Forumi Horizont Gjithsej 169 faqe: « E parë ... « 129 130 131 132 133 134 135 136 137 [138] 139 140 141 142 143 144 145 146 147 » ... E fundit »
Trego 169 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Ne shkollen e Dashurise. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9563)


Postuar nga Indrit datë 09 Prill 2007 - 20:21:

KUJTIM I HIDHUR!

Nuk isha shkrepese e djegur
Nuk isha gjarper i pabese
Nuk isha foshnje, i papjekur
Dhe as plakush mustaqefshese.

Nuk isha grenxe qe thumbon
Nuk isha buf, zog torollak
S’isha akrep qe te helmon
Dhe as bilbil zene ne kafaz.



Ishe e re kur bashke u njohem
Por s’mund te them:ishe e mitur
Si lule dukeshe kur folem
Nje trendeline e vesitur.

Ishte mengjes por s’kishte diell
Permbi ombrella pikonte shi
Ombrella blu ngjante si qiell
Si diell i zjarrte me ngjaje ti.

...

Tani ke mbetur thjeshte neper vargje
Diell rrethuar me re te zeza
Si trendeline dikur me ngjaje
Tani me dukesh rrodhe me gjemba.


Nuk isha une gjethe e flakur
Nuk isha birbo,as lypsar
Isha dikush qe te ka dashur
Nje trendafil celur ne maj.

Kurre se kuptove sa te kam dashur
E ndoshta kurre s’ke per ta ditur
Enderr te nates ty te kam pasur
Tani ke mbetur kujtim i hidhur.



Isha i ri, me endrra mbushur
Aq shume sa s’munda ti enderroj
Vargje e kenge te pata thurur
Kenge qe s’munda kurre ti kendoj.

Tashme dhe boja me eshte mbaruar
Jane sosur endrrat e pasmesnates
Ndjenjat e zemres me jane shteruar
Ndaj vadis shpirtin me lot te paster.


  Gjithsej 169 faqe: « E parë ... « 129 130 131 132 133 134 135 136 137 [138] 139 140 141 142 143 144 145 146 147 » ... E fundit »
Trego 169 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.