Forumi Horizont Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 130 131 132 133 134 135 136 137 138 [139] 140 141 142 143 144 145 146 147 148 » ... E fundit »
Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- letra imagjinare- perdite nga nje cmenduri (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7425)


Postuar nga Klodel datë 28 Nëntor 2005 - 22:50:

Historia e perserit veten ne menyre rrenqethese. Duket sikur nuk ka vlere qe ti perpiqesh te ecesh perpara, te ndryshosh gjerat, te genjesh veten se gjerat kane ndryshuar. Gjerat perseriten, ne nje forme pothuajse te njejte ne thelb por me ndryshime kozmetike nga jashte. Ben nje hap perpara dhe dhjete hapa prapa. Nje perpjekje shume te madhe per te arritur aty ku ishe para 10 hapave prapa, nje hap me tej perpara serisht 10 hapa prapa. Bilanci mbetet negativ gjithmone. Vetem se hapave prapa u shtohet humbja e forces per te luftuar, lodhja nervore, pasiguria, ankthi, e deri tek nje ngrirje e brendshme dhe dorezimi pa kushte. Gjerat thuhet se jane te shkruara. Secili do arrije ne nje vend. Nese ecen drejt dhe arrin shpejt, apo nese ecen me cikle dhe here pas here kthehet ne piken fillestare, pa kuptuar pse-ne e gjerave qe i ndodhen, pa nxjerre mesime, pa ndryshuar vetveten ne njefare menyre, pa vullnet per t'u kujdesur per veten jeten, njerezit qe ka perreth, s'ka rendesi. Mund te te duhet nje minute te kuptosh ate qe ke vite qe s'e kupton. Megjithate mendoj qe nuk duhet tunduar edhe fati. Tendeca qe kemi per rikryerjen e te njejtave gabime, mund te na beje nje dite te zgjohemi e te shohim mbrapsh shkaterrimin e gjithshkaje qe kemi patur me vlere, qe kemi dashur me shume ne jete, qe na ka falur lumturine, por qe gjithsesi per hir te kapricos se momentit, apo dalldisjes se trurit nuk ja kemi ditur vleren. Mund te cohemi nje mengjes dhe te zbulojme se jemi vetem, se kane kaluar vite duke u kapur pas fantazmave e vegimeve, iluzioneve dhe nderkohe as kemi jetuar por njekohesisht jemi plakur, kemi humbur kontaktin me veten me endrrat, kemi humbur deshiren per te shijuar per t'ju gezuar si femije diellit qe lind, henes, natyres, apo qofte edhe faktit qe zgjohemi nje mengjes me shume, qe kemi nje dite perpara me shume per te realizuar endrrat tona.

Ky do ishte realiteti nese nuk do ndryshoja........ por une ndryshoj perdite. behem e forte perdite. Edhe ne mes te trishtimit me te madh, te traumave me te medhaja, problemeve me te medhaja te mbijeteses, edhe ne mesin e nje ferri real te perditshem, e kam gjetur gjithnje diellin tim, kam ditur te kapem pas asaj rrezes me te vogel, sado e vaket qe mund te ishte sepse kam dashur te JETOJ. Te hedh poshte te gjitha ligjet e llogjikes, te refuzoj realitetin e imponuar. Kam jetuar dhe do jetoj gjithmone. Do di te qesh cdo dite. Do di te jem e lumtur ne te gjitha kushtet. Do di sepse do jetoj cdo dite sikur te ishte e fundit. Pas gjithe ketyre vdekjeve qe po degjoj perdite, pas gjithe ketyre humbjeve, edhe vdekja vete humbet kuptimin, shderrohet ne nje mungese fizike, por jo shpirterore.
Jeta eshte e veshtire, por askujt nuk i jep Zoti me shume se c'i mbajne supet. Eshte thjesht ceshtje zgjedhjesh.

Cfare eshte iluzion dhe cfare eshte realitet ende se kam kuptuar sepse tek une shkrihen teper me njera tjetren, sepse jeta zhvillohet brenda qenies sime me shume sesa perdite. Megjithate koha do e tregoje.


  Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 130 131 132 133 134 135 136 137 138 [139] 140 141 142 143 144 145 146 147 148 » ... E fundit »
Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.