Forumi Horizont | Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 130 131 132 133 134 135 136 137 138 [139] 140 141 142 143 144 145 146 147 148 » ... E fundit » Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Enciklopedi e vogel e filmave italiane (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15881)
Caterina va in città (2003)
Regjia: Paolo Virzì
Skenari: Francesco Bruni, Paolo Virzì
Aktore: Alice Teghil, Sergio Castellitto, Margherita Buy, Claudio Amendola,
Caterina transferohet ne Rome nga nje province e larget. Ajo eshte nje adoleshente ne hapat e pare. Roma e madhe eshte qyteti i qendrave sociale, levizjeve politike, politikaneve, artisteve, etj. Diferenca mes Caterines se ndrojtur dhe vajzave "te emancipuara" te atjeshme eshte marramendese. Por shpejt Caterina hyn ne shoqeri me vajzen e nje profesori dhe me pas me vajzen e nje politikani te djathte. Nepermjet tyre Caterina njeh boten e klases se ngritur. Edhe prindet e saj gezohen qe vajza ka shoqeri me femijet e atyre qe drejtojne vendin. Madje i ati mundohet te shfrytezoje miqesite e vajzes per te publikuar nje liber. Por tregohet shume servil dhe i prish pune vajzes.
Roma e ngritur, Roma e oligarkive, Roma e lluksit dhe makinave me sirena eshte dy hapa larg tyre, por ata nuk mund ta kapin, sepse shtresat e ngritura nuk lejojne njerez cfaredo te futen mes tyre. Ardhja e familjes se Caterines ne Romen e ngritur perplas dy bote te ndryshme ku viktime eshte vazhdimesia e raportit familjar.
Eshte nje nga filmat me te arrire te viteve te fundit. Histori dinamike pa probleme teknike. Ne fillim mund te duket film per femije, por Caterina eshte mjeti per te fotografuar realitetin e te rriturve. Lidhjet me realitetin nuk mungojne; psh. politikani i ngjan Gianfranco Finit dhe eshte i djathte, me mbeshtetje fashiste siç ka qene Fini. Ne episode te ndryshme i ati ose vajza takohet me Roberto Benignin, Michele Plaçidon, Maurizio Costanzon, etj. Gjimnazi qe del ne film njihet ne Rome si shkolla e parise se Romes (liceo Ennio Quirino Visconti). Gjithçka eshte reale, edhe sjelljet servile te njerezve ndaj personazheve publike (shiko fragmentin).
Filmi ka dale me titull anglisht ne Amerike ne 2005 dhe gjithashtu ne frengjisht. Ka marre David di Donatello per skenarin me te mire.
Fragment me politikanin:
(skena te tilla ne Shqiperi jane identike)
Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 130 131 132 133 134 135 136 137 138 [139] 140 141 142 143 144 145 146 147 148 » ... E fundit » Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.