs bejme gabime na mbetet vetem e sotmja
E nesermja nuk eshte e sigurte per askend si i ri, si i vjeter.sonte mund te jete hera e fundit qe I shikon njerezit qe do. Prandaj mos prit me. Beje sot, sepse e nesermja nuk vjen kurre, sigurisht do pendohesh per diten kur nuk gjete kohe per nje buzeqeshje, nje perqafim, nje puthje dhe sepse ishe shume i zene per te realizuar nje deshire te tyre.
Mbaj ata qe dashuron pas vete. Thuaju duke mermeritur se sa shume ke nevoje per ta , dashuroi, sillu mire, gjeje kohen per ta,thuaju “me vjen keq”, “me fal”, “te lutem”. “faleminderit” dhe te gjitha foljet e dashurise qe di.
Asnjeri nuk do te te mbaje mend per mendimet e tua te fshehta. Kerko nga Zoti fuqine dhe zgjuarsine t’i shprehesh. Fillo te besh realitet enderrat e tua.
TANI ESHTE MOMENTI !!!
....monstrat e mi cuditerisht jane ata qe nuk me lejojne te arrij cfare ka shprehur Marquez, shume krenare per te thene "me fal", shume e 'zene' per te ndihmuar te tjeret, shume e frikesuar prej dhimbjes per tiu nenshtruar vulnerabilitetit.Dhe te gjitha keto, te gjitha keto monstra mposhten vetem nepermjet fuqise se madhe te Zotit.Nje besim i pallogjikshem,i pashpjegueshem jep fuqine me te cmendur...
Gjithsej 22 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » Trego 211 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.