Forumi Horizont | Gjithsej 365 faqe: « E parë ... « 124 125 126 127 128 129 130 131 132 [133] 134 135 136 137 138 139 140 141 142 » ... E fundit » Trego 365 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e librit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=107)
-- Poezi te autoreve te ndryshem (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1067)
LETER POPULLIT TIM
Populli im, buken e mengjesit nen sqetull,
nje cigare tymzeze,
sy rrathenxire nga pagjumesia.
Ku po shkon kete fundshekull?
Hapat e tu-. simfoni e nente bethoviane,
mengjesi. dileme hamletiane,
mesdita-. plak urt, femije rebel,
ne c'enderr hyn, valle naten,
nga c'enderr ne mengjes, valle del?
Ti, i pasigurti si nje syth marsi,
Ti, i sigurti si deti,
me i urte se vete Buda,
Me martir se Krishti,
Me profet se Muhamedi.
Lerme te t'i puth syte
serish
S
E
R
I
SH
Syte, ah, syte,
fole dhembjesh,
arene tragjikomedish.
T putha dhe putha gjithe pellumbat,
Te qafova dhe qafova gjlthe detet.
Ku po shkon, i bukuri im, kete fundshekull?
Kudo shkofsh me merr me vete.
Me merr ashtu thjesht,
pa karrige, pa veture.
Kjo eshte leterankesa ime e pare dhe e fundit.
Firma : Bardhyl Londo
Nendor 1990. E merkure.
Gjithsej 365 faqe: « E parë ... « 124 125 126 127 128 129 130 131 132 [133] 134 135 136 137 138 139 140 141 142 » ... E fundit » Trego 365 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.