Forumi Horizont Gjithsej 178 faqe: « E parë ... « 129 130 131 132 133 134 135 136 137 [138] 139 140 141 142 143 144 145 146 147 » ... E fundit »
Trego 178 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tema Shoqerore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=313)
-- A do arrinit ta falnit partnerin tuaj ne nje rast te tille? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17697)


Postuar nga Katilesha datë 08 Mars 2010 - 15:02:

Re: A do arrinit ta falnit partnerin tuaj ne nje rast te tille?

Citim:
Po citoj ato që tha Debora*
Duke u nisur nga nje ngjarje qe i ka ndodh kohet e fundit nje Shqiptareje ketu ku une jetoj, do desha te dija mendimin tuaj.
E martuar prej me shume se 10 vjetesh, me dy femije, jete normale, pa probleme bashkeshortore. Kohet e fundit meson se burri eshte infektuar me AIDS. Ai e ka marre npm marredhenieve sexuale, gje qe nuk pranon t'ja pohoj gruas se vet. Ajo ndjehet shume e vrare shpirterisht. Shume e zhgenjyer nga burri i saj me te cilin mendonte se kishin marredhenie te mira, dhe nuk kishte asnje arsye per ta tradhetuar, sipas asaj. Fatmiresisht ajo nuk eshte e infektuar.
Ajo u shpreh se nuk kam per ta lene vetem ne nje moment te tille, por e kam veshtire t'ja fal tradhetine. Nuk e kishte tradhetuar vetem nje here, por me shume, vetem se ajo nuk e di nese behet fjale vetem me nje femer apo te ndryshme. Ai nuk do te flasi rreth tradhetise.

Si do te vepronit ju? A do arrinit ta falnit partnerin tuaj ne nje rast te tille?



Nuk e di perse po kjo tema me kujton ate shprehjen " O njeri me mend provoje ne kurrizin tend ta shohesh sa te dhemb". E kam fjalen qe eshte shume e thjeshte te thuash nuk e fal burrin, do i beja kete etc etc etc, ne nje rast kur ti nuk je perballur me ate lloj situate. Jam e sigurte qe te gjithe qe kane dhene mendime ne kete teme po te ishin perballe nje situate te tille, shumica ( per te mos thene te gjithe) do ishin sjellur ndryshe nga c'jane shprehur.

Une per vete e kam te veshtire te jap mendimin tim se si do te veproja po te gjendesha perballe nje situate te tille. Sepse ketu flasim per nje situate hipotetike ku ka familje, femije, tradheti dhe ne fund AIDS. E une nuk kam asnjerin prej ketyre keshtu qe jam ne nje pozicion qe rehat mund te them do e lija burrin se me ka tradhetuar ,e ka shkelur jo vetem mbi mua por edhe femijet etc etc. Por sikur te ishin gjerat kaq " te thjeshta" mire do te ishte.

Pastaj ne rastin e kesaj gruas nuk ka rast per falje, por rast per te mprehur mire lapesin e per t'i dhene zgjidhje situates. Pra eshte ceshtje llogarie se si do i dali asaj dhe femijeve me mire, e sa per burra ka me shumice..


  Gjithsej 178 faqe: « E parë ... « 129 130 131 132 133 134 135 136 137 [138] 139 140 141 142 143 144 145 146 147 » ... E fundit »
Trego 178 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.