Forumi Horizont | Gjithsej 292 faqe: « E parë ... « 130 131 132 133 134 135 136 137 138 [139] 140 141 142 143 144 145 146 147 148 » ... E fundit » Trego 292 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- E Merkure 3 shtator 2003 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1968)
Lexoja nje liber kur kuptova per nje cast sa larg vetes time jam. Ne ate moment kuptova pergjigjen e pytjes filozofike: "Pse jetojme". Ne ate cast pergjigjia ishte e thjeshte: "Per te njohur vetveten". Nuk eshte filozofi kjo, as psikologji... Eshte klithma e vetvetes qe mundohet te shkeputet nga provincialiteti i formes, nga duart qe e cjerrin duke e terhequr ne jeten sociale. A nuk eshte vertet ajo qe mundohemi te bejme gjithe kohes? A nuk mundohemi te jemi vetvetja?
Ne ate cast mu rrotullis ne mend nje xhiro vere tek shallvaret, prane pizzerise "La Voglia" ku une mund te jem ulur dhe nje vajze ben sfilaten ditore. Mendohem: Ku mund ta kete vetveten nje vajze e tille, tek pasqyra qe mban si arme sigurie ne cante... per te bere "checkup"-in e formes ne momentet e boshllekut te permbajtjes. Nje gje eshte e sigurte: maskiliteti im deshiron formen e asaj femre por inteligjenca ime do me shume, me tej... Ne fakt nuk thone kot se mashkulli ka gjak vetem per nje koke, keshtu qe varet cilen ve ne pune dora dores.
Keshtu pra... kete po mendoja dje.
Ndersa pardje po degjoja nje leksion universitar i rrethuar nga vajza te palyera, me nje bukuri-shemti krejt origjinale. Aty prane erdhi nje vajze e trukuar (qe ishte me e shemtuar se nje vajze e patrukuar qe kisha anash). Fillova te vezhgoj vajzen e trukuar si nje kinez qe shikon nje maori. Kurioziteti im i semure (alla shqiptarce) u perhumb pas asaj vajze te trukuar dhe nuk e kuptoja cfare ishte ai sensacion anormal. Kontrasti me kusurin e studenteve me beri te kuptoj pse ndihesha ashtu. Ishte e thjeshte: Ndjeva veten ne Shqiperi ato momente. Me shume sesa student u ndjeva mashkull, me shume sesa leksion ndjeva gjuetarin brenda meje. Ne ate cast kuptova cfare eshte mesimi:
Te mesosh do te thote te pervetesosh ato qe lexon e degjon ne nje gjendje pa forme. Do te thote te harrosh nese je i bukur apo i shemtuar ne ate moment. Do te thote te harrosh cdo lloj forme apo gjinie kujt i perket per tu perhumbur ne pafundesine e dijes. E si mund te mesojne ato mijra sutedente ne Shqiperi kur shalet dhe gjokset e femrave te lyera mbajne trurin e mashkullit tejet te lidhur me formen, si nje mish i terhequr drejt... gjithmone drejt... sepse duhet te jesh i gatshem per te "nderhyre" ne hapesirat e pakta qe nje shoqeri e ngurte te lejon.
To be continued ...maybe
Gjithsej 292 faqe: « E parë ... « 130 131 132 133 134 135 136 137 138 [139] 140 141 142 143 144 145 146 147 148 » ... E fundit » Trego 292 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.