Forumi Horizont | Gjithsej 239 faqe: « E parë ... « 127 128 129 130 131 132 133 134 135 [136] 137 138 139 140 141 142 143 144 145 » ... E fundit » Trego 239 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Thuamë se më Dashuron.. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12220)
KENGE E DESHPERUAR
Kujtimi yt shfaqet papritur ne naten ku jam.
Lumi lidh me detin vajtimin qe s’pushon.
I braktisur si limanet ne agim.
Erdhi koha qe te nisesh.Oh, i braktisur!
Mbi zemren time rigojne pikela te ftohta.
Oh, pirg germadhash, varreze e frikshme anijesh!
Ne ty jane rrasur betejat dhe fluturimet.
Nga ti ngriten flatrat zogjte kengetare.
Ti c’so gje ke perpire, si largesia.
Si deti, si koha.Dhe gjithcka ne ty qe permbytje!
Ishte ore e gezueshme e sulmeve dhe puthjeve,
ore e habitjes qe ndrinte si nje far.
Ankthi I timonierit dhe furia e zhytesit te verber,
dehja e turbullt e dashurise, - e tera ne ty ishte permbytje!
Nje femijeri mjegulle shpirti im me krahe te plagosur.
Shpikes humbur, gjithcka te ti ishte permbytje!
Ti ngjeshe dhimbjen, dhe rroke deshiren.
Te rrezoi pikellimi, dhe cdo gje ne ty ishte permbytje!
Une e zmbrapsa murin e hijes,
kaperceva pertej deshires dhe veprimit.
Oh mish, mishi im – grua, qe te desha dhe te humba,
te kujtoj ty dhe ne kete ore te qullte kendoj.
Si nje vazo, ne veten tende bujte, butesine e pafund,
dhe harrimi i pafund si nje vazo te theu.
Ishte e zeze, vetmia e zeze e ishujve, -
dhe atje, - o grua e dashurise- me pranuan krahet e tu.
Ishte etja dhe uria, dhe ti ishe frut.
Ishte dhimbje, rdhe ti ishe mrekullia.
Ah, grua, si munde ti te me mbertheje
ne token e shpirtit tend, ne kryqin e kraheve te tu.
Deshira ime per ty ishe me mizorja dhe me e shkurtra,
me e stuhishme dhe e dehur, me e ndere dhe e pangopur.
Varreze te puthuras, ede ka zjarr ne varrin tend,
ende digjeshin veshulet e rrushit qe zogjte i hane.
Oh, goje e kafshuar, oh, gjymtyre te puthura,
Oh, dembe te uritur, o trupa te perqafuar.
Oh, ciftezim i furishem shprese e mundimi,
ne te cilin u shkrime e deshperuam.
Dhembshuria, e lehte si uji dhe mielli.
Dhe fjala e saponisur ne buze.
Ai ishte shorti im, dhe mbi te kaloi deshira,
dhe kur deshira ime u permbys, - gjithcka te ti qe permbytje.
Oh, vend ermadhash, net y cdo gje shebej, -
c’dhimbje s’e the, c’dhimbje s’ta mori frymen.
Nga varri ne var ti digjeshe e kendoje.
Ne kembe porsi detari ne bashin e anijes.
Dhe ti lulezohe ne kenge, therrmoheshe ne rrymat e ujit.
Oh, grumbull germadhash, pus i hapur pikellimi.
Zhytes i zbehte i verber, krdhetar i pafat,
shpikes i humbur, - gjithcka te ti qe permbytje!
Eshte ora e nisjes, ore e eger e ftohte,
qe nata e nguros ne ecjen e oreve.
Brezi shkembor i detit e shtrengon bregun.
Ndrijne yje te reja, shtegtojne zogj te zinj.
I braktisur jam, si limanet ne agim.
Dhe ne duart e mia perpelitet vetem hija qe dridhet.
Ah, sa me larg nga te gjitha! Sa me arg nga te gjitha….
Eshte ora e nisjes.Oh, ti i braktisur!
A nuk eshte fantastike???!!!!!!!!!!
Gjithsej 239 faqe: « E parë ... « 127 128 129 130 131 132 133 134 135 [136] 137 138 139 140 141 142 143 144 145 » ... E fundit » Trego 239 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.