Forumi Horizont Gjithsej 211 faqe: « E parë ... « 129 130 131 132 133 134 135 136 137 [138] 139 140 141 142 143 144 145 146 147 » ... E fundit »
Trego 211 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Monstra ne shpirtin tim (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9518)


Postuar nga Balerina datë 03 Dhjetor 2006 - 09:04:

Citim:
Po citoj ato që tha iliriusa


Kohet e fundit edhe pse perpiqem te shkruaj me duket sikur fjalit jane te ngrira edhe sikur nuk rreshqasin aq lehte sa duhet. Me duket sikur mendimet e mia i shfaq te coptezuara, pakez invalide ndoshta... shkruaj, por e ndjej sikur cdo gje qe pershkruaj eshte e thyher edhe pa lidhje...

Asnjehere nuk e di nqs do te arrij serish te shkruaj dicka qe te preki dike tjeter ne shpirt. Pas cdo krijimi, sado te shkurter apo te gjate gjithemon me lind po i njejti dyshim : Do te arrij te shkruaj serish keshtu, si te behej fjale per nje burim te brendshem qe do te shteroj heret a vone. (!) Me cudit edhe mua vete.

Megjithate ti je nje nga njerzit qe ndodhesh shpeshehere aty per te shkruajtur dy tre fjali qe me shtojne deshiren per te tentuar serish.

Te falenderoj!


Iliriusa...eshte hera e pare qe komentoj shkrimet e tua, por kjo nuk do te thote qe nuk i kam lexuar...madje, kam lexuar shume. Ai burimi natyror per te cilin po flet nuk besoj se do te shteroje kurre, nuk ka perse te shteroje, perderisa iliriusa vazhdon te ndjeje...
E di, te kuptoj, po perjeton writer's block. Duket sikur shkruan e shkruan e pastaj shkon "..and the point is?" Mbase edhe gabohem. Por mendoj qe krijimet, prodhimet e writer's block do te jene epike, dhe une pres me padurim per vepren epike te iliriusa.
Dhe kur them epike, nuk nenkuptoj te gjata, por te gjata, ate material te se gjates, ndjenja e cila i dhuron lexuesve eshte aq mbreselenese, saqe qendron si shpirt i jashtezakonshem mbi ndjenjat e tjera, per nje kohe te gjate.
Po presim iliriusa, e lehte eshte te marresh gjithe forumin per nje shkrimtare aq te mire(exceptional). E di qe nuk do te na zhgenjesh.


  Gjithsej 211 faqe: « E parë ... « 129 130 131 132 133 134 135 136 137 [138] 139 140 141 142 143 144 145 146 147 » ... E fundit »
Trego 211 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.