| Forumi Horizont | Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 127 128 129 130 131 132 133 134 135 [136] 137 138 139 140 141 142 143 144 145 » ... E fundit » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)
Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Nqs do te tregoja te njejtin vendosmeri me te cilen po zbrazja gotat naten qe shkoi, ne shkolle apo ne pune duhet te isha bere "dikushi" sic kam degjuar njemije here nga goja e babait. Te behesh dikushi. Ne atdheun tim te brishte ky dikushi do te ishte nje gango me xhyp lekure dhe me syze te zeza qe fliste ne cel nga makina per te rezervuar pushimet ne Turqi. Ketu ne Ameriken e mundesive ai dikushi duhet te jete nje bankier barkalec dhe gjysem tullac qe kosit barin para shtepise dykateshe me garazh per tre makina, nje mengjez te djele ne te shkurtrat e tij te preferuar te blera ne udhetimin e fundit ne Hawai.
Ndoshta sot do te isha bere ai dikush, ne vend qe te cohesha me ngadale nga nje krevat i panjohur dhe te kthehesha i vetem ne shtepi me nje corape mbasi kurre nuk e gjeta dot ku m.... e kishte fshehur qeni i urryer i saj.
Disa thone qe te kthehesh ne oren 7:30 te mengjesit ne shtepi me koken qe te duket sikur do te shpertheje nga momenti ne moment nqs e leviz papritur, eshte edhe ajo arritje ne veten e saj. Dmth nje lloj tjeter "dikushi" i formuar lokaleve dhe bareve kerkon te drejten e tij te vendoset ne mendjet e njerzve per adhurim.
Cudi!!
Per mua arsyeja qe me shtyn te veproj eshte e thjeshte: gotat zbrazen me lezet kur i zbraz bashke me nje vajze dhe kuptohet qe mbas nje sasie te konsiderueshme borxhi ne kredit karten time gjerat kalojne perseri ne boten e ndjenjave shtazarake ose ndjenjave elementare, si psh te shkosh te zbrazesh fshikezen e urines, te ferkohesh pas nje trupi te ngrohte dhe te bute, te besh seks dhe po te kesh kohe dhe te hash dicka. GJithcka behet me pak e komplikuar dhe perton te shtiresh me sasine e duhur te alkoolit.
Gjithcka e natyrshme dhe asgje per tu lavderuar apo per tu lakmuar.



| Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 127 128 129 130 131 132 133 134 135 [136] 137 138 139 140 141 142 143 144 145 » ... E fundit » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.