Forumi Horizont Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 123 124 125 126 127 128 129 130 131 [132] 133 134 135 136 137 138 139 140 141 » ... E fundit »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)


Postuar nga ingmetalboy datë 18 Qershor 2007 - 09:23:

Te thuash degradim eshte pak, por alkooli dhe boshlleku te bejne te japesh doreheqje

Edhe ate mengjes koka rendonte mbi shpatulla aq shume, sa mendimet as qe merrnin mundimin te kthjelloheshin, por vetem pershkonin trurin tej per tej. Mos flisje pastaj kur filloje te levizje. Lekundjet si duket kishin kapur boshtin e ekulibrit dhe rruga nga krevati per ne banje zgjati nje pafundesi. Atje, ne krye te nevojtores te cilen duhet ta pushtosh me te dyja duart se ne te kundert fillon dhe rrotullohet, atje ne fund te gromesitjes me te gjate te historise dhe eres se qelbur te vjelles qe po mbush apartamentin, cdo pyetje merr pergjigje duke te falur disa minuta vertetesie, sinqeriteti dhe zgjurasie totale. Por kjo zgjat vetem disa minuta, kur shpirti appo ndergjegjia apo truri ( si do qe do ta quash) eshte vjelle jashte teje dhe dergjet bashke me copat e patretura te ushqimit. Per cudi, pas disa minutash gjithcka kthehet ne fillese dhe vetem dhimbja e kokes qe vazhdon pjesen tjeter te dites te ndan nga e perditshmja, por ke humbur ate kthjelltesine e fituar nga nje nate e gjate e piri. si duket fijet e arsyetimit fillojne dashur pa dashur te nduken lehtazi ne fillim dh eme pas me me force nga subjektivizmi.
Cfare kupton ne ato momente clirimi? Varet nga pyetja qe i ben vetes. Ne 99 perqind te rasteve kupton sasine e cmendur te alkoolit qe ke ngelltitur nje nate me pare. Kusuri eshte vecanti e rastit qe te ndihmon te shkruash tituj. Pse vetem tituj? Sepse deri atje mund te shkosh. Pas titullit hedh stilolapsin tutje dhe perqafon banjen perseri. Ndoshta neser do te kujtohesh te deshifrosh ate qe ke zhgaravit ne ato momente.
Ja pra kjo eshte dilema qe te ben te vrasesh mendjen, te pish me shume, te lesh alkoolin pergjithmone dhe te gjesh vendin tend ne kete rend social per te cilin shkruhen te gjithe titujt e botes. Sarkazma qe mbeshtjell jeten ne cdo cep ka vend sigurisht dhe ketu. Nqs do te arrish te kuptosh apo te jetosh pa pikepyetje... shuuume dite me dhimbje koke duhet te kalojne. Nqs do te provosh dhe te gjesh rendin tend ose pse jo te krijosh nje rend te ri duke hedhur ne plera kete qe kemi ngecur, duhet te jesh i kthjellet ne mendime dhe i forte ne trup. Keto dy te fundit nuk shkojne hic mire me alkoolin dhe ato dhimbjet e kokes apo eren e te vjelles. Rruge te mesme nuk ka. Ose ke mesazhin pa patur forcen per ta vene ne jete, ose ke krahjun pa koken per te drejtuar. Ndoshta edhe ka nje rruge te mesme te pazbuluar. Ndoshta do te kujtohem te bej kete pyetje vetes ne nje nga ato momentet e kthjellimit.


  Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 123 124 125 126 127 128 129 130 131 [132] 133 134 135 136 137 138 139 140 141 » ... E fundit »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.