Forumi Horizont | Gjithsej 365 faqe: « E parë ... « 126 127 128 129 130 131 132 133 134 [135] 136 137 138 139 140 141 142 143 144 » ... E fundit » Trego 365 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e librit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=107)
-- Poezi te autoreve te ndryshem (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1067)
Poezi nga Ndoc Papleka
NJE NENE
Askush s'mund ta dijë sa vjet ka:
Ajo është e mocme sa dhimbja,
Ajo është e re sa krenaria!
Në shtepizen e qetë s'ka njeri,
Pervec fotografisë së dy djemve të saj:
Në nje mal me borë ranë për liri.
Njerën kembe e ka te paralizuar,
Gishtat e duarve i ka të holluar nga soda:
Ajo që në vegjëli ka larë rroba.
Megjithatë as tani nuk rri shtrire,
("s'mund te rri kurrsesi" , thote ajo.)
Në oborrin e vogël del qe pa gdhirë.
Në kopshtin e saj ka shumë trëndafila,
Të kuq e të bardhë gjer në vjeshtë.
(Midis tyre ajo ngjet si fiongo e zeze!)
Ajo con tufa ne varret e të rënëve,
U fal të rinjve të fejuar në lagjie,
U fal të gjithëve për ditë feste e dasme...
Asaj jeta nuk i dhuron lule:
Ajo tërë jetën rriti trëndafila
Për lirinë dhe njerëzit e mirë.
Gjithsej 365 faqe: « E parë ... « 126 127 128 129 130 131 132 133 134 [135] 136 137 138 139 140 141 142 143 144 » ... E fundit » Trego 365 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.