Forumi Horizont Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 125 126 127 128 129 130 131 132 133 [134] 135 136 137 138 139 140 141 142 143 » ... E fundit »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)


Postuar nga ksenia datë 06 Korrik 2007 - 13:33:

Citim:
Po citoj ato që tha kontinenti
Shih cfar lloj njeriu qe ishte?

Kerkonte me cdo kusht sipatine e njerzve gje e cila i mungonte shume..
Ne shkolle qendronte gjithmone e gatshme per te buzeqeshur.
E shikoje ne cdo grup njerzish dhe me qe i kishte dhene kujdes dhembeve tek dentisti, ato perhere i mbante jashte, por qe pasi ndahej nga njerzit harronte cdo lloj buzeqeshje fallso qe kishte dhene.
Kur jane me shumice keto buzeqeshje, e natyrshme qe ato te harrohen sepse mbi te gjitha nuk jane as te verteta.
Por jeta kalimtare e grupit tone ecte me shpejt. Kjo eshte arsyeja qe askush nuk ishte perqendruar tek ajo qe ta kuptonte se cdo gje e kishte pa themele.
Në drejtori kishte marre te gjitha ditelindjet e grupit tone te madh dhe sipas saj, ne kete menyre kishte gjetur nje celes sipmatie. Cdo ditelindje e kishte ne bllok te shkruar.
Po cfar bente se?
I vinte tjetrit me nje nje lule, (femer apo mashkull nuk kishte rendesi) dhe gjoja se e kishte patur ndermend i ''uronte'' ditelindjen.
Ne fakt njerzit gezoheshin, por askush nuk e kuptonte se kjo ishte nje pune rutine e saj. E thashe dhe me lart...qe grupi yne kishte jeten kalimtare te tij, kishte te tjera preokupime, ndaj dhe nuk kishte bere asnje hetim kundrejt ketij njeriu qe kenaqej ne kete menyre duke menduar se po korrte sukses.
Pikerisht se njerzit ishin larg ketij ''suksesi'' te kote, ndaj dhe nuk i kishin dhene rendesi veprimeve te saja.
E kush do te merrej me te, per gjera qe dhe vete ''te uruarit'' e harronin ditelindjen e tyre pas disa ditesh.
Nje here nje vajze i ra pikes, (edhe ajo kishte qene nje e ''uruar'' prej personit ne fjale) sepse duke iu referuar historise, ajo e krahasoi me nje president te dikurshem, i cili kishte nje liber te madh me datat e pavarsise se shteteve dhe cdo dite conte nga nje telegram duke uruar presidentin e shtetit tjeter per pavarsine e vendit te tij, por nga ana tjeter, po vete ky president as qe e kishte idene se nga binte ai shtet
Me nje fjale...politike hesapi.
Por ne ditet e sotme egziston dhe politika e ''luges se zbrazur'' (ne cfar kohe te cuditshme qe jetojme!) dhe duke dashur te kete simpatira me cdo kusht, ajo, jo vetem qe e kishte lugen e zbrazur, por kete luge e kishte dhe prej letre.
Sidoqofte sukses paste ne zbrazetine e saj, pasi ky lloj suksesi eshte teper i vecante dhe nje material i mire per psikologet.
Ne rastin e zbulimit te saj, une besoj se shkenca e psikologjise do te kete nje ndihme te madhe ne trajtimin dhe kurimin e pacienteve.
A e dini se vetite e keqia qe kemi ne njerzit....qe te gjitha jane semundje psikike?
Por shume prej tyre dihen dhe ketu fillon lufta ndermjet te mires dhe te keqes.
E rendesishme eshte per ato ane te rralla....teper te rralla apo te errta qe ka psikika njerezore, si personi ne fjale, qe ne kete pike eshte e vecante sepse kenaqesia e ''luges se zbrazur'' kur eshte dhe me vetedije te plote, perben nje zbulim psikik te madh. Per keto pune, thone se ka qene i afte Dostojevski, pasi personazhet e tij, ishin te ketij lloji, me diagnoza te cuditshme, pra vete shkrimtari i madh, ishte nje psikolog dhe gjithmone gjente mendimet dhe deshirat te dala nga tru qe do ngaterronin dhe shkencen moderrne te psikologjise.

Pak vete e dinin qe pasi bente kete ''urim'' ajo e harronte...dhe kishte te drejte per kete gje. ''Urimi'' as qe i interesonte asaj, ajo donte qe njerzit te thonin; sa e mire qe eshte! Kerkonte te ishe dikushi me ane te urimit qe ajo e quante arme te forte per te arritur sukeses e ''luges se zbrazur''.
Nga ana tjeter ajo per ''te uruarin'' nuk linte fjale te keqe pa thene, cdo sharje ia hidhte mbi koke, por kjo ndodhte shpesh dhe pas 5 minutave te para te ''urimit te madh''.
Por...ja qe njerzit nuk i kishin dhene rendesi ''urimeve'' te saja.
Po pse ndodhte kjo gje?
Eh...deshirat e pa plotesuara, do te thoshte Frojdi me Jungun.

Eh...psikika...psikika....!



O konte, si muhabet kafesh mu duk...


  Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 125 126 127 128 129 130 131 132 133 [134] 135 136 137 138 139 140 141 142 143 » ... E fundit »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.