Forumi Horizont Gjithsej 135 faqe: « E parë ... « 124 125 126 127 128 129 130 131 132 [133] 134 135 »
Trego 135 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Kape Castin. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6892)


Postuar nga Indrit datë 08 Dhjetor 2006 - 15:59:

HARRESA E NAIMIT!
(Ne kujtim te dhunimit te parlamentit shqiptar)
 
1.
Dua te behem nje cast Naimi
Ti kendoj prape blegtorise
Tu kendoj lopeve te terbuara
Dhe nje here ti flas bagetise.
 
2.
Kendoi shume Naimi i gjore
Per shqiperine, te tijin vend
Shkroi per dashin me kembore
Per cjapin me zile qe merzen.
 
3.
Poet i madh, dicka harrove
Kur i kendove bagetise
Lopes se cmendur nuk i kendove
Qe po ha barin e shqiperise.
 
4.
Numri i lopeve tashme na eshte shtuar
S’di kujt ti kendosh ,nuk jane nje e dy
Tek ne nuk ka ardhur vec fare e terbuar
Jane vec copa mishi me brire e me sy.
 
5.
Lejome Naim te te kopjoj
Sepse nuk jam si ti poet
Lopeve te cmendura sot tu kendoj
Stalles qe quhet parlament.
 
6.
Kjo stalle e mbushur me te marre
Perplot mafioze e trafikante
Luajne tashme te njohuren drame
C’jerru, bertit, gallate, gallate…
 
7.
Kur i shikon qe llomotisin
Mendon se flasin me zjarr te zemres
Tamam si pulat kur karkarizin
Pasi kane bere kokrren e vezes.
 
8.
Me njeri- tjetrin shahen e rrihen
Shajne edhe nenat sa jane ne salle
Por kur mbaron seance e dites
Dalin plot gaz, pijne kafe bashke.
9.
I harrojne zenkat qe bejne ne salle
Ju del nga mendja dhe populli i mjere
Sharjet e zenkat ishin thjeshte reklame
Sa peshe kane te sharat per njerez pa nder?
 
10.
Kur i ze terbimi rrihen e peshtyhen
Per hir te “popullit”, nuk do fare mend
Eh, popull mizor ti mbetesh fajtori
E sheh se c’po behet vec per hirin tend?
 
11.
Per hallet e popullit qajne k’to te terbuar
Per vete s’kane halle te qajne ndonjehere
Me goje te ndyre shajne, shkaterrojne me duar
Per nje liste zgjedhore,per nje komisioner.
 
12.
Keto jane hallet qe kane sot Shqiptaret
Problemet e tjera jane zgjedhur per fat
Plot “gaz” na kaloi gjithe jeta per rradhat
Dikur bleres qumeshti, sot si refugjate.
 
13.
Rrine makinat rradhe- rradhe
Qe nga Korca ne Kapshtice
Ne qershor del nga Shtepia
Ne Greqi mberrin ne vjeshte.
 
14.
Rritet mjekra tre pellembe
Ne pasqyre veten s’njeh dot
Ne kufi ndodh te te kthejne
S’je ai ne pasaporte.
 
15.
Cfare hallesh te tjera na paskan shqiptaret?
S’kane ne cezma uje, apo ikin dritat?
Le te ikin dritat ne kemi fanaret,
Plot me uje te “paster” kemi depozitat.
 
 
 Vijon--------------------


  Gjithsej 135 faqe: « E parë ... « 124 125 126 127 128 129 130 131 132 [133] 134 135 »
Trego 135 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.