Forumi Horizont Gjithsej 3362 faqe: « E parë ... « 128 129 130 131 132 133 134 135 136 [137] 138 139 140 141 142 143 144 145 146 » ... E fundit »
Trego 3362 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiva (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=356)
-- mendime te castit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8245)


Postuar nga PARIS datë 11 Shkurt 2006 - 07:01:

Nuk e di se pse e kam te domosdoshme te flas me dike.Por s`e bej dot.
Dua te nxjerr fundin e shpirtit, ndonse e di qe do me demtoje.
Psikologjikisht renduar nga pluhurat e ndergjegjes tende,qe ne jemi mesuar
t`i kaperdijme si ujin, kur kemi etje dhe kur s`kemi.
Mos u largo prej Nesh.Ne jemi foleja e vetme qe ke ndertuar me vullnetin tend,
mos e shkaterro serish,sic ke bere dikur.Je Baba,dhe duhet te kesh me shume
vullnet dashurie per folene tende.
Te presim te qeshur, e jo pret te te heqim dhe kepucet nga kemba.
Te kuptojme, te vleresojme por mos na ver shkelmin!
Bej kthese.E ke shume te lehte.Asgje s`te mungon.Askush s`te mban meri.
Dhe ndersa fleme, enderrojme vetem ty te lumtur dhe sic ke qene dikur...
Por te ka zene semundja e parase.Je bere i keq,padashur!
Te ka zene pasuria driten e jetes tende qe ishte per ty dikur-Familja.
Mos ngurro!flit!Cfare fsheh shpirti yt?Edhe nese do te dalesh nga kjo foleja jone- ta bejme hallall!Vetem ti te jesh i qete...Kush do te te therrase me Baba?!?!
...


  Gjithsej 3362 faqe: « E parë ... « 128 129 130 131 132 133 134 135 136 [137] 138 139 140 141 142 143 144 145 146 » ... E fundit »
Trego 3362 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.