Forumi Horizont | Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 129 130 131 132 133 134 135 136 137 [138] 139 140 141 142 143 144 145 146 147 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)
TIRANË - Diplomatja suedeze në Shqipëri, Elisabet Stamm, përfaqësuese e shtetit që kryeson BE-në ka deklaruar se Shqipëria nuk përfitoi liberalizim vizash vetëm se ka popullsi myslimane. Ajo shpreson se BE do ta bëjë këtë gjë për Shqipërinë në vitin 2010. Ajo edhe një herë jep qëndrimin e Suedisë, se vendi ynë nuk përfiton regjim vizash gjatë presidencës suedeze që përfundon në dhjetor 2009, ndërsa dihet tashmë se vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, me përjashtim Bosnjes, në janar 2010, udhëtojnë Shengen nëpër Europë.
Stamm ka qenë sot e ftuar në një konferencë për integrimin e Ballkanin Perëndimor organizuar nga Forumi për Demokraci, ku edhe u shpreh: "Heqja e vizave nuk është e mundur gjatë presidencës suedeze, por mendojmë se në vitin 2010 kjo mund të bëhet".
E pyetur se nëse plotëson kushtet brenga vitit 2010, a mund të përfitojë Shqipëria, ajo tha se "nuk besoj se Bashkimi Evropian do ta refuzojë një kërkesë të tillë për Shqipërinë edhe pse Shqipëria është paragjykuar deri tani për faktin se është popullsi myslimane". Stamm shprehu edhe mendimin e saj në lidhje me këtë çështje, se të gjithë myslimanët që jetojnë në vendet e Ballkanit, duhet të trajtohen njësoj si të tjerët.
Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 129 130 131 132 133 134 135 136 137 [138] 139 140 141 142 143 144 145 146 147 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.