| Forumi Horizont | Gjithsej 182 faqe: « E parë ... « 123 124 125 126 127 128 129 130 131 [132] 133 134 135 136 137 138 139 140 141 » ... E fundit » Trego 182 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Figura të shquara (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=117)
-- Shqiptari me i madh i te gjitha koherave (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3213)
Historia e vendit tone eshte e qendisur me hapa te vogla,kemi pesuar gati gjithmone,dhe sot vuajme pasojat.Dikur mendoja qe komunizmi e ka fajin qe ndodhemi ne kete gjendje kaq te paqendrueshme si ne anen ekonomike dhe ne ate sociale.Patem "fatin" te binim ne bllokun e gabuar,ndoshta thjesht per sfavoritizem gjeografik.Enver Hoxha ka qene nje nga personazhet me te medhenj te shtetit shqiptar,dhe kjo duhet pranuar,pertej faktit qe i ka dhene jete nje periudhe diktatoriale.S'do kete me njerez te tille ne krye te vendit tone,dmth karizmatike,te respektuar dhe te dashur vertet,brenda dhe jashte shtetit.Dhe e thote populli,jo se me diktaturen te impononte dashuri.
Sistemi komunist eshte autodistruktiv,dmth heret a vone bie ne gjunje,eshte i rrenjosur difekti.Te mbash ne kembe nje sistem te tere per kaq shume kohe dhe me ato vlera,eshte nje arritje e madhe.
Kurioz nje artikull i Shekullit :
GJIROKASTËR- Vera që lamë pas është cilësuar si më e suksesshmja për qytetin e gurtë, përsa i përket turizmit. Ashtu si asnjëherë më parë, Gjirokastra dhe veçanërisht pjesa muzeale, e pikat më të bukura u vizituan përditë nga qindra turistë të ardhur pothuaj nga të gjitha anët e Europës dhe të botës. Ndërkaq, gjallërim nuk njohu vetëm qyteti, por edhe bizneset që funksionojnë në Qafën e Pazarit karakteristik, e veçanërisht në dyqanet e suvenirëve, ku mbizotërojnë elementët kombëtare shqiptarë.
***
Por, ajo që të bën më shumë përshtypje është fakti se suveniret më të tërhequra në qytetin e gurtë prej turistëve të huaj janë gotat apo filxhanët me pamjet e Enver Hoxhës, shitje të cilat deri në këto momente qëndrojnë në vendin e parë. Tregtarët rrëfejnë se fakti që turistët e njohin historinë e vendit tonë dhe që janë në qytetin e lindjes së Hoxhës, i shtyn ata të marrin si kujtim nga qyteti i gurtë fotot e tij të stampuara në gota. Të tilla janë shitur me qindra dhe tregtarët tashmë kanë shumë pak furnizim prej mallit më të tërhequr.
***
"Turistët janë shumë të apasionuar pas figurave historike të vjetra të vendit tonë e veçanërisht pas Enver Hoxhës. Nuk është se e pëlqejnë, por nisen nga historia që ta blejnë atë". Kështu nis rrëfimin e tij për shitjen e suvenirëve, Kastriot Dhrami, njëri prej tregtarëve në zonën muzeale të qytetit. Ai tregon se kjo verë ka njohur dyndje turistësh dhe për fat të mirë dhe blerës bujarë, shumica e të cilëve të apasionuar pas suvenirëve. "Një turiste franceze tha se e urrente për ato që i kishte bërë kombit tonë, por megjithatë bleu katër gota, ndërsa një turist norvegjez tha se koleksiononte gota me figurat e të gjithë diktatorëve të botës. Pothuajse të gjithë turistët që hyjnë në dyqanin tonë blejnë gota dhe megjithëse ato kanë portrete të shumë politikanëve, sërish Enver Hoxha mbetet në vend të parë",- tregon ai, duke shtuar se aktualisht në dyqan i ka mbetur vetëm një gotë. Ndërkohë që sipas Dhramit, prodhimi tjetër i serisë së këtyre gotave del pas dy muajsh.
...
| Gjithsej 182 faqe: « E parë ... « 123 124 125 126 127 128 129 130 131 [132] 133 134 135 136 137 138 139 140 141 » ... E fundit » Trego 182 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.