Forumi Horizont Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 129 130 131 132 133 134 135 136 137 [138] 139 140 141 142 143 144 145 146 147 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Enciklopedi e vogel e filmave italiane (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15881)


Postuar nga Fajtori datë 09 Tetor 2010 - 08:06:

Tutta colpa del paradiso (1985)

Regjia: Francesco Nuti
Skenari: Giovanni Veronesi
Aktore: Francesco Nuti, Ornella Muti

Romeo del nga burgu pas 5 vjetesh pasi kishte grabitur nje banke. Gruaja e ka lene dhe djalin shteti ia ka dhene ne adoptim nje familje tjeter. Ai kerkon ndonje informacion nese djali eshte mire, por punonjesja sociale e fyen dhe e trajton si kriminel. Keshtu ai vendos ta gjeje vete djalin. Zbulon se djali jeton me nje familje ne mal dhe shkon atje disa dite. Askujt nuk i thote perse ka shkuar, por njihet dhe afrohet me banoret lokale dhe me familjen qe ka adoptuar djalin. Ai lidhet goxha edhe me djalin e tij, por tashme si nje i huaj. Megjithese ne fillim kishte qellimin ta merrte djalin, ai kupton se djali eshte vertet mire aty, prandaj vendos te largohet ashtu siç erdhi, me dashurine prinderore dhe pamundesine per ti dhene atij djali nje familje.


Eshte filmi i dyte me regji te vete Nutit. Teknikisht nuk eshte kushedi, por historia eshte mbreselenese. Ndryshe nga shume filma te tjere, ky nuk anon nga komedia por nga drama. Ama eshte nje drame e embel dhe e rralle per shikuesin. Akterimi i Nutit aq i bukur saqe edhe nje femije mund te kuptoje brengen e atij babai ne film.

Filmi transmetohej ne TVSH ne kohe te komunizmit. Ka nja dy pjese puthjesh qe me siguri do i kene prere ne kohet e atehershme.


Fragment kur Romeo shkon te pyese per djalin fill pasi del nga burgu:


Nje nga kenget gallate ne film:

(veç kesaj filmi ka kengen e bukur Lovelorn Man te kenduar nga Francesco Nuti)


  Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 129 130 131 132 133 134 135 136 137 [138] 139 140 141 142 143 144 145 146 147 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.