Forumi Horizont Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 128 129 130 131 132 133 134 135 136 [137] 138 139 140 141 142 143 144 145 146 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Enciklopedi e vogel e filmave italiane (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15881)


Postuar nga Fajtori datë 23 Shtator 2010 - 07:19:

L'ultimo bacio (2001)

Regjia: Gabriele Muccino
Skenari: Gabriele Muccino
Aktore: Stefano Accorsi, Giovanna Mezzogiorno


Kjo eshte historia rrakapjekthi e pese shokeve qe brenda 2-3 ditesh perballen me frikat, zenkat dhe tradhetite e mundshme te partnereve. Carlo eshte 29 vjeç dhe bashkejeton prej kohesh me nje vajze. Tashme ajo eshte shtatzane dhe te dy jane te lumtur. Por shpejt pasigurite e femres shtatazane dhe pasigurite e djalit gati 30 vjeçar te frikesuar nga krijimi i nje familje krijojne dite jo te qeta. Carlo njihet me nje 18 vjeçare, ajo ka aromen e rinise, shkujdesjen dashurine, ndersa partnerja ne shtepi po e rrethon gjithmone e me shume me kontekstin e ri familjar. Gjerat rreshqasin nga duart per te gjetur nje zgjidhje optimiste dhe romantike ne fund. Nderkohe shoket e tjere kane probleme shume te ngjashme. Njerin e ofendon gruaja vazhdimisht, ndersa tjetri eshte akoma i marrosur pas nje femre qe s'ia var. Mes problemesh sentimentale tre prej pese shokeve vendosin te lene gjithçka dhe te udhetojne me kamper neper bote. Por plani komplikohet nga vete pasiguria e tyre qe nuk arrijne te lene gjithçka pas kraheve. Ne ajer mbetet shija e pyetjes nese revolucioni i vertete eshte te jesh besnik apo te hedhesh poshte moralet e besnikerise. Regjizori i jep si gjithmone zgjidhje romantike/sentimentale te ngjashem me filmat amerikane.


Film i bukur me realizim te mire. Regjizori meriton shume oer skenat dhe menyren si rrotullon kameran duke e bere historine terheqese. Ideja dhe aspekti humoristik ngjan me "Manuale d'amore", por ky film ka nota me serioze dhe me tragjike ne momente te caktuara, edhe pse terheq me shijen e karameles ne fillim. Ka fituar shume çmime, por duhet thene se ka nje ritem paksa konfuz duke kaluar gjithe kohes nga nje histori tek tjetra.

Nje permbledhje e gjithe filmit:


  Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 128 129 130 131 132 133 134 135 136 [137] 138 139 140 141 142 143 144 145 146 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.