Forumi Horizont Gjithsej 143 faqe: « E parë ... « 123 124 125 126 127 128 129 130 131 [132] 133 134 135 136 137 138 139 140 141 » ... E fundit »
Trego 143 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dritëro Agolli (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=95)
-- I madherishmi Dritero (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=673)


Postuar nga cecilia datë 04 Prill 2010 - 22:04:

NJERIU DHE KOHA

Vërtitet një re e zezë mbi botë
e zezë si unë
leh natën një qen i tërbuar nën portë
tërbuar si unë

zvarritet një gjarpër nga rruga e vithisur
një gjarpër si unë
kalojnë në shtigje plot njerëz të krisur
të krisur si unë

lëkunden në qoshe të rrugëve K**vat
lëkunden si unë
bërtasin lypsarët si kafshët ne guvat
në guvat si unë

kërcejnë majmunët në pyjet e xhunglat
majmunce dhe unë
jeton botë e cmëndur me vallet dhe plumbat
e cmëndur si unë

tmerrohet njëriu kur lind mbinjëriu
tmerrohem dhe unë
kur vdes mbinjëriu merr zemër fatziu
marr zemër dhe unë.


  Gjithsej 143 faqe: « E parë ... « 123 124 125 126 127 128 129 130 131 [132] 133 134 135 136 137 138 139 140 141 » ... E fundit »
Trego 143 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.