Forumi Horizont Gjithsej 132 faqe: « E parë ... « 122 123 124 125 126 127 128 129 130 [131] 132 »
Trego 132 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Trishtim dhe Lamtumire (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5795)


Postuar nga iliriusa datë 26 Gusht 2009 - 03:15:

Rikthim

Hapat e ndrojtur zvarriten ngadale
shkelin mbi trishtimin si mbi gjethe te thata
ndjenjat shushurijne si te detit vale
te buta, te dobta, te embla, te adheta.


E hyj ne nje bote qe tashme eshte e huaj
e prek mure qe dikur me flisnin,
me struktura te ngurta zgjat gishtrinjte e luaj
atje ku format zvarritsshem humbisnin.


Me kerrcasin hapat a ndjenjat s'e di
dicka qe merr fryme, ka emer, ka puls
nje ndjesi delikate pa emer pa shtepi
qe s'di a ta ushqej a ndoshta ta kepus.

Hap nje porte te hekurt veshur me shkurre
Kacafytur gjembat me trendafila te ndryshkur
e shkel me lehtesi mbi vazhda te murrme
atje ku hapat e dikurshem pa ze, jane vyshkur.


Gjunjet perplasen mbi degeza te kafta
duart gerrmojne mes zhurrmes se vdekur
zhvasin nje rreze drite nga rete e kaltra
e i japin fryme nje filizi te sapo celur.





Ps. Ia dedikoj kete poezi Cedrus dhe Glaukus
Pershendetje!


  Gjithsej 132 faqe: « E parë ... « 122 123 124 125 126 127 128 129 130 [131] 132 »
Trego 132 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.