Forumi Horizont Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 124 125 126 127 128 129 130 131 132 [133] 134 135 136 137 138 139 140 141 142 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Enciklopedi e vogel e filmave italiane (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15881)


Postuar nga Fajtori datë 11 Shtator 2010 - 10:49:

Italia a mano armata (1976)

Regjia: Marino Girolami
Skenari: Vincenzo Mannino, Gianfranco Clerici, Leila Buongiorno
Aktor: Maurizio Merli

Nje autobus me femije merret peng ne Milano dhe komisar Betti vihet ne kerkim te autoreve. Arrin te gjeje pengmarresit por nje nga femijet nuk arrin te shpetoje gjalle. I bindur se organizatori i bandes eshte dikush tjeter ai mundohet te gjeje kapon. Gjurmet e çojne ne Genova ku kapobanda eshte nje pasanik me Benz dhe shofer. Gjate hetimeve komisari vret dike per vetembrojtje por e fusin ne burg, ku kriminelet qe ka arrestuar duan ta vrasin. Arrin te dale nga burgu dhe te kape pasanikun me gjithe ortaket gjate nje spedicioni kontrabande.


Film i ngjashem me ate te Romes, por ketu levizet nga Torino, ne Milano dhe pastaj ne Genova. Ka shume makina qe perplasen, bien ne det apo marrni zjarr, por jo gjithmone kane dale mire. Madje ne nje skene ne vend te personazhit duket stunt-man me kaske brenda ne makinen qe po merr flake.

Dy vjet pas Roma Violenta krimi duket me i pjekur. Tashme ka personazhe te ngritur intelektualisht qe i mendojne mire planet dhe bejne biznes kontrabande (jo thjesht vjedhje kuletash). Megjithate kriminelet e vegjel ekzistojne gjithmone, edhe pse eshte emblematik personazhi i nje xhepisti qe behet shofer i pasanikut per te patur nje rroge. Ne nje fare menyre e ardhmja i dorezohet krimit te sofistikuar dhe nuk ka vend per xhepiste te thjeshte.

Kuriozitete:



Hapja e filmit (anglisht):


Dublimi anglisht gati-gati eshte me i mire se italisht.

Ndersa kjo eshte pjesa e Grindhouse me te njejten muzike:


  Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 124 125 126 127 128 129 130 131 132 [133] 134 135 136 137 138 139 140 141 142 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.