Forumi Horizont Gjithsej 167 faqe: « E parë ... « 121 122 123 124 125 126 127 128 129 [130] 131 132 133 134 135 136 137 138 139 » ... E fundit »
Trego 167 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tema Shoqerore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=313)
-- Nje histori nga jeta ime ............ (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17457)


Postuar nga erious datë 03 Dhjetor 2009 - 23:11:

milioneri tu hap kanal haleje



pra duke diskutuar tek politika me erdhi ne mend... me ç'popull kemi te bejm.

ka 3 vjet ne vere... isha i ftuar ne shtepine e malit te nje mikut tim.

ky miku im, me prezanton diten e dyte, komshiun ku dhe i shikon shtepine pothuaj se tere vitin... te nesermen shkojme dhe marim nje kafe ne klub, ku ishte i ulur dhe komshiu.

aty ne bisede e siper i thote... shiko te me gjesh dy punetore, dua te hap nje kanal (30 metra gjatesia, e jo toke por veç gura ) ti bej lidhjen me puseten qe eshte jasht per ujerat e zeza.

ketu more bire i pergjigjet fshatari (me moshe 67 vjeç) nuk te vjen njeri per pune, leke s'kan por as qe e vrasin mendjen dhe s'duan ta dine.

dhe e vertetuam, shkuam tek lapidari i fshatit, ku ishin shum çuna te ri ul, i treguam per punen e askush s'pranoj.

kthehemi te klubi, ulemi dhe te habitur shtrojme problemin me ket plakun... si tja bejm, ku te gjem puntore.

shkoni dhe merni tubat pergjigjet ky, nderkoh un po ju pres ne shtepi te bejme mizurat e te fillojme punen... do e bej un tha, ke qejf te rrish me djem si ju, por mos me lini vetem

ok... ok

fillon punen plaku... tani ti bejme prezantimin plakut, shum i shendetshem ky, dhe s'ta jep pershtypjen per moshen qe ka, pra nuk eshte se e detyruam, as edhe qe e shfrytezuam ai tere diten me pune merej

bam e bam e bam e bam... kazma, lopata e me the te thash... veç gura, qe sinqerisht un edhe ky miku im na duhej 30 dite pune per ate kanal te gjate 30 metra, e jo 3 dite pune qe beri plaku

pra ne si detyre kishim qe ti benim shoqeri, te mos merzitej vetem, llafazan sa ska ku shko, fjalen ''epo kjo çudi e madhe'' e kishte ne goje pa pushim

ne nje moment, me thote ky shoku im... nuk te prezantova mire, xhaxhai me thote ka qene sekretari i partise demokratike ne kete fshat per shume vite.

vertet e pyes ?

la kazmen plaku direkt, i djersitur si kur kish dal nga deti, dhe me nje ze te çirrur uleret... i kam qire nenen tha, dhe jam njeriu me me autoritet akoma, kam shitur 600 viza, nga 1.000 dollar, kam siguruar jeten e femijeve, njeri ne amerike tjetri ne greqi e tjetri ne gjermani, te tre me vila, sinqerisht, u tmerrova

dhe perseri me tha per gjithçka çfar ndodh un pyetem i pari... se çfar duhet bere e se çfar s'duhet bere, kush te emerohet aty e kush te emerohet atje... bile dhe leket qe sjedh partia per te blere njerez i mbaj vete, i blej njerezit me fjale

kaq

kjo ishte esenca e kesaj drame... ku ngela vertete me goje hapur, jo per faktin e kanalit, ku i doli shpirti por se si e kishte krijuar gjith ate pasuri, dhe qe s'ndryshonte sistemin e jetes, ngrihej qe ne 5 te mengjesit qe merej me bageti.

kur tjetri te deklaron pa e njohur fare 600.000 dollare... un mendoj qe ai minimumi ka dyfishin, nder te tjera kishte shume prona, toka, klube, dhe nje hotel ne nje vend turistik.

nejse, nejse... epo kjo çudi e madhe


  Gjithsej 167 faqe: « E parë ... « 121 122 123 124 125 126 127 128 129 [130] 131 132 133 134 135 136 137 138 139 » ... E fundit »
Trego 167 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.