Forumi Horizont Gjithsej 292 faqe: « E parë ... « 127 128 129 130 131 132 133 134 135 [136] 137 138 139 140 141 142 143 144 145 » ... E fundit »
Trego 292 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- E Merkure 3 shtator 2003 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1968)


Postuar nga eliz datë 07 Prill 2004 - 07:25:

Citim:
Po citoj ato që tha lova
Dy flutura ngecin në rrjetën e merimangës. Megjithë përpjekjet që bënë për të shpëtuar, ato dështuan. Njëra prej tyre, thotë:
- Duhet të bëjmë çmos që të këpusim këto fije të mallkuara dhe nuk duhet t’i dorëzohemi kurrë të keqes. Hidhet e dyta e thotë:
- U përpoqëm shumë, moj mikja ime, po nuk mundëm të shpëtojmë. Prandaj duhet të presim se mos kalon ndonjë flutur e na shpëton nga kjo e keqe që na zuri.
Gjatë kohës që ato ishin duke folur me njëra-tjetrën aty pranë po kalonte krenare një flutur e bukur, duke lëvizur krahët nën rrezet shkëlqyese të diellit. Sapo e panë, të dyja fluturat, i thirrën:
- O ti moj flurur e nderuar, të lutemi na ndihmo të shpëtojmë nga kjo rrjetë, pasi nga çasti në çast mund të vijë merimanga të na gëlltisë që të dyjave, prandaj të lutem na ndihmo!
E krekosur flutura hodhi vështrimin nga ato të dyja e tha:

- Duhet të ishit treguar të kujdesshme para se të binit në këtë fatkeqësi. Ndërsa unë nuk mund t’ju ndihmoj, pasi më shqyhen krahët e mi shumëngjyrësh. Unë nuk mundem. Kërkoni ndonjë tjetër t’ju ndihmojë.



Dhe sic vazhdoi rrugen flutura krenare bie per vete ne gracken e nje merimange.Dhe po mendonte si kishte mundesi qe ti ndodhe dicka e tille.Po vriste mendjen pse?pse?pse?por me kot.
Kalon andej nje flutur tjeter dhe dy fluturat e para filluan te therrasin ndihme.I ndihmon kjo dhe fluturat u cliruan.Dhe te treja te lumtura filluan te fluturojne ne qiellin e lire kur papritur degjojne zerin e flutures qe kishte rene ne gracke.Niset me vrape flutura e fundit ndersa dy te tjerat se prishen terezine.U mundua ta clironte por vetem s`ia arriti dot qellimit dhe fluturoi larg e deshperuar ndersa linte prapa fluturen te rrjeta.

Lova do me pelqente me shume kjo mbyllje .
Sado te kujdesshem te jemi disa gjera si kemi fare ne dore.Kush kerkon ndihme duhet ndihmuar.


  Gjithsej 292 faqe: « E parë ... « 127 128 129 130 131 132 133 134 135 [136] 137 138 139 140 141 142 143 144 145 » ... E fundit »
Trego 292 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.