Forumi Horizont Gjithsej 331 faqe: « E parë ... « 127 128 129 130 131 132 133 134 135 [136] 137 138 139 140 141 142 143 144 145 » ... E fundit »
Trego 331 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- L.Basha Vs E.Rama (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18322)


Postuar nga Fajtori datë 11 Maj 2011 - 08:47:

Rama per ate fushate qe beri dhe per faktin qe ka dale vetem neper podiume, ka arritur fitore shume te madhe ne Shqiperi. Tani ka ligjeruar qenien ne krye te PS dhe do prese zgjedhjet e ardhshme si kryetar, te cilat i ka te sigurta qe i fiton. Te arrije shumica e Shqiperise te votoje Ramen ne keto kushte, kur Berisha rikatoi gjithe qytetet se po te mos votonin kantidatin e vet do kishin "probleme" me financimet nga pushteti qendror, ehuuu... se priste njeri kete rezultat (as vete Rama). Le pastaj qe ra Kavaja, qe Berishes tani i duhet te mendohet 10 here ku e ka bastionin e vet se i eshte prish harta.

Puna eshte vetem se i duhet Tirana te dyja paleve. Po e mori Edi, fut ne xhep zgjedhjet e ardhshme 99%. Po e mori Basha, paraqitet nje konflikt i mundshem me pushtetin qendror kur ti kaloje qeveria socialisteve. Dhe tironsit jane tmerruar nga konflikti aktual qe bllokon Tiranen nga lufta PD-PS. Qeveria ul financimet, minibashkite nuk miratojne dot asgje, etj. etj. Edi Rames i duhet Tirana qe te zhyse Berishen njehere e pergjithmone me koke poshte. Berishes i duhet si shpresa e fundit ku te kapet keto dy vjet (deri ne zgjedhjet e 2013).

Nejse, edhe pse Rama nuk perben ndonje ndryshim thelbesor ne politike, duhet pranuar qe keto zgjedhje i fitoi bujshem.


  Gjithsej 331 faqe: « E parë ... « 127 128 129 130 131 132 133 134 135 [136] 137 138 139 140 141 142 143 144 145 » ... E fundit »
Trego 331 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.