Forumi Horizont | Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 121 122 123 124 125 126 127 128 129 [130] 131 132 133 134 135 136 137 138 139 » ... E fundit » Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Enciklopedi e vogel e filmave italiane (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15881)
Roma violenta (1975)
Regjia: Mario Girolami
Skenari: Vincenzo Mannino
Aktor: Maurizio Merli
Jemi ne mes te viteve '70. Kriminaliteti mbulon rruget e Romes me vjedhje, grabitje e vrasje. Ne rradhet e policise gjendet komisar Betti, nje burre qe perdor menyrat e forta dhe harbute. Pas nje vrasje te kryer gjate nje grabitje ne autobus komisari vihet ne kerkim te autoreve. Shpejt gjen vrasesit dhe ia dorezon drejtesise. Nderkohe krimet vazhdojne me nje tjeter grabitje, kesaj rradhe ne supermerkate. Aty nje grua vritet dhe nje tjeter merret peng. Komisari arrin te gjeje autoret dhe i kap duke bere nje grabitje tjeter ne banke. Gjate konfliktit shoku i tij qellohet dhe mbetet i paralizuar. Nje nga kriminelet largohet dhe komisari e ndjek neper rruget e Romes, ku vriten njerez te pafajshem. Ngjarjet bejne qe komisar Betti te perjashtohet nga policia. I mbetur pa pune fillon te bashkepunoje me nje grup qytetaresh qe patrullojne rruget dhe kapin hajdutet. Ata nisen nga deshira e mire per te mbrojtur dyqanet dhe shtepite e veta. Por drejtesia e aplikuar nga njerezit e thjeshte i le vendin hakmarrjeve te dyanshme. Situata degjeneron ne nje spirale dhune ku istitucionet zevendesohen nga njerezit dhe vrasjet behen per motive tashme personale.
Film i ciklit "Cinema e mano armata". Me shume se historia e nje personazhi, filmi eshte nje fotografi e viteve '70, te quajtura historikisht vitet e plumbave (anni di piombo). Etja e skenaristeve per te treguar cfare po ndodh neper rruge eshte teper e madhe per t'u fokusuar tek nje personazh dhe nje histori. Historite jane shume dhe personazhet kalojne me shpejtesi. Gjithe keto detaje krijojne klimen qe perjetohet ne Romen e dhunshme te viteve te plumbave.
Filmi shpreh deshiren e qytetareve per drejtesi dhe ngre pikepyetje mbi paaftesine e sistemit ligjor per te mbrojtur qytetaret. Ngritja e nje strukture policore nga vete qytetaret shihet si zgjidhje, por ne fund filmi mbyllet me keto fjali:
"Ishte e paevitueshme qe do ndodhte. Lufta ndaj krimit siç e beni juve, mes shokesh, kthehet gjithmone ne çeshtje personale. Dhe fatkeqesisht provokon nje spirale dhune. Puna eshte se nuk mund te behet vetegjyqesi, edhe pse tentacioni eshte i madh."
Xhirimi dhe fotografia jane me cilesi te dobet, por kjo eshte karakteristike e ketij cikli. Nga ana tjeter xhirimet me kamera dore dhe dhuna e hapur e bene filmin me real. Keto detaje perdoren akoma sot per ti dhene nota realiteti filmave. Quentin Tarantino thote se ka mesuar shume prej detajeve te tilla nga filmat italiane.
Lidhja e filmave te sotem me historine e atyre viteve eshte ende e forte. P.sh., kete vit doli nje film mbi Renato Vallanzasken, kriminelin qe vrau shume njerez gjate atyre viteve ne Milano. Regjizor i ketij filmi te fundit eshte Michele Placido. Filmi u shfaq ne festivalin e Venezias, ku president ishte... Quentin Tarantino. Michele Placido ka krijuar edhe filmin "Romanzo criminale", historine e bandes se Maglianes.
Kuriozitete:
Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 121 122 123 124 125 126 127 128 129 [130] 131 132 133 134 135 136 137 138 139 » ... E fundit » Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.