Forumi Horizont Gjithsej 404 faqe: « E parë ... « 127 128 129 130 131 132 133 134 135 [136] 137 138 139 140 141 142 143 144 145 » ... E fundit »
Trego 404 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Sali Berisha, komunisti i veshur tani me petkun e Demokracise?! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14943)


Postuar nga Vizioner datë 14 Shtator 2009 - 15:55:

"Në qeverinë e re kemi edhe një ministër të tretë të pandehur"

...Marre nga Gazeta "Shekulli"



Pjesë nga shtypi i ditës: "Ministri i ri i Ekonomisë dhe i Energjetikës në Shqipëri, Dritan Prifti, në fillim të vitit 2002 është përballur me akuza zyrtare nga Prokuroria e Përgjithshme për shpërdorim të detyrës dhe mashtrime gjatë kryerjes së saj.


Atë kohë, z. Prifti i ka shpëtuar heqjes së imunitetit, për shkak të tensioneve politike që çuan në shkarkimin nga detyra të Prokurorit të Përgjithshëm dhe për shkak të rrethanave njerëzore që u krijuan atëherë.


Ai vuante nga një sëmundje e rrezikshme dhe për këtë gjë ai u dërgua të kurohej jashtë vendit dhe, për fat të mirë, ai e fitoi betejën me sëmundjen e tij.


Prokuroria nisi një hetim për abuzimet financiare në KESH, që drejtohej për rreth një vit nga Dritan Prifti. Madje Prokuroria e Përgjithshme përpiloi zyrtarisht akuzën dhe nisi shkresën për zhveshjen nga imuniteti parlamentar të Dritan Priftit.


Burime të shtypit të asaj kohe tregojnë se kërkesa për të hequr imunitetin e ish-drejtorit të KESH-it, Dritan Prifti, u vonua, për shkak se Parlamenti po shqyrtonte miratimin e qeverisë "Majko".


Në dokumentacionin e Prokurorisë së Përgjithshme të asaj kohe, i cili rridhte në formë informacioni në shtyp, thuhej se hetimet kanë nxjerrë në pah shkelje të rënda të z. Prifti.


Prokuroria e pati të vështirë të shkojë te nisja zyrtare e hetimeve ndaj deputetit Dritan Prifti, për shkak të mungesës së thellë të vullnetit në Parlament nga një grup i madh deputetësh të kontrolluar nga Ilir Meta dhe për shkak të burokracive parlamentare. Më pas, rrethanat njerëzore të shëndetit të deputetit Dritan Prifti ishin të mjaftueshme për ta pezulluar heqjen e imunitetit.


Do të ishte cinike nga ana e Parlamentit që ta bënte këtë gjë, ndërkohë që ai po zhvillonte një betejë për jetën me sëmundjen e tij".
Ok. Por kjo nuk i heq asnjë presje faktit që z. Prifti është një zyrtar i akuzuar zyrtarisht. Në qeverinë e re, pra, veç Bashës dhe Mediut, kemi një ministër të tretë të pandehur.


  Gjithsej 404 faqe: « E parë ... « 127 128 129 130 131 132 133 134 135 [136] 137 138 139 140 141 142 143 144 145 » ... E fundit »
Trego 404 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.