Forumi Horizont Gjithsej 135 faqe: « E parë ... « 126 127 128 129 130 131 132 133 134 [135]
Trego 135 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Kape Castin. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6892)


Postuar nga Indrit datë 27 Maj 2007 - 00:23:

Kosoves!

Me zjarr te dogjen, me pushke e tanke
Ah, mizorisht me kembe te shtypen
Por ti durove c’do force barbare
Fort te shternguan por dot s’te mbyten.

Te stermunduan ty dite e nate
Te shkaterruan, te bene germadhe
Porsi vampire gjakun ta pine
Te bene kurban si bagetine.

Te dogjen fshatra e qytete
Gjithcka te moren,edhe lirine
Por ti krenare Kosove mbete
Askush s’ta mori dot trimerine.

Me arme ne dore, me gjak shqiptari…
Kurre se humbe ti krenarine
Me gjak e lave c’do fije bari
Mbi gjakun tend lulekuqja mbin.

….

Me zjarr te dogjen, me pushke e tanke
Te handakosen, te stermunduan
Por ti qendrove fortese krenare
Krenarine tende dot nuk e shuan.

Per liri, nder,me pushke ne dore
Gjithmone krenare, Kosove luftove
Perballe gjakpiresit su gjunjezove
Moj mbretereshe me kurore.

Me gjak shqiptari, me pushke ne dore
Si kurdohere me koken lart
Neper shterngata ,bresher,debore
Lirine fitove me lot e gjak.

Kosove e dashur,ti, o nena jone
O vend i lare me gjak shqiptari dhe me lot…
Shqiptare je,e do te mbetesh pergjithmone
Sa te rroje shqipari i fundit ne k’te bote.


  Gjithsej 135 faqe: « E parë ... « 126 127 128 129 130 131 132 133 134 [135]
Trego 135 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.