| Forumi Horizont | Gjithsej 136 faqe: « E parë ... « 126 127 128 129 130 131 132 133 134 [135] 136 » Trego 136 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Gishta qe dridhen (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15119)
Diku ne ndonje faqe libri modern, gote vere apo tym cigaresh, ne nje te kaluar te turbullt ku arsyeja ishte nje lemsh i ngaterruar leshi, vendosa te pranoj nje genjeshter prej brezit "Y". Ndoshta po vrapoja prej dickaje, apo ndoshta thjesht po rebelohesha ndaj... vetes?! Nuk e di te them te drejten. Por e verteta eshte se ne nje moment vendosa te besoj se mund te vija jeten time ne pauze dhe si ne nje film sci-fi do te trasferohesha ne nje univers paralel identik me egzistuesin pervec faktit se mund te beja cfare te desha per nje perjudhe disa vjecare dhe kur te vendosja te kthehesha ne universin tim origjinal thjesht do te vazhdoja te jetoja jeten time atje ku e kisha lene minus vitet qe kisha jetuar ne universin paralel. Asnje pasoje, asnje modifikim shpirteror, emocional, apo mendor. Thjesht kujtimet e atyre viteve do te arshivoheshin diku thelle ne tru dhe jeta do te vazhdonte si ishte me pare.
E pare nga ky kend veshtrim nuk e kam idene te them te drejten se si e ngelltita nje genjeshter te tille, por diku ne te kaluaren e bera pjese kryesore te botekuptimit tim.
Hmmm... interesante. Duhet menduar me thelle.
| Gjithsej 136 faqe: « E parë ... « 126 127 128 129 130 131 132 133 134 [135] 136 » Trego 136 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.