Forumi Horizont Gjithsej 422 faqe: « E parë ... « 123 124 125 126 127 128 129 130 131 [132] 133 134 135 136 137 138 139 140 141 » ... E fundit »
Trego 422 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Leter e hapur dhe disa pytje drejtuar Janullatosit . (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8824)


Postuar nga Indrit datë 02 Mars 2006 - 23:29:

Kryepeshkopi grek ndez minoritarët




Deklarata e kreut të kishës ortodokse greke në meshë në Athinë: Të kthehemi nga Vorio Epiri


Kryepeshkopi grek ndez minoritarët

“Qeveria greke të japë pensionin për minoritarët në Shqipëri”


Marko Caka / Athine


Numri një i Kishës Ortodokse greke, Kristodhulos akuzoi dje autoritetet në Tiranën zyrtare dhe qeverinë greke për mosmarrjen në konsideratë të minoritetit grek në Shqipëri dhe shkeljes së të drejtave të minoritarëve.

Kreu i Kishës Ortodokse greke u bëri të qartë autoriteteve zyrtare greke se minoriteti grek në Shqipëri duhet të mbetet në këtë vend, sepse përndryshe, askush në Shqipëri nuk do të flasë më për Vorio Epir nëse nuk ata nuk do të jenë atje për të ngritur flamurin grek. Sipas tij, qeveria greke duhet të rikthejë në vëmendjen e saj dhënien e pensionit prej 300 eurosh në muaj për minoritarët grekë që janë në Shqipëri, për të mbajtur gjallë Vorio Epirin.
“Kur Shqipëria dhe Vorio Epiri rënkonin poshtë thundrës së diktatorit Hoxha të gjithë ne flisnim për Vorio Epirin. Tani që jemi të lirë, trembemi se kemi harruar Epirin e Veriut dhe nuk flasim më as për Epirin e Veriut dhe as për Maqedoninë. Dikur, diçka mori rrugë të bëhej por çdo gjë mbeti vetëm në fjalë dhe njerëzit u përçanë” tha dy ditë më parë kryepeshkopi grek Kristodhulos gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë nga televizioni shtetëror grek në një meshë në Katedralen e Athinës.
Sipas tij, minoriteti grek duhet të qëndrojë në Vorio Epir sepse “përndryshe nuk do të mbesë asnjë që të mbajë flamurin grek”. Sikurse deklaroi dhe vetë, fjalimi i tij i drejtohej vetëm minoritarëve që janë të tiranizuar nga shteti shqiptar.
Por kryepeshkopi grek Kristodhullos, veç autoriteteve shqiptare ka sulmuar dhe qeverisjen greke, e cila sipas tij, nuk po i ndihmon aspak minoritarët grek të Shqipërisë në përfitimet e të drejtave të tyre. “Eshtë e papranueshme që në këtë kohë demokratike, të shkelen të drejtat e minoritarëve në Vorio Epir” tha ai. Kryepeshkopi ka cilësuar si të kundërligjshme edhe ndërprerjen e pensioneve ndaj të moshuarve minoritarë nga ana e qeverisë greke. Deri më tani, dihet publikisht se qeveria greke ka mëse 15 vjet që për të moshuarit minoritarë ka akorduar një pension rreth 300 euro në muaj. Por nëse ata qëndrojnë në Shqipëri, e humbasin këtë të drejtë. “Minoritarët i duam kur janë të famshëm dhe atëherë kur kërkojnë lirinë dhe të drejtat e tyre. Ndërsa kur është për t’u paguar për të drejtën e tyre, kjo nuk merret parasysh nga shteti grek” tha kreu i kishës ortodokse greke. “Diplomacia mund të vendosë në lëvizje këto probleme, por ajo nuk ka asnjë kuptim kur vorioepirotët fillojnë të largohen për në Greqi dhe nuk qëndron asnjë atje për të mbajtur flamurin grek. Vijnë dhe na ankohen se disa që kanë të drejtë pensioni nga shteti grek nuk mund ta marrin se jetojnë në fshatrat e tyre. Pra çfarë duan këta zyrtarë të qeverisë, që ata të ikin dhe të vijnë këtu në Greqi? Pak mend nuk ka në këtë vend? Pra çfarë doni? Të ikin dhe të braktisin Vorio Epirin?” ishin pyetjet e kryepeshkopit drejtuar zyrtarëve të qeverisë së tij. Akuzat e tij vazhduan edhe ndaj autoriteteve shqiptare. “Të drejtat e minoritetit duhet të garantohen nga ata që duhet t’i garantojnë. Është e papranueshme dhe çmenduri që në këto kohë të demokracisë, të shtypen liritë dhe të drejtat e minoritarëve në Shqipëri” tha ai. Akuzat për autoritetet shqiptare bëhen vetëm dy javë pas deklaratës së presidentit grek Stefanopulos sipas të cilit “rruga e Shqipërisë drejt Evropës është një kusht kur autoritetet shqiptare të përmbushin të drejtat e minoritetit që jetojnë në Shqipëri”.
Gazeta më e madhe greke “Eleftherotipia” deklarata e kryepeshkopit grek dedikuar minoritarëve të Shqipërisë i ka cilësuar si mësime diplomatike nga ana e tij dhe duhet të zgjidhen me forma të tjera.



Papulias: Respektim minoritetit

Presidenti Grek Karolios Papulias tha dje gjatë një darke në Janinë për nder të 93 vjetorit të çlirimit të qytetit nga okupimi turk se Greqia mbështet përpjekjet e Shqipërisë për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian. «Progresi i Shqipërisë drejt BE-së gjithashtu do të varet nga respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri, i cili operon dhe duhet të jetë si një urë bashkëpunimi dhe mirëkuptimi mes dy vendeve» tha dje Papulias lidhur me Shqipërinë. Kjo është një deklaratë e bërë edhe kohë më parë nga Papulias për vendin. Presidenti grek i cili herën e fundit që ka qenë në Shqipëri u “tremb” nga protestat e çamëve tha i mëshon shumë respektimit të të drejtave të minoritetit.
Çeshtja çame, molle sherri
Pas vendimit të dhënë nga gjykata e lartë greke për shitjen e pronave të çamëve në Greqi, kanë reaguar menjehërë shoqatat çame në Shqipëri por edhe zyrtarët e lartë të shtetit shqiptar. Kryeministri Sali Berisha deklaroi se çështja çame nuk mund të mbyllet dhe se ende operon në këtë fushë drejtësia ndërkombëtare. Pas takimit Karamalis Berisha në Athinë, dy kryeministrat patën deklarata të kundërta. Berisha tha se çështja çame do të zgjidhej në bazë të traktatit të miqësisë mes dy vendeve dhe kjo ishte diskutuar në takim. Ndërkohë që qeveria greke e përgënjeshtroi deklaratën dhe thanë se çështja çame nuk ishte bërë objekt bisede në takim.


  Gjithsej 422 faqe: « E parë ... « 123 124 125 126 127 128 129 130 131 [132] 133 134 135 136 137 138 139 140 141 » ... E fundit »
Trego 422 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.