Forumi Horizont Gjithsej 292 faqe: « E parë ... « 125 126 127 128 129 130 131 132 133 [134] 135 136 137 138 139 140 141 142 143 » ... E fundit »
Trego 292 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- E Merkure 3 shtator 2003 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1968)


Postuar nga lova datë 06 Prill 2004 - 17:50:

Post

Dy flutura ngecin në rrjetën e merimangës. Megjithë përpjekjet që bënë për të shpëtuar, ato dështuan. Njëra prej tyre, thotë:
- Duhet të bëjmë çmos që të këpusim këto fije të mallkuara dhe nuk duhet t’i dorëzohemi kurrë të keqes. Hidhet e dyta e thotë:
- U përpoqëm shumë, moj mikja ime, po nuk mundëm të shpëtojmë. Prandaj duhet të presim se mos kalon ndonjë flutur e na shpëton nga kjo e keqe që na zuri.
Gjatë kohës që ato ishin duke folur me njëra-tjetrën aty pranë po kalonte krenare një flutur e bukur, duke lëvizur krahët nën rrezet shkëlqyese të diellit. Sapo e panë, të dyja fluturat, i thirrën:
- O ti moj flurur e nderuar, të lutemi na ndihmo të shpëtojmë nga kjo rrjetë, pasi nga çasti në çast mund të vijë merimanga të na gëlltisë që të dyjave, prandaj të lutem na ndihmo!
E krekosur flutura hodhi vështrimin nga ato të dyja e tha:

- Duhet të ishit treguar të kujdesshme para se të binit në këtë fatkeqësi. Ndërsa unë nuk mund t’ju ndihmoj, pasi më shqyhen krahët e mi shumëngjyrësh. Unë nuk mundem. Kërkoni ndonjë tjetër t’ju ndihmojë.


  Gjithsej 292 faqe: « E parë ... « 125 126 127 128 129 130 131 132 133 [134] 135 136 137 138 139 140 141 142 143 » ... E fundit »
Trego 292 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.